Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kur Berisha shpreson se vetëm LSI-ja rrëzon Ramën

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mero Baze/ Sali Berisha ka postuar një video të forumit rinor të LSI, të cilët në drekën e fundit të kampingut në Jalë, ishin duke u betuar për luftë në shtator. Ngjante paksa si një ritual i pagesës së faturës së kampingut, por që më shumë çmobilizon njerëz për luftë, se sa mobilizon.

Por ky është problem i modelit politik të LSI.

Ajo që është e pazakontë në këtë histori, është fakti që udhëheqësi shpirtëror i PD-së, ka mbetur një gjeneral që ushtarët e vetëm në horizont, shikon forumin rinor të LSI. Dhe nuk duket se ka faj.

LSI është një parti shumë më e qartë, më e strukturuar dhe më e gatshme për aksione. Nëse sot do të bënim një bilanc një vjetor të aksioneve të paralajmëruara të PD dhe fundin e tyre, do t’i japim të drejtë Sali Berishës.

Vjeshta e vitit të kaluar nisi me stuhinë ndaj Saimir Tahirit pas arrestimit të një bande vlonjatësh në Katania. Tahiri u tërhoq për të mos u bërë ngarkesë politike për PS, edhe pse deri më sot, nuk ka ende asnjë fakt nga dosja e famshme e kushërinjve të tij, që ta implikojë atë. Biles personi më i përfolur pse u ekstradua në Itali e nuk u gjykua në Shqipëri, u lirua nga gjykata italiane.

Komsioni heitmor për Tahirin mbeti rrugës dhe PD e harroi, për t’u kapur pas një flluske tjetër sapuni, që ishte “Babalja”.

Pas një inskenimi ordiner në përpjekje për të kapur vëllain e ministrit të Brendshëm, PD dhe vet Basha u investuan personalisht për ta provuar se ajo ishte e vërtetë.

Sot çështja është në Gjykatë. Prokuroria ka siguruar dëshmi nga personi që ka inskenuar ngjarjen, ndërsa “Babalja” është në Kosovë i larguar nga vendi për t’i shpëtuar drejtësisë.

Për të kuptuar se çfarë ishte ajo histori, mjafton të lexoni këto ditë replikat mes Myslym Murrizit dhe Jetmir Olldashit, njëri deputet i PD, e tjetri pjesë e projekteve të shtypit të PD për propogandë politike. Deputeti më luftarak i Lulzim Bashës, dhe kryetar i PD së Lushnjës, e akuzon njeriun e Bashës që prodhoi çështjen “Babale” si mashtrues, që diskretitoi PD me atë çështje. Pra, në fund të kësaj historie, Lulzim Basha nuk arriti t’i mbushë mendjen as Myslym Murrizit me “Babalen”.

Kështu, pasi u betua nja dy herë që Fatmir Xhafaj do kalonte mbi trupin e Bashës për në ministri, e harroi dhe u mor me godinën në krah të Xhafajt, Tetarin Kombëtar.

Duke i pëlqyer kauza e disa aktorëve për të ruajtur Teatrin e vjetër, PD u investua politikisht në një histori që nuk ka të bëjë fare me të. Si një institucion gjobëvënës, ajo filloi sulmet ndaj biznesmenit që do ndërtojë Tetarin përmes një ligji të veçantë, dhe tashmë nga çështje të aktorëve, e ka kthyer në kauzë të saj. Biles është aq banale, sa sheshi para Teatrit, është kthyer si çadra një vit më pare, ku shpalosen refleksione për programin e ri të PD, e nuk flitet më për Teatrin.

Me këtë rast, gjithë beteja e saj është përqëndruar më shumë kundër Erion Veliaj, se sa kundër Edi Ramës. Biles kundër Veliaj, po investohet dhe me incidente të pështira zjarresh të sajuara në çerdhe, me shpresë se do ta dëmtojnë para zgjedhjeve.

Kështu që këtë fillim shtatori, Sali Berisha nuk di se çfarë t’u thotë demokratëve. T’u thotë që Fatmir Xhafaj do kalojë për herë të tretë mbi trupin e tyre, ka frikë se ai kalon prapë. T’u thotë se Saimir Tahirin do ta fusi në burg gjykata italiane, ajo po liron dhe ata që u akuzuan. T’u thotë që Teatrin s’do ta ndërtojnë pa kaluar mbi trupin e Salianjit, ka frikë se do kalojnë.

Në këto kushte, Sali Berisha të vetmen gjë të qartë që ka parë këto ditë si opozitarë, ka qenë ai kori i “këmishkuqëve” të LSI, dhe e ka bërë entuziast.

Nuk ka faj. Të paktën ka parë diçka që e beson se mund të ndodhë. Tek PD me sa duket nuk shikon më asnjë shenjë. Dhe kur s’ke pulën tënde, do hash sorrën e botës./Tema/

Tags: BerishaLSI-jaRamënrrezonshpresonvetem

TË LIDHURA

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Next Post
Ylli 50 milionësh i Kosovës shënon supergol në Holandë (Video)

Ylli 50 milionësh i Kosovës shënon supergol në Holandë (Video)

 Foto/Ngrihet grupi hetimor, ja si e kalon kohën Tahiri

Saimir Tahiri i veshur si ushtar, tregon “muskujt”

Gjesti qesharak i trajnerit, pengon kundërshtarin gjatë kundërsulmit (Video)

Gjesti qesharak i trajnerit, pengon kundërshtarin gjatë kundërsulmit (Video)







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve
Bota

Kaos në tregun e naftës: Çmimi në nivelin më të lartë të dy viteve

by mirseda
22:46 | 06/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur në nivelin më të lartë në më shumë se dy vjet,...

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

SHBA-të paralajmërojnë rritje të sulmeve ndaj Iranit, bëjnë gati bombarduesin më të madh amerikan

22:32 | 06/03/2026
Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

Hoxha mbledh shtabin për Lindjen e Mesme: Prioritet siguria e shqiptarëve

22:25 | 06/03/2026
Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

Rusia mund të zhvendosë eksportet e LNG nga Evropa në Azi në 2026

22:03 | 06/03/2026
Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

Guterres: Lufta në Lindjen e Mesme mund të dalë jashtë kontrollit

21:41 | 06/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com