Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kulla e Sahatit dhe ne dëshmitarët pa kohë

5 vjet ago
in Të Gjitha
Kulla e Sahatit dhe ne dëshmitarët pa kohë

Nga Arlinda Çausholli

Ditët e fundit, kur shifrat e pandemisë kanë filluar disi të ulen, një gjë tjetër ka filluar të ngrihet në mes të Tiranës. Kush kalon përbri Kullës së Sahatit, dallon ca mure të reja që thuajse po i ngjiten mureve gati 200 vjeçare që kanë marrë pamjen e fajtorit në vend të lartësisë dinjitoze që kishin. E po i ngjiten kaq shumë, sa të kap ankthi.

Tirana u ka hapur dyert shumë shqiptarëve nga të gjitha trevat, ndër ta edhe mua, ndaj aciditeti në stomak është i justifikueshëm dhe besoj, reaksionin kimik e ndaj me të gjithë ata që ende besojnë në histori, Shqipëri, në kujtesë dhe në ruajtje të vlerave që janë jo vetëm simbol i Tiranës, por i gjithë kombit.

Gjatë dy shekujve histori, Kulla e Sahatit ka qenë emblemë kohe dhe bashkimi. Bashkoi idenë e Haxhi Et’hem Beut që filloi ndërtimin e saj në vitin 1822 me ustallarët më të mirë nga Dibra, nga treva e Gollobordës, bashkoi artin e sahatçinjve te familjes Tufina që vunë mekanizmin e ri rreth atyre viteve, dhe me vone diku nga vitet 1946, mbajti mekanizmin e Sahatit të Kishës së Madhe të Shkodrës që u montua me mjeshtëri po nga Tufinajt, meqë kulla dhe këmbora u dëmtuan gjatë luftës.

A mbaron babëzitja ndonjëherë? A ka emra të historisë që u dhemb një mur a një flamur? A nuk është më mirë, që të përfshihen banorët e këtij qyteti në vendime që mund të shpëtojnë monumente, faji i vetëm i të cilave është se nuk janë në shijen e individëve që kanë vendimarrje ngrehinash monstruoze, të shtrenjta dhe kërcënuese?

A ka njerëz ky vend që mund të mblidhen dhe të risjellin në jetë Kullën e Sahatit, që rrënjët e saj mos të jenë të detyruara të lidhen me trarë që të mbrohen nga shembja? Arkitektët, studentët e arkitekturës a duhet të mbyllin sytë apo t’i hapin qepallat me guxim që muret e reja të shtyhen të paktën metra tutje…apo të kapërcehet muri i indiferencës? Ku janë zërat e trashëgimisë dhe dashurisë për njerëzit që punuan e u rropatën për të ruajtur ca monumente që vendit i duhen sa për të na kujtuar se nga vimë, dhe për të na alarmuar ku po shkojmë…

Kam shumë pyetje, por asnjë përgjigje. Vetëm një mendim. Indiferenca shoqërore vret më shumë se çdo individ.

 

Tags: Arlinda Çausholliopinion

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Në pushtet kërkojnë të rikthehen Sali Berisha dhe Ilir Meta

Në pushtet kërkojnë të rikthehen Sali Berisha dhe Ilir Meta

Rama: Miratuam draftin e 5 qershorit pa konsensus

Rama bën publike të dhënat e rëndësishme për situatën e krijuar nga pandemia

”Betonizuan Tiranën”, Demalia: Largimi i Ramës nevojë urgjente, Veliaj i kapur nga paratë e krimit

''Betonizuan Tiranën'', Demalia: Largimi i Ramës nevojë urgjente, Veliaj i kapur nga paratë e krimit







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

Arbana Osmani në krye të “Ferma VIP”, emrat e personazheve që ka kërkuar!
Showbizz

Arbana Osmani në krye të “Ferma VIP”, emrat e personazheve që ka kërkuar!

by mirseda
12:58 | 07/02/2026
0

Arbana Osmani do të rikthehet në ekran si moderatore e spektaklit “Ferma VIP”, i cili pritet të...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

12:46 | 07/02/2026
Qindra milionë euro abuzim me tendera, “Le Figaro” jehonë çështjes “Balluku”

Qindra milionë euro abuzim me tendera, “Le Figaro” jehonë çështjes “Balluku”

12:08 | 07/02/2026
Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë me Bordin e Paqes

Takim i liderëve në Uashingon, çfarë pritet të ndodhë me Bordin e Paqes

11:15 | 07/02/2026
Komisioneri i KE për vizitën në Shqipëri: Reforma në Drejtësi ka ndihmuar sfidat europiane

Komisioneri i KE për vizitën në Shqipëri: Reforma në Drejtësi ka ndihmuar sfidat europiane

10:55 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com