Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kur Lulzim Basha kërkon llogari për gjërat që s’kanë ndodhur

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Basha mbledh nesër Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar, çfarë pritet të ndodhë

Nga Alfred Peza

Opozita shqiptare i kërkon llogari qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, se përse nuk është garantuar ende vaksina kundër Covid-19, e për këtë të ishin informuar sa më parë shqiptarët. “Kjo është e vetmja qeveri që nuk ka thënë asnjë fjalë dhe nuk ka bërë publik, asnjë plan për sigurimin e vaksinës”, shkruan Lulzim Basha. Nëse do ishe një UFO dhe do ta dëgjoje këtë, do ti kishe dhënë të drejtë liderit të opozitës sonë.

Por, nëse je një qytetar normal shqiptar, që informohesh çdo ditë për pandeminë, që ndjek zhvillimet jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, atëherë e di përgjigjen se vaksina kundër Covid-19 ende nuk është prodhuar. Ka një pretendim rus se e kanë shpikur vaksinën para të gjithëve. Por Lulzim Basha ka bërë mirë që i është shmangur, e të paktën nuk i ka përmendur. Mjaftohet që të kërkojë llogari për diçka që ende nuk ekziston.

Opozita shqiptare i kërkon llogari qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, se përse nuk po meret me vitin e ri shkollor. Me nxënësit. Me mësuesit. Me tekstet. Me kurikulat. Me oraret. E me gjithçka tjetër, që diskutohet e debatohet në mes të një viti normal arsimor. Nëse do të ishe një UFO dhe do ta dëgjoje këtë, do ti kishe dhënë të drejtë opozitarëve tanë.

Por, nëse je një qytetar normal, që informohesh çdo ditë për gjithçka, duhet të kesh dëgjuar se në të gjithë botën po diskutohet në kushtet specifike në të cilën ndodhet arsimi sot. Edhe ministria jonë e linjës ka informuar rregullisht për këtë. Duke garantuar me pak fjalë se: Shkollat do hapen! E ka përforcuar këtë, edhe ministria e Shëndetësisë, e cila punon me ekspertët për hartimin e masave të distancimit social dhe protokolleve të sigurisë. Edhe Kryeministri i Shqipërisë, e ka konfirmuar këtë.

Por opozita jonë vazhdonë të kërkojë llogari për të ardhmen, për një proces që po ndiqet në mënyrë dinamike dhe që nuk ka ardhur akoma, e që nuk ka ndodhur ende. Nuk duan tia dijnë për shkollat që po rindërtohen pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për paketën e librave falas për një numër gjithnjë e më të madh nxënësish. Ndaj dikush duhet ti thotë opozitarëve tanë, që të qetësohen, se shkolla nuk ka filluar e se do edhe shumë ditë e javë!

Me të njëtën logjikë dhe me të njëjtin stil, opozitarët tanë do vazhdojnë të kërkojnë llogari për sezonin turistik dimëror, tani në kulmin e atij veror. Do të kërkojnë llogari për projektin e rindërtimit, sikur të kishin kaluar nja 10 vjet nga tërmeti i vitit të shkuar dhe jo sikur puna për realizimin e tij, të jenë në kulmin e vet tashmë. E me këtë logjikë do kërkojnë llogari për çdo gjë të 2021, deri në fund të këtij viti.

A e dini pse?

Sepse ky stili i punës së liderit të tyre Lulzim Basha. Duke qenë një politikan që ka dështuar, në të 7 vitet e drejtimit të Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare, duke mos patur asnjë bilanc pozitiv në raport me të shkuarën. Duke mos patur asnjë fitore në të shkuarën. Asnjë sukses në të tashmen. Asnjë bilanc pozitiv për të dëshmuar. Asgjë për të shënuar e për të treguar, ka nisur me koshiencë që të ndjekë një taktikë të re.

Duke mos patur asnjë bilanc politik në të djeshmen, bën sikur meret me të nesërmen. Duke mos patur asnjë sukses të sotëm, merret me projektin e opozitës së tij futuriste. Duke mos i parë në sy dhe duke mos i analizuar dështimet e tij të panumërta të së shkuarës, për tiu shmangur përgjegjësive të veta direkte, bën sikur po i paraprin zhvillimeve që nuk kanë ardhur e nuk kanë ndodhur ende.

E mbani mend besoj, kur tha në fillim të gushtit, që sapo kishte ndezur motorët e fushatës elektorale. Se tani duhej të kishte përfunduar përzgjedhjen e kandidaturave të listës së deputetëve të ardhshëm. Do të kishte bërë gati programin e tij ekonomik, politik dhe elektoral. Por, në fakt, në 12 ditët e fundit, ka bërë vetëm 2 statuse në rrjetet e tij sociale.

A e dini pse?

Sepse është i vetmi lider politik në botë, që ka frikë të deklarojë se është me pushime, edhe kur i takojnë! Sepse nuk do që dikush të kujtohet ti bëjë atij nesër, atë që po mundohet ai që tia bëjë qeverisë për të ardhmen. Nuk do që ta shqetësojnë, kur të jetë si gjithmonë, duke fjetur atëherë kur duhet të punojë! /Alpenews

Tags: Alfred Pezakerkonllogarilulzim basha

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.
Analizë

Dështon seanca e 6 e gjyqit, Kalaja: Veliaj jo vetëm që nuk u paraqit, por nuk lejon as avokatin.

11:42 | 13/01/2026
“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë
Aktualitet

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

10:46 | 12/01/2026
Next Post
Luftanija amerikane arrin në Kretë mes tensioneve greko-turke në rritje

Luftanija amerikane arrin në Kretë mes tensioneve greko-turke në rritje

Fluturimi i përbashkët Izrael-Gjermani simbolizon një ‘marrëdhënie unikale’

Fluturimi i përbashkët Izrael-Gjermani simbolizon një 'marrëdhënie unikale'

Trajneri i ri i Barcelonës: Messi më i miri në botë

Trajneri i ri i Barcelonës: Messi më i miri në botë







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com