Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Kujdes nga blerjet në Instagram; Paguan 57 mijë lekë, faqja i bën bllok

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Kujdes nga blerjet në Instagram; Paguan 57 mijë lekë, faqja i bën bllok

Tregu online edhe në Shqipëri tashmë është një realitet, por nga ana tjetër konsumatori është i pambrojtur për cilësinë dhe sigurinë që paraqet ky treg. Faqet në Instagram të cilat ofrojnë produkte të shumta, nuk janë të kontrolluara dhe mashtrojë me produktet që shesin.

Rasti i trajtuar mbrëmjen e sotme në Fiks Fare denoncon këtë mashtrim të hapur që behet me konsumatorin shqiptarë dhe askush nuk mban përgjegjësi. Në redaksinë e Fiksi Fare erdhi një denoncim nga një qytetare për një faqe në rrjetin social Instagram, “Beautiful_skin_3”, tregtonte produkte të ashtuquajtura natyrale të përgatitura në mënyrë artizanale.

Qytetarja kishte porositur online një krem fytyre dhe një sapun larës. Pasi kishte marrë porosinë qytetarja i kontaktoi përsëri faqen, pasi kremi i kishte shkaktuar irritim në lëkurë, ndërsa sapunin edhe pse kishte paguar 17 mijë lekë në internet mund ta blije me çmimin 2 dollarë.

Denoncuesja ishte munduar të kontaktonte sërish me faqen për t’i kërkuar llogari për mallin që i kishin shitur dhe kthimin e pagesës, por jo që nuk kontaktoi, por faqja i bëri bllok. E gjëndër para këtij fakti qytetarja iu drejtua shërbimit postar, ku ky i fundit detyroi shitësen e mallit t’i përgjigjej klientes. Më në fund ajo mori mbrapsht pagesën e bërë që ishin plot 57 mijë lekë. 40 mijë lekë kremi dhe 17 mijë sapuni të reklamuara si bio nga faqja e Instagramit “Beautiful_skin_3”.

Fiksi menjëherë kontaktoi me faqen “Beautiful_skin_3” për të bërë një porosi online , ashtu siç denoncuesja kishte vepruar. Gazetarët e fiksit porositën një krem për fytyrë me vlerë 4000 lekë, dhe një sapun larës 1700 lekë. Pasi porosia e bërë mbërriti me shërbimin postar, gazetarët e Fiksit konstatuar të njëjtin problem me denoncuesen. Kremi ishte pa asnjë etiketë, me përbërësit që përmbante dhe aroma ishte e papërshtatshme, ndërsa sapuni nuk ishte një prodhim artizanal por me ambalazh.

Fiksi shkoi në dyqane që tregtojnë produkte bimore dhe pyeti për çmimin e të njëjtit sapun dhe çmimi ishte vetëm 3 mijë lekë, ndërkohë që i njëjti produkt ishte blere online 17 mijë lekë.

Fiksi kontaktoi përsëri me faqen “Beautiful_skin_ 3” për të kthyer produktet e porositura, por faqja menjëherë vendosi bllok, njësoj siç kishte vepruar me qytetaren që e denoncoi. Por raste të shitjes së produkteve të ndryshme në Facebook apo Istagram ku mashtrojnë me produktet dhe nuk u përgjigjen më klientit janë të shumta dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Gazetarët e Fiksit iu drejtua Ministrisë se Ekonomisë, Sektorit të Tregut të Brendshëm për të pyetur se a ka një plan për të kontrolluar tregun online dhe sa i mbrojtur është konsumatori nga këto blerje. Kolotilda Neziri, Kryetare e Komisionit Të Mbrojtjes Së Konsumatorit pranë Ministrisë së Ekonomisë tha se faqet që qytetarët mund të bëjnë blerje online duhet të kenë disa elementë të domosdoshëm, siç janë mundësia e kthimit të produktin në rastet kur nuk janë arritur pritshmëritë dhe përshkrimi i produktit se çfarë përmban. “Faqa online duhet të ketë një adresë të saktë dhe të jetë një biznes i kontrolluar nga shteti duke plotësuar të gjitha ligjet në fuqi mbi të drejtën e konsumatorit” shprehet Neziri.

Aktualisht në Shqipëri janë 44 subjekte online që operojnë dhe që kontrollohen. “Në rastet kur një faqe online nuk ka asnjë të dhënë konkrete dhe vepron njësoj si në rastin që Fiksi ka denoncuar, kemi të bëjmë me një vepër penale dhe duhet t’i drejtohen organeve përkatëse. Deri më sot në institucionin që unë drejtoj nuk ka asnjë denoncim nga konsumatorët për blerje në faqet online” përfundoi Neziri./TCH/

Tags: 57 mijë lekëblerjetBllokfaqjai bënInstagramkujdespaguan

TË LIDHURA

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar
Aktualitet

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale
Aktualitet

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë
Aktualitet

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Next Post
Salianji nxjerr shifrat: Si përfitoi shërbëtori i Ramës 25.2 mln dollarë

Habit Salianji: Isha i pranishëm kur ‘dëshmitari X’ foli me Agron Xhafajn

Rusi 2018/Publikohet hiti i Botërorit ku këndon dhe Era Istrefi

Rusi 2018/Publikohet hiti i Botërorit ku këndon dhe Era Istrefi

Ndalimi i Llallës në SHBA/Lubonja: Skandal politik, sʼka prova

Lubonja: Donald Lu ka fakte për krimin e organizuar që kontrollon shtetin







JU REKOMANDOJMË

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025




TË FUNDIT

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin
Bota

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin

by mirseda
22:49 | 24/11/2025
0

Nga 1 janari 2026, në Holandë nuk do të jetë më e mundur të blihen dhe përdoren...

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

Spanjë/ Shkatërrohet plantacioni i kanabisit, prangoset i riu shqiptar

22:24 | 24/11/2025
Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

Orosh: Erzen Uka, i dyshuar për rekrutim në ISIS, ka një të kaluar kriminale

22:08 | 24/11/2025
Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

Merz: Rusia duhet të hyjë në negociata, Gjermania është e kënaqur me progresin në Gjenevë

21:34 | 24/11/2025
Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

Orosh — Dy të armatosur vetëdorëzohen, RENEA nis kontrollet për armë dhe eksplozivë

21:11 | 24/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com