E premte, 30 Korrik, 2021
18.5 C
Tirana

Turqia dhe Greqia drejt luftës?! Bëhen gati anijet luftarake

Nga Yavuz Baydar, “Ahvalnews”/S’ka asnjë dyshim se rreziku i krizës ekonomike, e shtyu presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vend. Para se të ndërmerrte këtë veprim, aleati i tij politik, e kishte sugjeruar tashmë këtë ide.

Devlet Bahceli, kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste të ekstremit të djathtë, tha se Turqia duhet të shkojë në zgjedhje më 26 gusht. Megjithatë, Erdogan caktoi si datë 24 qershorin, duke e bërë të qartë se ai dëshiron që ato të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur.

Duke vepruar kështu, ai shpreson ta kapë opozitën të përgatitur. Është pra një kurth politik. Që prej gushtit të vitit 2014, kur u zgjodh president, Erdogan po hedh bazat për të marrë kontrollin e plotë të qeverisë.

Ndryshimet strukturore, janë ndërmarrë në funksion të këtij synimi. Ato duken të pakthyeshme, duke pasur parasysh dobësinë dhe kaosin në të cilin gjendet opozita,  dhe me pamundësinë e kësaj të fundit për t’u bashkuar në një front të përbashkët.

Për shembull, korrikun e vitit të kaluar, u ndryshua rregullorja e brendshme e parlamentit, që zvogëlon kohën e të folurit për deputetët gjatë debateve parlamentare mbi ligje të ndryshme dhe diskutime të tjera.

Gjykatat e larta janë ristrukturuar, duke e lejuar Erdoganin të forcojë kontrollin e tij mbi sistemin gjyqësor. Blerja e perandorisë së madhe të medies, gjysmë të pavarur të Dogan, e bën më të vështirë pasjen e një gazetarie të lirë dhe të ndershme.

Një ligj i ri mbi internetin, synon të kufizojë aktivitetin e medieve sociale. Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi, është zgjatur për të shtatën herë, që kur u vendos për herë të parë pas grushtit të dështuar të korrikut 2016.

Kur vendi të shkojë në votime në qershor, do të jetë nën këto kushte. Megjithatë, Erdogan mund të ndiejë se janë pjekur kushtet, për t’i dhënë goditjen përfundimtare mënyrës së vjetër të bërjes së gjërave, dhe për të institucionalizuar rendin autoritar në vend. 

Dhe këtu lindin problemet. Për të pasur një pushtet absolut, dhe për t’u bërë një super-president, Erdogan duhet të sigurohet që të fitojë zgjedhjet me një diferencë sa më të madhe të mundshme.

Duke ndjekur gjurmët e modelit të tij, presidentit rus Vladimir Putin, Erdogan është paraqitur si një udhëheqës neo-irredentist. 

Tre vjet më parë, ai hodhi poshtë një marrëveshje paqeje me Partinë e Punëtorëve Kurdë, dhe krahun e saj politik, Partinë Demokratike të Popullit, dhe ndoqi një kurs nga i cili nuk u lëkund.

Lexo edhe :   Biden: Sulmet kibernetike mund të çojnë në luftë

Tani ai po zgjeron ndjeshëm pushtetin në shtëpi, pasi e ka kuptuar se retorika nacionaliste nuk është vetëm një makineri votash, por edhe një qasje që i rrudh partitë nacionaliste të opozitës, si Partia Popullore Republikane (CHP), dhe partia IYI e sapoformuar.

Erdogan ka arritur tashmë dy fitore të dukshme: pushtimin e enklavës së Afrinit në Siri, dhe një narrativë që kremton humbjen e kurdëve armiqësorë.

Ai ka nevojë për më shumë se sa kjo. Dhe kjo shpjegon faktin, se përse Greqia ka qenë kohët e fundit një “kokë turku”.  Tensionet mbi disa ishuj të vegjël në Egje, po përshkallëzohen. Ka pasur përplasje në ajër dhe në det.

Lexo edhe :   Biden: Sulmet kibernetike mund të çojnë në luftë

Mund të duhet vetëm një lëvizje e rreme, për t’i çuar të dyja vendet drejt një lufte të vërtetë. Athina është e shqetësuar, jo më pak nga fakti se tensionet mund të ndikojnë tek sezoni i saj turistik, që këtë vit pritet të sjellë në vend mbi 30 milionë vizitorë.

Gjithsesi, Erdogan, e ka përvetësuar me aq zgjuarsi argumentin nacionalist, sa që partitë e opozitës CHP dhe Iyi, duket se bien dakord  me “armiqësinë greke” të pretenduar në Egje, si dhe shpimet për naftë pranë brigjeve të Qipros.

CHP akuzoi Erdoganin se sillet si i “dobët” përballë Greqisë. Udhëheqësja e IYI, Meral Aksener, ka folur me tone të ashpra mbi këtë çështje, dhe është fotografuar në takime me ish-oficerë të ushtrisë, të njohur si heronjtë e aksioneve kundër Greqisë në vitet 1990.

Duke pasur parasysh konsensusin politik mbi një nacionalizëm agresiv, marrëdhëniet greko-turke janë ndër më të tensionuarat në kohët moderne. Dhe tensionet nuk mund të kishin ardhur në kohën më të keqe të mundshme për të dyja vendet.

Turqia po përballet me një ekonomi në përkeqësim e sipër, ndërsa Greqia po përpiqet ta marrë veten nga problemet e saj financiare.

Problemet me sistemimin e refugjatëve, dhe rishpërndarjen e tyre vazhdojnë. Për dy muajt e ardhshëm, partnerët e NATO-s do të duhet t’i kushtojnë vëmendje të madhe krizës midis dy vendeve, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit në një luftë.

Ka zëra se si Shtetet e Bashkuara dhe Franca janë në kontakt me Athinën, dhe janë të përgatitura të dërgojnë anije luftarake, për t’u ankoruar rreth ishujve jashtë bregut turk. Anijet do të qëndrojnë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Kjo mund të ketë një efekt pozitiv në ruajtjen e paqes.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

SHBA/ Punonjësit federalë përsëri me maska

Punonjësit federalë në Uashington dhe disa qytete të tjera filluan të mbajnë maska përsëri në punë pas një përhapjeje të variantit Delta të koronavirusit....

Kualifikim historik/ Laçi në raundin e tretë të Conference League

Mund të quhej si mision i pamundur, por në futboll kjo fjali ekziston vetëm në letër, sepse fusha flet ndryshe. Me plot meritë, Laçi ka...

Izraeli nis të aplikojë dozën e tretë të vaksinës anti-covid

Izraeli do të fillojë të ofrojë dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit mbi 60 vjeç, konfirmoi të enjten kryeministri i këtij...

“Krimi po merr tenderat në Fier”/ Subashi reagon pas deklaratës së Petro Koçit

Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka reaguar për herë të parë pas deklaratës së deputetit socialist Petro Koçi, i cili tha se tenderat në...

Conference League/ Partizani nuk ia del, Bazeli e eleminon në raundin e dytë

Partizani pësoi një tjetër humbje ndaj Bazelit, teksa kësaj here u mund 0-2 në ‘’Elbasan Arena’’. Zviceranët arritën të menaxhonin mjaft mirë rezultatin duke...