Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kur do të ndalet grabitja në Rinas?

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Kur do të ndalet grabitja në Rinas?

Në datën 9 prill, ata nuk trokitën për të hyrë në aeroport, por hynë, për herë të dytë, pa u penguar nga askush, “mbaruan” punë me grabitjen në kohë rekord, kohë e admirueshme për rekorde Guinness, dhe u larguan në drejtim të paditur, duke mobilizuar më pas strukturat ligjzbatuese për kapjen dhe dënimin e tyre.

Nga ROLAND TASHI

Ekspert i çështjeve të sigurisë

Në shkrimin e datës 19 janar 2019 për revistën, jam shprehur se “Grabitja e vlerave monetare trokiti që në fillim të vitit, si po sofistikohen kriminelët”, por grabitja e radhës nuk vonoi shumë. Në datën 9 prill, ata nuk trokitën për të hyrë në aeroport, por hynë, për herë të dytë, pa u penguar nga askush, “mbaruan” punë me grabitjen në kohë rekord, kohë e admirueshme për rekorde Guinness, dhe u larguan në drejtim të paditur, duke mobilizuar më pas strukturat ligjzbatuese për kapjen dhe dënimin e tyre. Masave të mangëta dhe tepër sipërfaqësore të sigurisë në aeroport duket se u shkon për shtat shprehja, disa hanë kumbulla, të tjerëve ju mpihen dhëmbët.

Le të kthehemi te çështja, ajo që tronditi opinionin publik dhe më gjerë, çështje që tashmë ka angazhuar strukturat dhe kapacitetet ushtarake për mbrojtjen dhe sigurimin e aeroportit, masë shumë e nevojshme që duhet vlerësuar. Fati i sigurisë në aeroport erdhi koha të mos mbetet vetëm në vlerësimin dhe gjykimin e kontraktorëve apo nënkontraktorëvë të kontraktorëve.

Grabitja e dytë brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, pa diskutim që ka disa faktorë favorizues, stimulues, faktorë që nxisin krimin, e shtyjnë atë të studiojë, parashikojë, planifikojë, organizojë dhe kryejë grabitjen e radhës me teknika dhe nivel më të lartë sofistikimi. Faktet flasin mjaftueshëm, grabitja e radhës pati eficencën më të madhe, krahasuar me ngjarjet e mëparshme, e favorizuar dhe “ndihmuar” nga niveli i dobët i sigurisë.

Sofistikimi

Grabitja e dytë brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, pa diskutim që ka disa faktorë favorizues, stimulues, faktorë që nxisin krimin, e shtyjnë atë të studiojë, parashikojë, planifikojë, organizojë dhe kryejë grabitjen e radhës me teknika dhe nivel më të lartë sofistikimi.

Pse nuk ranë kambanat e alarmit në 2016-n

Duhet nënvizuar se pas grabitjes së parë në muajin qershor 2016, brenda në pistë, u shfaq një tendencë e re krimi, ai mundi të depërtojë deri brenda aeroportit, i cili është objekt i rëndësisë së veçantë. Kaq ishte e mjaftueshme që jo kambanat, por sirenat e alarmit të mobilizonin strukturat e sigurisë në aeroport, për të përmirësuar gjithçka në drejtim të masave të sigurisë.

Thënë shkurt, nuk pati asnjë ndryshim në këtë drejtim, nuk u përforcuan masat e sigurisë fizike, nuk u përdorën elemente, metodologji, forma apo procedura të reja, me ndikim në rritjen e nivelit të mbrojtjes për të krijuar, së pari opinionin, imazhin, për të dhënë mesazhin se “është vështirë, madje tepër e rrezikshme që të merren nisma për të grabitur brenda aeroportit”.

Pse nuk u morën masa

Nuk pati asnjë ndryshim në këtë drejtim, nuk u përforcuan masat e sigurisë fizike, nuk u përdorën elemente, metodologji, forma apo procedura të reja, me ndikim në rritjen e nivelit të mbrojtjes për të krijuar, së pari opinionin, imazhin, për të dhënë mesazhin se “është vështirë, madje tepër e rrezikshme që të merren nisma për të grabitur brenda aeroportit”.

Vazhdon e njëjta praktikë si më parë, e njëjta mënyrë dhe kohë ekspozimi e mjeteve të blinduara, i njëjti ekspozim në rrezik;

– Automjetet e blinduara vazhdojnë të qëndrojnë në pritje për të kryer veprime në zonën e kargos/doganës/agjencive në një ambient të përbashkët me mjete dhe individë të zakonshëm, që qëndrojnë këtu për të kryer veprime, pa krijuar një zonë të mbrojtur për këtë qëllim.

– Automjetet e blinduara vazhdojnë të qëndrojnë në pritje në zonën aeroportuale deri sa avioni të përfundojë praktikat me pasagjerët dhe të plotësojë nevojat logjistike.

– Vlerat monetare transportohen për tek avioni me thasë në karrocat e zakonshme me të cilat transportohen bagazhet e qytetarëve, pa përdorur pajisje të veçanta për këtë qëllim.

Në aeroport, një pjesë e fitimit mund të shpenzohet për sigurinë, por në rrethimin perimetrik të tij, në zonën ku veprohet me vlerat monetare, nuk ka asnjë ndërhyrje, nuk janë vlerësuar dhe analizuar proceset, zonat, segmentet e rrezikuara për t’i mbuluar, shoqëruar më pas me masa adekuate të sigurisë fizike, elektronike, etj., për të përjashtuar mundësinë e grabitjes.

Ngjarja e fundit, nuk kërkon komente, zgjatje dhe argumente, ajo flet mjaftueshëm për nënvlerësim të masave të sigurisë.
Ne kemi eksperienca të trishta nga mosadministrimi korrekt i vlerave monetare, duke përfshirë këtu të gjithë aktorët e sistemit financiar, bankar dhe të sigurisë. Fitili i vogël i eksplodimit të madh në vitin 1997 u ndez nga zemërimi social, i shkaktuar dhe nxitur nga humbja e parave, si pasojë e lulëzimit të “institucioneve alternative financiare”.

Pavarësisht se rasti në fjalë nuk është në të njëjtin nivel, duhet të kuptojmë se, kur situatat dalin nga kontrolli për arsye të fjalës, emëruesit të përbashkët që quhet “para”, gjendja fillestare rikthehet me shumë vështirësi, kërkohen ndërhyrje me kosto ekonomike, kosto të cilat mund të kanalizohen dhe përdoren në një drejtim tjetër më të nevojshëm. Duhet penguar me çdo kusht tashmë jo lulëzimi i fenomenit, i cili po funksionon prej një periudhe katërvjeçare, por shpërbërja, shkatërrimi i strukturave dhe grupeve të krijuara që grabisin vlera të konsiderueshme monetare me impakte të rrezikshme.

Dëgjohen zëra që komentojnë se vlerat e grabitura janë të bankave të nivelit të dytë, të cilat mund t’i përdorin ato në procese të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, për të rritur fitimin dhe këto vlera, në rast humbje, mund t’iu rikthehen nëpërmjet kompanive të sigurimeve, duke mos krijuar probleme në bilancet e tyre.

Ky fakt qëndron, por duhet theksuar se ajo që është shqetësuese, madje alarmante në të gjitha rastet e grabitjes së vlerave të konsiderueshme monetare, jo vetëm në aeroport, lidhet me faktin se ku do të përdoren këto para, çfarë do të “blihet”, cilin sektor të krimit apo element negativ të jetës do të financojnë. Në këtë situatë, masat e pamjaftueshme të sigurisë atje ku mbahen vlera monetare, favorizojnë dhe kultivojnë krimin e organizuar, i cili mbështet segmente të shoqërisë, ekonomisë dhe më gjerë ku maksimizohet, mbrohet fitimi dhe krimi.

Ku këputet zinxhiri i sigurisë

Operatorët, individët që përfshihen në garantimin dhe sigurimin e procesit të transportimit të parave, janë të shumtë, ata fillojnë te banka dhe përfundojnë te punëtori që i bën shenjë avionit të ngrihet nga pista. Brenda kësaj linje lëvizjeje, hallkat e të gjithë operatorëve bashkohen dhe krijojnë atë që konsiderohet “zinxhiri i sigurisë”, i cili këputet atje ku është hallka më e dobët. Pikërisht këtë vëzhgon krimi, studion ku mundet të godasë, cila është hallka më e dobët, kush mund të komprometohet, ku mund të jetë përfitimi më i madh, çfarë ka ndryshuar nga grabitja e mëparshme, cili ishte reagimi i strukturave përgjegjëse. Duke përzgjedhur si zonë krimi, në një periudhë katërvjeçare, dy herë aksin rrugor Qafë e Kasharit – Rinas dhe dy herë pistën e aeroportit, duket qartë se këto kanë qenë hallkat më të dobëta të zinxhirit të sigurisë.

Cilët janë operatorët, hallkat më të rëndësishme të “zinxhirit të sigurisë”, të cilët ndikojnë në frenimin apo favorizimin e grabitjeve të parave në të gjithë procesin e transportimit të tyre, jo vetëm në drejtim të aeroportit por edhe në akse të tjera rrugore, ku shfaqet i njëjti rrezik?

Bankat

Banka, si pronare e mallit, në këtë rast të parasë, duhet të jetë shumë e kujdesshme dhe e vëmendshme në këtë proces, në drejtim të;

– Blerjes së shërbimit, përzgjedhjes së Shoqërive Private të Sigurisë Fizike, të cilat disponojnë automjete dhe teknikë të nevojshme në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 130, datë 5.03.2019. Kriter kryesor i përzgjedhjes nuk duhet të jetë përfitimi i shërbimit me kosto të ulët, por cilësia dhe siguria e tij, përfshirja në aktmarrëveshjet e nënshkruara e kushteve të përcaktuara në këtë udhëzim.

– Bllokimin dhe pengimin e kryerjes së lëvizjes së parave, në rast se eskortat e paraqitura për shërbimin, nuk plotësojnë kushtet e udhëzimit.

– Përfshirjen në procesin e brendshëm të njohjes me lëvizjen e parave, vetëm të punonjësve përgjegjës, shmangien e dhënies së këtij informacioni, nëpërmjet telefonave celularë apo instalimit në këto telefona të adresave të email të institucionit, ku qarkullon informacion sensitiv.

Kompanitë e sigurimeve

Kompanitë e sigurimeve, me rol të rëndësishëm, por gati të padukshme në këtë proces, duhet të veprojnë, përpara nënshkrimit të primeve të sigurimit, mbi standarde dhe matrica të detajuara, në drejtim të kushteve të sigurisë që duhet të plotësojnë bankat, duke analizuar të gjitha detajet, madje edhe kontratat që bankat kanë me SHPSF-të. Është e patolerueshme që kompanitë e sigurimeve marrin përsipër që të sigurojnë “paratë në lëvizje”, ndërkohë që bankat, në disa raste, e kryejnë procesin e ngarkimit të parave në automjetet e blinduara në trotuare apo vende të ekspozuara, pa krijuar zona të mbrojtura brenda godinave të tyre.

Shoqëritë e ruajtjes fizike

SHPSF-të, kompanitë që afrojnë shërbimin, duhet të veprojnë me flotën e tyre vetëm me automjete që plotësojnë kushtet teknike, parametrat e blindimit të mjeteve, duke aplikuar edhe teknikë të avancuar, siç është përdorimi i bojës ngjyrosëse, sistemit GPS, kontenitorëve të veçantë për mbajtjen e parave, etj. Këto kompani duhet të investojnë një pjesë të fitimit të tyre për trajnimin e punonjësve në përdorimin e teknikës, armëve luftarake, bashkëpunimit me strukturat e Policisë së Shtetit, etj.

Aeroporti

Aeroporti në Rinas, pista e tij, kërkon rikonceptim dhe ndërhyrje të thellë në drejtim të sigurisë, në mënyrë që grabitësit të mos e përdorin si xhep ku fusin dorën pa problem sa herë që kanë nevojë për para. Aeroporti nuk ka zona të veçanta për kryerjen e këtyre operacioneve, pasi ai është konceptuar në atë kohë, kur brenda tij nuk kryheshin praktika të kësaj natyre. Brenda tij, duhet të ketë zona të veçanta të mbrojtura, duhet të ketë ditë të caktuara kur kryhet transferimi i parave gjatë të cilave shtohen masat e sigurisë. Pista nuk mund të jetë një stacion dhe avioni një furgon që transporton para sa herë që subjektet e shikojnë të arsyeshme të kryejnë lëvizje.

Një alternativë e shtuar sigurie është edhe përdorimi i avionëve të veçantë, që qëndrojnë në vende të posaçme të pistës, me elemente të shtuar sigurie në mënyrë që pasagjerët e linjës të mos ekspozohen, të mos gjenden në një vendngjarje apo skenë krimi, ku për të arritur qëllimin e grabitjes, mund të përdoren armët e zjarrit, pengmarrja, rrëmbimi i personit apo avionit.

Transport të vlerave monetare nëpërmjet aeroporteve jashtë vendit kryejnë edhe shtete të tjera që nuk kanë euron monedhë kombëtare, madje edhe pranë vendit tonë. Ka ardhur koha që të verifikohen përvojat e tyre, masat që ata marrin dhe aplikojnë gjatë kësaj procedure, pasi nuk ka informacion që rajoni t’i ketë këto probleme./ Monitor

Tags: GrabitjandaletrinasRoland Tashi

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Next Post
Shpërthime gjatë kremtimeve të Pashkëve, shënohen 100 viktima në Sri Lanka

Shpërthime gjatë kremtimeve të Pashkëve, shënohen 100 viktima në Sri Lanka

I martohet e motra, Yll Limani ka një dedikim të veçantë

I martohet e motra, Yll Limani ka një dedikim të veçantë

Anija e Forcës Detare shpëton dy peshkatarë në det të hapur

Anija e Forcës Detare shpëton dy peshkatarë në det të hapur

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?
Showbizz

‘Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

by mirseda
22:54 | 30/05/2025
0

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave...

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

Vdekja e elektriçistit në Divjakë, arrestohen dy elektricistët e OST dhe OSHEE

22:50 | 30/05/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 31 Maj 2025

22:47 | 30/05/2025
“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

“Trump: Harvard nuk është sjellë mirë, duam studentë të huaj pa probleme”

22:45 | 30/05/2025
“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

“Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, 10 të arrestuar — reagon drejtori i Policisë”

22:41 | 30/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com