Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kur qytetarët e hanë “sapunin për djathë” me librat “falas”

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, TT
Kur qytetarët e hanë “sapunin për djathë” me librat “falas”

Nga: Marsela Sinani/Teksa ditët po na afrojnë për startimin e vitit të ri shkollor, misioni i deputetëve socialistë është që të bëjnë një fushatë sa i takon librave falas. Këto ditë kanë qenë mjaft produktive, e ndërsa ministrja, kryeministri dhe jo vetëm, shkojnë derë më derë, për të treguar me krenari se sa me sukses po shkon kjo nismë. Por për fat të keq, kjo nuk është gjë tjetër veçse një gënjeshtër e pastër, për sa kohë ato libra duhet të rikthehen me përfundimin e vitit shkollor, dhe këtu s’ka nevojë për komente!

Fëmijë të lumtur që marrin pakot e stolisura bukur, janë një anë e medaljes se çfarë të ofrohet nga video-t që poston kryeministri Rama në Facebook. Por kjo tablo bëhet edhe më e plotë kur deputetët socialistë “aktrojnë” aq bukur, duke u thënë fëmijëve që u kanë mbirë në derë, se tashmë ata janë me fat, pasi nga sot e tutje nuk do të rëndohen më xhepat e prindërve të tyre.

Fushata e cila ka ditë që ka nisur, e që synon të promovojë vendimin e qeverisë për shpërndarjen e librave “falas”, për fat të keq ka përdorur fëmijët në mënyrën më të shëmtuar. Fëmijë të ciilët për shkak të moshës dhe sinqeritetit të verbër, të drejtuar edhe nga prindërit, u duhet që të bëhen pjesë e kësaj shfaqje, duke u thënë 1-mijë herë faleminderit që po marrin librat falas, e ato duhet ti ruajnë si “sytë e ballit”, se më pas do i përdorin brezat pasardhës.

Për të sqaruar të gjithë këtë amulli, vlen të theksohet se vendimi i qeverisë parashikon që librat të rikthehen në fund të vitit shkollor, dhe vetëm nëse do të jenë mirëmbajtur në mënyrë perfekte nga të miturit, atëherë prindërit nuk do t’i paguajnë. Në të kundërt, prindërit do t’i paguajnë paratë e librave të dëmtuar, madje me çmime më të kripura se një vit më parë.

Në një ndër videot virale, kryeministri Rama, mjaft sportiv dhe me një të qeshur të stampuar në fytyrë, u kujtoi fëmijëve se librat janë të “shenjtë”, dhe se për asnjë arsye nuk duhet të lënë shënime. Të vegjlit duhet të mësohen se librat duhen marë të paketuar dhe ashtu duhet të dorëzohen.

Në të kundërt, prindërit do të jenë ata që duhet të përballojnë koston e një zhkaravine! Kjo skemë e trumbetuar me aq finesë nga PS, tregon se si shqiptarët e hanë “sapunin për djathë”, pasi prodhimi i librave është paguar nga buxheti i shtetit, nga taksat e qytetarëve, dhe jo me paratë e kësaj force politike.

Përpos shfaqjeve të realizuara me mjaft mjeshtëri, ku jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit shfaqin një interes të shtuar para kryeministrit, pjesa tjetër e cila nuk merr pjesë në këtë teatër kanë shprehur haptazi ankesat. Ata nuk kanë kursyer ironinë, por Rama është munduar të sqarojë pjesën më të madhe, se kjo nuk është një risi, por e adaptuar nga vende të tjera.

190 mijë fëmijë do të marrin librat “falas” këtë vit, nga klasa e parë deri tek e katërta. Premtimi i Ramës është që vitin tjetër, edhe fëmijët e klasave të pesta të kenë të njëjtin fat. “Vitin tjetër librat do të jenë falas edhe për klasën e pestë, dhe në fund të mandatit synojmë mundësinë që për të gjithë nxënësit me arsimin e detyruar, librat shkollorë të jenë falas”, ka thënë më herët Rama. Deri të hënën e 17 shtatorit do kemi të njëjtin avaz, deputetë që luajnë rolin e mësuesit, prindit, edukatorit…

Tags: libratpropaganderama

TË LIDHURA

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit
Aktualitet

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu
Aktualitet

“Hëna Rozë” ndriçon sot qiellin: Çfarë është dhe pse quhet kështu

21:14 | 01/04/2026
Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026
Aktualitet

Fonde për bashkësitë fetare, qeveria përcakton financimin nga buxheti 2026

20:13 | 01/04/2026
Next Post
Foto/ “Dhanë shpirtin për mua”, vajza që mposhti kancerin në krah të Gjetan Ketës

Foto/ "Dhanë shpirtin për mua", vajza që mposhti kancerin në krah të Gjetan Ketës

I dashuri e nxjerr prostitutë: Fito 200 euro që të shikosh vajzën tënde!

I dashuri e nxjerr prostitutë: Fito 200 euro që të shikosh vajzën tënde!

Gjendet pa jetë në kanal, vështirë identifikimi

Gjendet pa jetë në kanal, vështirë identifikimi







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother
Showbizz

“Ose ti ose unë o Monika”, Rogerti akuza të forta opinionistes, situata e pazakontë në Big Brother

by mirseda
23:04 | 01/04/2026
0

Një situatë e “pazakontë” ka ndodhur këtë mbrëmje gjatë spektaklit të sotëm. Monika Kyemadhi është vënë në...

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

Arbër Hajdari përplaset me Mirin: Po denigron Selinin pas ofendimeve

22:34 | 01/04/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

Aktivisti i PS ndërron jetë, Braçe akuzon postierin për marrjen e pensionit

21:55 | 01/04/2026
Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

Politico: Nafta mund të kalojë 150$/fuçi nga konflikti në Lindjen e Mesme

21:52 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com