Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kur shteti tall menderen me heroin kombëtar

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Ergys Mërtiri/Një dasmë e madhe kombëtare u celebrua këto ditë në Kaninë, ku u martua për së dyti heroi kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu me gruan e tij Donikën. Deputeti Fate Velaj, ishte organizator i këtij eventi, duke pretenduar se kjo ka qenë një ëndërr e tij e hershme, se organizime të tilla bashkojnë jugun me veriun, ndërsa shërbejnë edhe për ti dhënë zhvillim turistik zonës.

Shteti shqiptar në këtë rast po tall menderen, jo vetëm me heroin e vet kombëtar, por edhe me paratë e taksapaguesve. Shfaqje të tilla karnavaleske janë qesharake dhe nuk i shkojnë nivelit të vlerës simbolike që bart subjekti i përdorur.

Por përveç kësaj, një breshëri mesazhesh qesharake na lenë pa fjalë lidhur me qellimet dhe mënyrën e organizimit. Nuk e di se ç’nevojë ka ky shtet të bashkojë jugun me veriun, për sa kohë nuk shohim ndonjë përçarje që na rrezikon kohezionin kombëtar! Për më tepër, bashkëjetesa e qëllimeve patriotike me ato turistike përbëjnë një lloj shartese që ta trazon keq aparatin tretës!

U pretendua gjithashtu se dasma po improvizonte atë çfarë duhet të ketë qenë ajo në atë kohë, duke pretenduar që eventi bart edhe vlera historike, muzeale të një natyre etnografike.

Në fakt, veshjet e “dasmorëve” ishin veshje popullore siç na kanë ardhur në fillimshekullin e XX, e po kështu edhe muzika dhe zakonet ceremoniale, gjë që afërmendsh nuk kanë lidhje me kulturën shqiptare të para 600 viteve. Mesa duket kultura shqiptare është vënë në ngrirje frigoriferike për 5 shekuj me radhë dhe asgjë nuk ka ndryshuar në këtë popull.

Në fakt, kjo duket e vërtetë. Nga Skënderbeu deri tek Fate Velaj, nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe tek shqiptarët. Njësoj si atëherë kur arbrit jepnin jetën për prijësit, edhe sot, shqiptarët japin taksat e tyre për tekat e udhëheqësve. Siç u shpreh vetë, kjo ceremoni ka qenë një ëndërr e vjetër e deputetit artist Velaj dhe ja ku u bë e mundur me paratë e shtetit, plot 25 milion lekë!

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që fondet publike të derdhen pa kursim për të realizuar një ëndërr personale, megjithëse krejt idiote, të një deputeti. Vërtetë shkoi shtrenjtë, por ama ia vlejti: Fatja u kënaq pa masë. Kjo dallohej qartë në fotot e dasmës që kishin dalë yll fare!

Tags: “heroin”kombetarmenderenshtetitall

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Turqia dhe Greqia drejt luftës?! Bëhen gati anijet luftarake

“Trembet” FSHF: Po shkelet ligji, nuk mund të na kontrollojnë Tatimet

Makina përplas për vdekje 18-vjeçarin në Fushë-Krujë







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com