Dy policë janë vënë në pranga, pasi rezultonin se kryenin grabitje me dhunë në zonën e Liqenit Artificial. Dy policët janë mbajtur nën vëzhgim për disa javë dhe mëngjesin e sotëm janë arrestuar, bëjnë me dije burime për “Top Channel”.
Si autor i këtyre ngjarjeve u arrestua polici i Patrullës së komisariatit nr 1. Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç.
Për rastin është njoftuar dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore e cila po kryen veprimet.
Muajt e fundit në komisariatin nr. 1 në kryeqytet, ishin rritur rastet e grabitjeve të celularëve apo sendeve me vlere në zonën e Liqenit Artificial, denoncuar nga qytetarë që dilnin për shëtitje.