Na ndajnë dhe pak ditë nga starti i Kupës së Botës dhe është publikuar një pjesë e këngës së shumëpritur. Edhe pse kombëtarja shqiptare nuk arriti të jetë pjesë e këtij eventi, shqiptarët do të jenë krenarë pasi aty do të këndojë një bashkëkombësja e tyre e cila është pjesë e këtij hiti, Era Istrefi. Përveç saj, performojnë edhe ylli global Will Smith bashkë me të mirënjohurin Nicky Jam.
Këngëtarja kosovare ka bashkuar forcat me Will Smith dhe yllin e rrymës reggaeton Nicky Jam për të qenë kolona zanore e turneut veror. Zyrtarisht kënga do të dalë në term më 25 maj, por që sot mund të dëgjohej online dhe me siguri këtu do ta shijoni për herë të parë. Për ta dëgjuar klikoni këngën më poshtë, keni një pjesë të saj nga iTunes.