Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Kulluri: Krizën brenda PD-së nuk e zgjidhin dot propozimet e partive të vogla

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kulluri: Krizën brenda PD-së nuk e zgjidhin dot propozimet e partive të vogla

Për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, e djathta shqiptare është në krizë. Duke reaguar lidhur me situatën ku ndodhet e djathta, ai ka fajësuar kryetarin e saj. Kulluri flet gjithashtu dhe për platformën e propozuar nga aleatët e PD, platformë e cila sipas tij, nuk mund të zgjidhë krizën e Partisë Demokratike.

Sipas tij, propozimet e ardhura nga partitë e vogla, nuk mund të jenë zgjidhje për krizën e PD-së, pasi janë demokratët ata të cilët duhet të vendosin për të ardhmen e partisë së tyre. Në komentin e tij, ai sqaron më tej se problemet e thella të PD-së nuk janë çështje e një grupi ish-zyrtarësh të PD-së, por krizë përfaqësimi.

Kulluri e përfundon komentin e tij duke vënë në dukje se zgjidhja nuk mund të jetë siperfaqësore dhe “pazar njerëzish” që duan të ndajnë karrigen sot, dhe pushtet nesër.

Statusi

Te dashur miq! Dje kryetaret e partive aleate te djathta te PD, kane bere nje propozim me 7 pika per te nxjerre te djathten nga situata e veshtire e pas 30 qershorit. Me vullnetin e mire per ta bere opoziten fituese te zgjedhjet te 2021, aleatet i kane ofruar Bashes nje sere propozimesh qe do rrisnin kolegjialitetin dhe perfaqesimin si arsyeja themelore e krizes. Se pari, propozimet e ardhura nga partite e vogla nuk mund te jene zgjidhje per krizen e PD, pasi jane demokratet ata qe duhet te vendosin te ardhmen e partise se tyre. Problemet e thella te PD nuk jane ceshtje e nje grupi ish zyrtaresh te PD por krize perfaqesimi, krize gare, meritokracie dhe mbi te gjitha krize e nje leadership-i arbitrar ku vendos per cdo gje vetem 1 njeri, Lulzim Basha! Kjo nuk eshte parti demokratike apo perendimore dhe as model me i mire per nje qeverisje te neserme qe ne fakt eshte e pamundur.

Se dyti, “keto semundje” jane te shtrira vertikalisht ne PD, pra ne baze. Demokratet jane po njesoj te shperfillur dhe te padegjuar ne nivel lokal ku s’ka gare, transparence dhe rregulla te qarta perfaqesimi. Se treti, PD ka nevoje per debat urgjent ku te “kuvendohet” per te tre pale zgjedhjet e humbura te 2015, 2017 dhe 2019 me keq akoma ne tavoline! Basha dhe ekipi i tij duhet te dalin perballe demokrateve ne bashkebisedim me ata qe nuk kane qene dakort me keto vendime qe kane cuar ne humbje te njepasnjeshme! Politika eshte perceptim qe vjen prej besimit dhe aftesise! Se katerti, PD ka nevoje urgjente te percaktoje parimet kryesore te nje programi qeverises te qarte ideologjikisht dhe praktikisht. Situata e rende e qeverisjes kerkon nje debat per vlerat qe perfaqeson Partia Demokratike.

Cdo levizje “makiazhi” qe u gjen nje vend pune ca politikaneve, nuk eshte zgjidhje. Personalisht u terhoqa nga gara( nese do kishte nje te tille) per Keshillin Kombetar per arsyet e mesiperme, dhe nuk mund te perfahihem ne nje “bashkim mekanik” qe nuk kalon permes nje procesi demokratizues te Partise Demokratike. Zgjidhja s’mund te jete siperfaqesore dhe “pazar njerezish” qe duan te ndajne karrige sot dhe pushtet neser! Gjithesesi, propozimet e aleateve te djathte jane shprehje e konstatimit te drejte se e djathta eshte ne krize dhe se nuk ka kohe per aventura te reja. Pra synojne zgjidhje nisur nga vullneti i mire. Zgjedhjet e vitit 2021 jane afer!

Tags: Edvin Kullurilulzim bashapartite aleate

TË LIDHURA

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat
Aktualitet

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit
Aktualitet

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut
Aktualitet

Kuvendi më 12 mars voton kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

19:10 | 10/03/2026
Next Post
Vuçiç ironizon Thaçin: Do doja ta takoja, por po shëtit korridoreve

Vuçiç ironizon Thaçin: Do doja ta takoja, por po shëtit korridoreve

“Dialog për krizën politike”/ CDU/CSU voton rezolutën për Shqipërinë: Negociata me kushte!

"Dialog për krizën politike"/ CDU/CSU voton rezolutën për Shqipërinë: Negociata me kushte!

CDU-CSU rezolutë pro hapjes së negociatave/ Rama: Ata që votuan kundër, do ti bindim me fakte!

CDU-CSU rezolutë pro hapjes së negociatave/ Rama: Ata që votuan kundër, do ti bindim me fakte!







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit
Bota

Trump paralajmëron Iranin: Nuk do të lejojmë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

by mirseda
20:42 | 10/03/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që Irani të ndërpresë lirinë e lundrimit dhe...

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, ndërron jetë 40-vjeçari në Berat

20:40 | 10/03/2026
Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

Votimi për Ballukun i pari në rend dite, PD protestë pranë Kuvendit

19:44 | 10/03/2026
Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Ambasadori britanik takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

19:29 | 10/03/2026
Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, sërish shpërthime në Teheran

19:12 | 10/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com