Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kundër Vettingut që fokusohet vetëm te pasuria

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga Mero Baze/ Procesi i Vettingut i cili po nxjerr nga sistemi një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh, është i bazuar mbi tre elementë themelorë, kontrollin e pasurisë, edukimin dhe kontrollin e integritetit profesional, që nënkupton mënyrën se si ke gjykuar dhe je sjellë në sistem këto vite.

Rezultatet edhe kështu impresionuese të Vettingut, duket se po mbështeten më shumë tek kontrolli i pasurisë dhe fare pak, ose aspak, tek dy elementët e tjerë që janë shumë të rëndësishëm në figurën e një njeriu të drejtësisë. Sidomos pjesa e integritetit profesional dhe mënyrës se si ai ka gjykuar.

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e rrëzuar deri tani, në fakt janë rrëzuar vetëm nga deklarata e pasurisë edhe ajo, jo aq shumë e hetuar, por më shumë e lexuar nga Inspektorati i Deklarimit të Pasurisë.

Nuk ka dyshim që ne kemi gjyqtarë të pasur dhe prokurorë akoma më të pasur, dhe se të ardhurat dhe pasuria e tyre reale nuk është fare ajo që figuron në letra. Fakti që edhe ajo që figuron ka probleme, do të thotë që ata, as për letrat nuk kanë bërë kujdes.

Por një reformë reale në sistemin e drejtësisë, do të kishte shumë herë më tepër besueshmëri sikur të skualifikuarit të ishin nga radhët e atyre që kanë pasur probleme me proceset e gjykuara. Kjo mbi të gjitha për shumë nga proceset politike të zhvilluara në vite dhe që janë një nga frymëzimet e shoqërisë shqiptare kundër sistemit drejtësisë.

Fjala vjen gjyqtarët që kanë gjykuar dhe mbyllur dosjen e “21 Janarit” edhe sikur të jenë asketë dhe të rrojnë me rrogën e shtetit, nuk duhet të jenë në sistem, pasi janë bashkëpunëtorë të një krimi shtetëror. Gjyqtarët që mbyllën “Gërdecin” si aksident teknologjik dhe “nuk gjetën” as faksin e të birit të kryeministrit, as lutjet e Ministrit të Drejtësisë që ta shikonte “Memon” para se të firmosej, as 42 hyrje-daljet në muaj, tek ministri i Mbrojtjes, ata që mbyllën me procedure çështjen e Fatmir Mediut e Lulzim Bashës dhe të tjera histori të dukshme politike, natyrisht që për para pasurisë duhet t’u hetohet integriteti profesional. Ata që liruan trafikantë droge nga Turqia pasi kishin bërë kërdinë me gjyqe politike, ata që pasi shërbenin politikisht si në rastin e zgjedhjeve të vjedhura në Tiranë, pastaj kishin leje të bëheshin milionerë, duhen gjykuar pa diskutim si gjyqtarë e prokurorë pa integritet para se të gjykohen si njerëz të pasur.

Skualifikimet e deritanishme përveç një rasti dënimi në Itali, bazohen tek statistika të thata pasurie bazuar vetëm mbi mospërputhje nga disa grafikë shterpë që injorojnë realisht dinamizmin e pasurimit informal të shqiptarëve në vite. Ky ndëshkim, edhe pse është brenda ligjit, duket si shumë rrugë e thjeshtë dhe e përciptë për të reformuar sistemin. Është pak a shumë si në rastin e Al Kapones që e dënuan për pak dollarë taksa, ndërkohë që kishte vrarë me dhjetëra njerëz.

Gjyqtarët dhe prokurorët tanë, nuk i kanë fshehur gjurmët si Al Kapone. Ata janë si Saliu, që vret dhe mburret që ka vrarë. Dhe ata janë mburrur për ato gjyqe që kanë bërë, pasi për shkak të atyre, pastaj kanë pasur leje të bëhen miliarderë. Por jo miliarderë si në ato letrat pa mendje që kanë dorëzuar në ILKPDI. Ata kanë më shumë se aq, shumë here më shumë se aq, por nuk do t’ia vlente t’i ndëshkoje vetëm për ato, por më shumë për arsyet, pse u lanë të bëhen milionerë. U lanë se shërbyen dhe duhen spastruar në radhë të parë si shërbëtorë të pushteteve dhe jo të drejtësisë./TEMA/

Tags: fokusohetkunderpasuriavetemvettingut

TË LIDHURA

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike
Aktualitet

“Ligjet të mos miratohen sa për të kënaqur BE-në”, Schieder: PE nuk komenton çështje juridike

10:17 | 30/01/2026
Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Editorial - Opinione

Raportuesi i PE, Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK

09:46 | 30/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Kaliforni, mijëra njerëz lënë shtëpitë nga frika prej zjarreve

Kaliforni, mijëra njerëz lënë shtëpitë nga frika prej zjarreve

Njihuni me supermakinën që iu shitet vetëm të pasurve

Njihuni me supermakinën që iu shitet vetëm të pasurve

Keni plane për në plazh? Ja çfarë thonë sinoptikanët

Keni plane për në plazh? Ja çfarë thonë sinoptikanët







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”
Bota

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

by mirseda
19:21 | 31/01/2026
0

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka paralajmëruar se tarifat e reja të shpallura nga administrata Trump për...

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

U deklarua për Juelën, Seno i “BBV” konfirmon rikthimin me ish-bashkëshorten

18:27 | 31/01/2026
“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

17:53 | 31/01/2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

17:07 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com