Qytetarët e Kuksit kanë dalë sërish sonte në protestë për të kërkuar lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar për protestën në rrugën e kombit.
Më gjithë së kryeministri Edi Rama kërkoi falje se nuk e kishte diskutuar më parë tarifën për rrugën e kombit, ai nuk tha asgjë për 11 kuksianët e arrestuar
Ish-kryeministri Sali Berisha publikoi një foto në “Facebook” ku shihen disa të rinj kuksianë me pankarta në duar të cilët kërkojnë lirimin e 11 të arrestuarve.
Berisha shkruan se Ramën e pret fati i etërve mizorë.
Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook
Te rinjte e Kukesit ne proteste kunder Edi Rames per lirimin e te burgosurve politik!
30 vjet me pare, xhelati Kristaq Rama do firmoste varjen ne sheshin e qytetit per motive politike te poetit te shquar Havzi Nela. Sot i biri Edvini, ne nje akt urrejtje dhe hakmarrje aterore mban te burgosur politik 11 qytetare guximtare te Kukesit!
Fati i eterve mizore e pret! sb