Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kujdes me ringjalljen e urrejtjeve në Ballkan, historia mund të përsëritet

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Kujdes me ringjalljen e urrejtjeve në Ballkan, historia mund të përsëritet

Nga Jasmina Kusmanovic & Andre Dudik& Rondey Jefferson “Bloomberg”/ Kur një vend zgjedh një president, zgjedhja zakonisht nuk është e dikujt, qëllimi i deklaruar i cilit është të shpërbëjë shtetin. Por kjo ndodhi thjesht në një mënyrë të çuditshme – në një vend sinonim të konflikteve të Evropës së shekullit XX-të. Milorad Dodik, i cili po shfaqet si politikani më i fuqishëm në Bosnje Hercegovinë pas zgjedhjeve të këtij muaji, ka bërë karrierë duke mbështetur ndarjen e federatës.

Ai është udhëheqësi i pakicës serbe në atë vend të shkëputur, dhe të bërë bashkë vetëm pas luftërave ballkanike të viteve 1990; dhe ai ka qenë gjithnjë i qartë në lidhje me atë që dëshiron:ta rikthejë sërish ndarjen dhe të krijojë një entitet të pavarur, që të jetë aleat i Serbisë në vendin fqinj.

“Ky nuk është një shtet i përbashkët, ne jemi të gjithë të burgosur. Bosnja nuk ia vlen dy pare”- tha ai në vitin 2016. Një diskutim i tillë i zjarrtë, nuk është i pazakontë në një cep të Evropës

ku ekzistenca e shteteve, përbërja e tyre etnike dhe fetare, madje edhe emrat e tyre kanë shkaktuar përçarje dhe përballje të dhunshme.

Por fjalët e Dodik – të përforcuara nga mbështetja nga Serbia dhe Rusia – kanë fituar një nuancë kërcënuese me mbizotërimin e tij në qeverinë 3-palëshe të Bosnjes, të cilin ai tani ndan me bashkë-presidentët që përfaqësojnë myslimanët e vendit dhe kroatët etnikë.

Paqja e ndërmjetësuar nga SHBA në vitin 1995, e cila ndaloi bombardimet në kryeqytetin e Sarajevës dhe reduktoi hartën, po duket shumë e brishtë. Shqetësimi është se Evropa është duke ecur symbyllur, drejt një tjetër katrahure në Ballkan, teksa kontinenti po kremton 100 vjetorin e fundit të Luftës së Parë Botërore – një kataklizëm që filloi pikërisht në kryeqytetin boshnjak.

Në fakt, ky rajon ku fuqitë botërore janë përplasur për shekuj me radhë, është bërë më shpërthyes për shkak të rikonfigurimit të rendit botëror. Retorika dhe stili i Donald Tramp e kanë inkurajuar Dodik, bashkë me udhëheqësit e tjerë, nga kandidati presidencial brazilian i ekstremit të djathtë Xhair Bolsonaro tek Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, i cili është i përfshirë në një protestë ndërkombëtare, mbi vrasjen e dyshuar të një gazetari.

Me izolacionizmin e ri të Tramp, SHBA-të nuk mund të mbështeten më tek roli i saj tradicional i xhandarit në Ballkan – apo gjetkë – dhe shpesh duket më shumë si bashkëpunëtore e autokrateve vendas. Nacionalistët në Poloni, Hungari, Rusia dhe Turqia kanë përfituar nga situata, për të rivendosur veten në sferat e vjetra të interesit.

Vladimir Putin, i ka mbështetur populistët anembanë Ballkanit, për të kundërshtuar zgjerimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan u shfaq në Bosnje gjatë fushatës së tij presidenciale. Myslimanët përbëjnë për qindjen më të madhe – pak më shumë se gjysma e 3.5 milionë popullsisë.

Ndërkohë, BE-ja ka derdhur para, edhe pse “karrota” e anëtarësimit është shtyrë. Brukseli nuk mund të japë një udhërrëfyes të pëlqyeshëm për të gjitha palët. Dodik e sheh ndikimin e Trump, Putin dhe paqartësinë e BE-së, si mundësinë e tij të artë për të sabotuar Marrëveshjen e Paqes së Dejtonit të vitit 1995, dhe Pax America-an që krijoi federatën e sotme Bosnjako-Myslimano-Kroate, me 1.2 milion serbë në enklavën e tyre, Republikën Srpska.

Rishikimi i kufijve sipas parimeve etnike, ka qenë gjithmonë një synim helmues në Ballkan. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, një aleat i ngushtë i Dodik, ashtu si dhe i Putinit, ka hedhur idenë e një marrëveshje për shkëmbimin e territoreve me Kosovën, që banohen kryesisht nga shqiptare, që do t’i lejojë vendit të tij të përthithë shumicën e popullatës së saj serbe. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Tramp, Xhon Bolton, tha se SHBA-ja është e hapur për ndryshimet kufitare.

Nga ana tjetër, Gjermania, e kundërshton planin, duke pasur frikë se rishikimi i kufijve do të rihapë Kutinë e Pandorës në rajon, me armiqësitë të vjetra dhe të dhunshme. Vendlindja e Melania Tramp, Sllovenisë dhe Kroacia në perëndim, janë tashmë anëtare të BE-së, por aspiratat e integrimit gjetkë po zëvendësohen nga dyshimet nëse kjo do të ndodhë ndonjëherë.

Për të shtruar rrugën e anëtarësimit në BE dhe NATO, Republika e Maqedonisë – një vend tjetër i shkëputur nga Jugosllavia – duhej të organizonte një referendum për ndryshuar emrin e vet, për tejkalimin e kundërshtimeve ndaj anëtarësimit të saj në strukturat euro-atlantike nga Greqia, që mbron me zell trashëgiminë e mbretërisë së lashtë të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë.

Riemërtimi u miratua nga shumica e votuesve të cilët morën pjesë në referendum – por jo mjaftueshëm për ta bërë atë të ligjshëm. Pikërisht ato ditë, Presidenti i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker, tha se BE-ja duhet të marrë seriozisht aspiratat e Ballkanit për të hyrë në union, në të kundërt do të përballet me pasojat.

“Nëse në këtë Evropë me shumë komplekse, krijohet dikur përshtypja se nuk jemi serioz në lidhje me këtë perspektivë, do të përjetojmë herët a vonë atë që kemi pasur në Ballkan në vitet 1990”- tha ai në një fjalim të mbajtur në në Austri më 5 tetor. Dhe Sarajeva është mishërimi i këtij tensioni.

Në sipërfaqe, ajo ngjan me çdo qytet modern evropian – ndoshta edhe më shumë për shkak të përzierjes së saj kozmopolitike të minareve dhe këmbanoreve të kishave. Ka pak gjurmë të Luftës së Madhe, apo rrethimit të përgjakshëm të qytetit gjatë viteve 1992-1995, që përfundoi me krijimin e Bosnje-Hercegovinës nga Traktati i Dejtonit.

Por edhe në Sarajevë, diskutimi i fundit për rishikimin e kufijve, është duke pasur një efekt frustrues. Familjet shqetësohen për ekonominë dhe situatën e pasigurt të rendit publik – dhe shumë njerëz po zgjedhin të ikin. Kaosi është përkeqësuar nga ndarja e ndërlikuar administrative e vendit.

Vendi ka më shumë se 150 ministra dhe 14 qeveri:një qendrore, nga një secila për Republikën Srpska dhe Federatën Myslimano-Kroate, 10 qeveri rajonale, dhe një për një lagje të qytetit të Brçkos, që është nën një status të posaçëm. Kompanitë telefonike, zyrat statistikore dhe rregullatorët, janë ngritur përgjatë ndarjeve etnike.

Por historia po përsërit sërish veten, dhe sërish në Ballkan. “Bosnja ka rënë në një situatë të nacionalizmit edhe më të madh që nuk çon askund, por në më shumë ndarje dhe përplasje të mundshme”- thotë gazetarja dhe romancierja kroate, Sllavenka Drakuliç.

Ajo thotë se është absurde të argumentohet, se këto probleme nuk janë të rëndësishme, dhe aludon për një koment të bërë nga kryeministri britanik Nevil Çambërlein, pasi Hitleri aneksoi pjesë të Çekosllovakisë në vitin 1938. Ishte, tha Çamberlein, “një grindje në një vend të harruar mes njerëzve, për të cilët ne s’dimë kurgjë”. Nga kjo grindje, erdhën Holokausti dhe tmerret e Luftës së Dytë Botërore. Marrë me shkurtime

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Ballkanhistoriakujdesringjalljentë përsëriteturrejtjeve

TË LIDHURA

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat
Aktualitet

Aksidenti me 3 të mitur, eksperti ngre alarmin: Duhen masa konkrete mbrojtëse për monopatinat

19:40 | 25/06/2025
Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit
Editorial - Opinione

Einhorn: Sulmet kanë dëmtuar programin bërthamor të Iranit

09:21 | 25/06/2025
‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki
Aktualitet

‘Izraeli nuk është i vetëm’, Spahiu: Lufta me Iranin mund të çojë në anarki

22:37 | 19/06/2025
Next Post
Mavraj dhe Basha ‘digjen’ në derbin e Selanikut, fiton PAOK

Mavraj dhe Basha ‘digjen’ në derbin e Selanikut, fiton PAOK

Lotaria/ SHBA e ka në zemër Shqipërinë, Evropës ia “kthen” shpinën

Lotaria Amerikane/ Ja si të veproni nëse martoheni pas përzgjedhjes

“Loja e rëndë filloi”, Dritan Zagani paralajmëron Tahirin: Kujdes se …

“Loja e rëndë filloi”, Dritan Zagani paralajmëron Tahirin: Kujdes se ...

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë
Bota

Zelensky: Ndalni të ardhurat ruse me çmim nafte 30 dollarë

by mirseda
22:58 | 26/06/2025
0

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka kërkuar vendeve të BE-së në samitin e sotëm në Bruksel...

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

Plagosja e tre të miturve/ Gazetari zbulon dinamikën e aksidentit: Shoferi ishte me shpejtësi

22:53 | 26/06/2025
‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

‘Më la fëmijën pa baba’! Flet bashkëshortja e të riut që u vra nga biznesmeni në Itali

22:14 | 26/06/2025
Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

Shala: Kushtetuesja dha përgjigje, bllokues është Albin Kurti

22:00 | 26/06/2025
“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

“Fitojmë Europianin”, Gruda: Ftesa nga Gjermania? Jam i bindur se…

21:34 | 26/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com