Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kultivimi i kanabisit në mbeturinat e regjimit enverist

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kultivimi i kanabisit në mbeturinat e regjimit enverist

Kur dosja “Tahiri-Habilaj” po shkon drejt degradimit në një telenovelë tipike shqiptare se “Çudia më e madhe tre ditë zgjat”, në skenë rikthehet sërish vëmendja mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

Prestigjiozja britanike “The Times” ka zbritur në vendin e kanabisit, i cili kultivohet dhe ruhet në vende nga më të ndryshmet. Një ndër to janë bunkerët ku droga pasi është kultivuar, thahet për t’u transportuar drejt Italisë dhe për të përfunduar më pas në tregun e vendeve perëndimore, shkruan Tirana Today. Në trafikun drejt Italisë u dyshua si i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kushëri i largët i Habilajve. Kjo u vërtetua edhe nga përgjimet audio të publikuara në media ditët e fundit.

“The Times” e cilëson bandën e Habilajve si të pa sfidueshëm, të cilët sipas saj, po konkurrojnë edhe vetë Cosa Nostrën. 

Ndërkaq drejtësia shqiptare po dështon gjithnjë e më shumë në hetimin e kësaj çështjeje edhe pse kryeprokurorja Arta Marku erdhi me shumë bujë.

Dështimi nis që nga mënyra e hetimit të prokurorisë, rikthimi i pasaportës së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe lirimi i Orest Sotës. Edhe pse ky i fundit ishte një nga personazhet më të rëndësishme të kësaj çështjeje.Sota, i njohur ndryshe si njeriu i ish-ministrit të Brendshëm, u la i lirë nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, pas garancisë prej 5 milionë lekësh ndërkohë që në makinën e tij u gjetën 863 mijë euro.E gjitha kjo çështje po degradon në një telenovelë, ku në seritë e saj të dyshuarit ia hedhin drejtësisë. Ndërsa kanabisi vijon të mbetet një fenomen i përhapur në vend.

Reporteri i “The Times” ka zbritur në terren duke vizituar periferinë e Tiranës për të parë nga afër sesi kultivohet dhe ruhet në bunkerë, marijuana shqiptare, pikërisht në mbeturinat e regjimit komunist.

Reportazhi i plotë i “The Times”: 

Në periferi të Tiranës, poshtë një rruge me baltë gjendet një bunker betoni i shkatërruar; një nga mijëra bunkerët e ndërtuar nga diktatori komunist Enver Hoxha, me qëllim për t’u mbrojtur ndaj pushtimeve të huaja, një frikë që rezultoi tërësisht imagjinare.

Bunkeri ka një madhësi sa dy fusha tenisi. Ai është krejtësisht i harruar dhe i mbuluar me grurë derisa vitin e kaluar, një bandë e shndërroi atë në një strehë mjaft produktive për të tharë marijuanën, të cilën e mbollën në afërsi të këtij objekti edhe pse aty afër ndodhet një baze ushtarake.

Biznesi rezulton të ketë lulëzuar përgjatë 5 viteve por policia ndërhyri për ta goditur si pjesë e strategjisë në luftën kundër drogës. Tetë banda u arrestuan në tetorin e kaluar me 180 kg kanabis.

Era e gjetheve ndihej gjithandej, por kjo nuk ishte asgjë në krahasim me erën që do të mbizotëronte nga mariuajna në sekuestrimin e saj të radhës.

Larg Tiranës, në mes të fushave dhe pranë një kodre të një kështjelle të kohës otomane gjendet një depo magazinimi ku autoritetet janë duke grumbulluar thasët e drogës që janë kapur për t’u përdorur më pas si provë.

Ndërsa policia hapi derën metalike, një aromë e ëmbël erdhi që nga hyrja; ishte aroma e 20 tonë marijuanë të tharë dhe rrëshirës së depozituar në thasë plastike.“Duhet ta mbajmë të ajrosur, përndryshe rojet nuk e durojnë dot aromën”, shprehet Josif Shtembari, një oficer policie, ndërsa kolegët u larguan nga depoja.

Ndërtesa e tullave është një nga pesë qendrat e magazinimit rreth Tiranës, magazina të cilat së bashku mbajnë rreth 100 ton. Të gjitha këto shërbejnë si dëshmi e kultivimit masiv të marijuanës në Shqipëri, kultivim që filloi pas rënies së regjimit komunist.

Qeveria synon të zhdukë mbjelljen e kanabisit përgjatë këtij viti. Por, policia frikësohet se rënia e furnizimit me kanabisit, duke bërë që fermerët të vijojnë mbjelljen.

“Njerëzit kanë imagjinatë të shfrenuar”, thotë zëvendësministri i Brendshëm Julian Hodaj.

“Për të mos rënë shumë në sy në këtë biznes, njerëzit mundohen të gjejnë vende të tjera strehimi të kanabisit, duke e kultivuar në vende të ndryshme nëntokësore. Ndaj ne po kontrollojmë shitjen e llambave dhe po monitorojmë rritjen e çuditshme të përdorimit të energjisë elektrike nga fabrikat”. PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: enveristhabilajitalikanabisitKultivimimbeturinatregjimitSotaTahiri

TË LIDHURA

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj
Aktualitet

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
“Plenković uron Ramën dhe konfirmon pjesëmarrjen në samit”
Aktualitet

“Plenković uron Ramën dhe konfirmon pjesëmarrjen në samit”

21:48 | 13/05/2025
Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës
Aktualitet

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

21:37 | 13/05/2025
Next Post
“Asambleja e Partisë Siçiliste; Mbledhje e mafiozëve, kumbarëve dhe ndrikullave”

"Asambleja e Partisë Siçiliste; Mbledhje e mafiozëve, kumbarëve dhe ndrikullave"

Emërimet/Rama, deputetëve: Burgjet s’janë zyra partie. Mesazh për Sterkajn dhe Doshin?

Emërimet/Rama, deputetëve: Burgjet s'janë zyra partie. Mesazh për Sterkajn dhe Doshin?

Adriano Celentano mbush 80 vjeç

Adriano Celentano mbush 80 vjeç

JU REKOMANDOJMË

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025




TË FUNDIT

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin
Showbizz

A janë ndarë Fero dhe Nita? Zbulohet e vërteta për çiftin

by mirseda
22:49 | 13/05/2025
0

Pas një pauze prej më shumë se dy vitesh, reperi Fero ka bërë një rikthim surprizë në...

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

Votat preferenciale në Dibër, merr mandat kandidati i PS-së, Agron Malaj

22:22 | 13/05/2025
Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

Protagonist absolut me Basel, Shaqiri lojtari i javës në elitën e Zvicrës

22:00 | 13/05/2025
Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

Alba Pollozhani largohet nga Ferma VIP: Duhej të dilja me patjetër

21:51 | 13/05/2025
Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

Askush si Balaj në dy sezonet e fundit, FSHF shpërblen kapitenin e Vllaznisë

21:49 | 13/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com