Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Ku shkoi koha? Hipotezat që qarkullojnë rreth kohës së humbur

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Ku shkoi koha? Hipotezat që qarkullojnë rreth kohës së humbur

Gjithkush ka pasur një moment në jetën e tij, kur ka murmuritur me vete: “Uau, ku shkoi koha?” Dhe kjo pas një dite të gëzueshme në një piknik, apo një bisede të gjatë me një mik, apo ndërsa ishit të përqendruar intensivisht mbi një projekt. Ndonjëherë orët mund të ndjehen si minuta, javët si ditë, dhe vitet si muaj.

Koha vjen dhe shkon, duke u zhdukur shpejt në eter. Për ata që kanë jetuar gjatë viteve 614- 911 Pas Krishtit, një periudhë prej 297 vjetësh, mund të ndihet sikur as nuk ka ndodhur. Kjo për shkak se, sipas historianit gjerman Herbert Illig dhe Hans-Ulrich Niemitz, nuk ka ndodhur asnjëherë.

Le t’ia nisim nga fillimi… fillimi i kohës së regjistruar. Kalendari më i vjetër në botë, besohet të datojë në vitin 8000 Para Krishtit, sipas Komisionit Mbretëror mbi Monumentet e Vjetra dhe Historike në Skoci. Përdorimi i fazave hënore, të gjahtarëve dhe mbledhësve të frutave, evoluoi në një kalendar rudimentar në fushat e Skocisë, me ndjekjen e muajve hënorë dhe ndryshimin e stinëve.

Ndërsa qytetërimet e botës evoluuan, secili prej tyre zhvilloi kalendarët individuale në bazë të fazave hënore dhe sezoneve të korrjes. Kalendari Babilonian e fillonte muajin e ri, kur një hënë në rritje shfaqej ulët në horizont në qiellin perëndimor. Kalendari i shumë-studiuar dhe kompleks Maja, i kishte muaj me 20 ditë dhe dy kalendarë vjetorë, Ciklin e Shenjtë 260 ditor dhe Vitin normal 365-ditor. Çdo 52 vjet, këto dy kalendarë pikëtakoheshin dhe krijonin një “pako”, që ishte afërsisht e barabartë me shekujt tonë modernë 100- vjeçarë.

Teksa Perandoria Romake u rrit gjatë shekujve të fundit Para Krishtit, ajo krijoi kalendarin e vert që ia imponoi armiqve që kishte pushtuar. Me ndihmën e Sosigjenit, një astronom i njohur nga Aleksandria, Jul Çezari ndihmoi në zhvillimin e një kalendar të ri në vitin 46 Para Krishtit, të bazuar në kalendarin romak.

Kalendari Julian kishte 365 ditë në vit (me një vit të brishtë çdo katër vjet), të ndarë në dymbëdhjetë muaj. Ai bazohej tek dielli (një vit tropikal), dhe jo hëna. Duke filluar nga 1 janari i vitit 45, kalendari Julian ishte mbizotërues në shumë vende të botës për 1600 vitet e ardhshme, deri kur Papa Gregori XIII hartoi kalendarin gregorian në vitin 1582.

Arsyeja për këtë (përveç fuqisë dhe ndikimit) ishte e 3-fishtë: ai donte të sigurohej që festimi i Pashkëve të përkonte gjithmonë me ekuinoksin e pranverës; të fshinte gabimin 10-ditor që ishte akumuluar gjatë 1600 viteve të fundit, për shkak se çdo vit në kalendarin Julian, kishte qenë afërsisht 11 minuta dhe 14 sekonda më i gjatë se sa në vitin gregorian; dhe të ndryshonte vitin e brishtë nga 1 çdo 4 katër vjet, në 97 nga çdo 400 vjet (çdo 4.124 vjet), në mënyrë që akumulimi i ditëve të mos ndodhte sërish.  Rishikimet e Papa Gregorit mbetën, dhe kalendari Gregorian është ende sot në përdorim.

Historiani gjerman, Heribert Illig botoi për herë të parë në vitin 1991, ato që ai besonte se janë realisht 297 vitet e zhdukur nga koha, dhe se ne sipas kësaj llogaritje nuk jetojmë në vitin 2017, por në vitin 1720. Këto vite janë zhdukur ose “rastësisht, nga keqinterpretimi i dokumenteve apo përmes një falsifikimi të paramenduar”.

Një pjesë e kohës që mungon, me siguri mund të llogaritet për shkak të zhdukjes së kalendarëve gjatë shekujve, gjë që çoi në keqllogaritje dhe gabime njerëzore. Dhe pas shumë shekujsh, sipas Illig, koha e munguar duhet ketë mbërritur në 297 vjet. Në fakt, një përllogaritje e thjeshtë zbuloi se Papa Gregori kishte bërë një gabim … kishte llogaritur gati 13 dhe jo 10 ditë të akumuluara gjatë 1600 vjetëve në kalendarin Julian.

Ky ishte qartazi një gabim njerëzor. Por pyetja sërish mbetet:ku ka shkuar e gjithë ajo kohë? Historiani tjetër, koleg i Illig, dhe besimtar i Hipotezës së Kohës Fantazmë, Dr. Hans-Ulrih Nimic, citon në një studim të vitit 1995 (dhe të rishikuar në vitin 2003) disa shembuj të dëshmive, që të paktën sipas tij provojnë se vitet 614-917 nuk janë regjistruar në histori.

Katedralja e Ahenit, që mendohet të jetë ndërtuar në vitin 800 Pas Krishtit, kishte ngjashmëri arkitekturore me faltoret e ndërtuara mbi 200 vjet më vonë. Gjatë kësaj periudhe kohore, Perandoria Bizantine ndërmori reforma të mëdha qeveritare, por “s’ka asnjë burim historik që ta vërtetojë atë periudhë”.

Nimiç përdor si provë mungesën e dokumentacionit të ekspansionit të gjerë të fesë islame në Persi dhe në Evropë, dhe pasivitetit të hebrenjve gjatë kohës së trazirave të mëdha. Duke lidhur të gjitha fijet, shpjegon Nimiç, bëhet e qartë se mungojnë plot 297 vjet nga historitë e kulturave dhe qytetërimeve të ndryshme.

Në fundin e studimit të tij, Nimiç shtron pyetjen që do të lindte kryesisht tek lexuesve:”Kush (kur, si dhe pse) e ka falsifikuar historinë duke i shtuar artificialisht gati 300 vjet?”. Ai argumenton se Kisha Katolike ka falsifikuar në mënyrë të vazhdueshme dokumentet që mbrojnë teologjinë e saj, e cila sipas tij, është e njohur në të gjitha qarqet historike.

Falsifikimi i dokumenteve për t’u perceptuar si më të vjetra  nga sa janë në realitet, ishte një metodë e njohur për t’i rritur besueshmërinë një feje relativisht të re. Një tjetër teori përqendrohet rreth perandorit romak Otto III, dhe dëshirës së tij për të siguruar që mbretërimi i vet të ndodhte në vitin 1000 Pas Krishtit, si për të treguar se ai e mbërriti “Mijëvjeçarin e Krishterë”.

Për ta bërë këtë, falsifikoi vitet për të mbushur kohën e humbur (dhe trilloi Karlin e Madh sipas imazhit të tij – i cili “ka jetuar” nga vitet 742-814). Nimic gjithashtu hipotetizon se (me ndihmën e “bizantinistit të famshëm” Peter Shrajner), se Perandori Konstandini VII, e rishikoi të gjithë historinë bizantine, dhe urdhëroi “përkthyesit” të shkatërronin dokumentet origjinale.

“Nuk është e rëndësishme të shpjegohet motivimi i perandorit Konstantin. Unë vetëm dua të tregoj, se veprimi i rishkrimit dhe falsifikimit të ngjarjeve, ka ndodhur. Nëse kjo mund të ndodhte në Bizant, atëherë mund të ketë ndodhur në çdo vend tjetër”- thekson historian gjerman.

Kjo është pikërisht arsyeja pse historianët e tjerë besojnë se hipoteza e “kohës fantazmë” është e vështirë për t’u kuptuar. Të gjitha provat që citojnë si Nimic ashtu edhe Illig janë rrethanore. Dhe ky është një rasti i ngjashëm me atë të Santa Klausit. Nëse askush nuk ka parë prova se ai nuk ekziston, ai mund të ekzistojë.

Përveç kësaj, nëse këto 297 vite kanë humbur, atëherë kjo do të thotë se shumë figura historike (dhe jo vetëm Karli i Madh) nuk kanë ekzistuar kurrë, dhe do të kërkonte një komplot që do të qe i pamundur. Për shembull, Dinastia Tang supozohet se ka ekzistuar në Kinë gjatë viteve 618-907, pikërisht në periudhën e kohës së zhdukur.

Sipas Stiven Daç, profesor i Shkencave të Aplikuara të Natyrës në Universitetin e Uiskonsinit, që kjo hipotezë të jetë e vërtetë, duhet që “dikush nga Evropa mesjetare të kishte bindur kinezët të krijonin një dinasti të rreme, të pajisur edhe me arkiva të falsifikuara”.  Duke marrë të gjitha informacionet dhe provat, duket se përgjigja e pyetjes fillestare “ku ka shkuar koha ?” është: absolutisht asgjëkundi.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: hipotezatkohazhdukur

TË LIDHURA

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën lavaman?
Kuriozitete

Pse nuk duhet ta ruajmë vajin e ullirit në raftet nën lavaman?

17:33 | 03/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë
Kuriozitete

Mungesa e komunikimit: 10 sjellje që ‘e heshtin’ dashurinë

20:58 | 30/05/2025
Next Post
Superkupa e Evropës, ja lojtarët që do të hedhin në fushë Zidane dhe Mourinho

Superkupa e Evropës, ja lojtarët që do të hedhin në fushë Zidane dhe Mourinho

ANALIZA/“Brezi i verdhë” i SHBA-ve kundër Kinës

ANALIZA/“Brezi i verdhë” i SHBA-ve kundër Kinës

Çfarë po ndodh me Bashën dhe ku po shkon PD-ja?

Çfarë po ndodh me Bashën dhe ku po shkon PD-ja?

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë
Aktualitet

Fituesit për vilat qeveritare: Vlora luksoze, Velipoja me traditë

by mirseda
21:33 | 04/06/2025
0

Juria shpalli këtë të mërkurë fituesit e dy projekteve që do të rijetëzojnë dhe rikonceptojnë vilat qeveritare...

Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin

Zgjedhjet e 11 majit/ KAS vendos nesër për Kukësin

21:29 | 04/06/2025
Armando Broja në qendër të merkatos, ja klubi i njohur që po monitoron situatën e sulmuesit shqiptar

Armando Broja në qendër të merkatos, ja klubi i njohur që po monitoron situatën e sulmuesit shqiptar

21:25 | 04/06/2025
Tymi nga zjarret masive në Kanada mbulon një të tretën e SHBA, ndotja e ajrit arrin në nivele të rrezikshme

Tymi nga zjarret masive në Kanada mbulon një të tretën e SHBA, ndotja e ajrit arrin në nivele të rrezikshme

21:08 | 04/06/2025
Hapja e kazinove në Shqipëri: Qeveria kërkon 1.2 mld lekë kapital dhe certifikatë 5 yje

Hapja e kazinove në Shqipëri: Qeveria kërkon 1.2 mld lekë kapital dhe certifikatë 5 yje

20:50 | 04/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com