Ekipi i Kukësit është thyer sërish nga Flamurtari, në stadiumin e Kamzës. Vlonjatët kanë arritur të ndalin verilindorët, duke marrë një trepikësh më shumë. Duket se ekipi i Flamurtarit ka shënuar një “gol” jashtë fushe, teksa FSHF i dha të drejtë të ndryshojë arbitrin në momentin e fundit.
Vlonjatët shënuan golin e parë në minutën e 39-të, një gol me “dhunë” i realizuar nga Franc Veli pas shumë tentativash në zonën e Frashrit. Flamurtari befasoi pikërisht në momentin më të mirë për Kukësin, duke bërë një kundërsulm perfekt të finalizuar nga Danilo Alvesh në fundin e pjesës së parë.
Fraksioni i dytë nisi menjëherë me një gol me ekipin e Dajës që dukej i përgjumur teksa harruan të vetëm në zonë Sapher, i cili me kokë ngushtoi diferencat në 1-2. Cungo spostoi skuadrën në gjysmëfushën e kundërshtarit por pa mundur të shmangë humbjen, me Flamurtarin që tashmë i afrohet në vendin e 4-ët në kuotën e 18 pikëve, një më pak se Kukësi.