E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Kryen 30 operacione, për tu bërë si Ricky Martin

Francisco Mariano Javier Ibanez, më në fund ka pranuar se është i varur pas operacioneve për t’u dukur si Ricky Martin, pas një beteje me obezitetin.

“Kur fillova të bëja operacione, e dija se gjërat po dilnin jashtë kontrollit dhe se kishte gjëra që nuk ishin të shëndetshme për mua”.

Ibanez, i cili ka shpenzuar mbi 7.290 funte për procedurat estetike, tha se dëshira e tij për t’u dukur si Ricky Martin filloi shumë kohë më parë, kur njerëzit thanë se kishte një ngjashmëri mes tij dhe këngëtarit.”Kjo filloi shumë kohë më parë, kur më thanë se kisha një ngjashmëri me Ricky Martin. E mora si shaka, por fillova të bëja disa ndryshime dhe ngjashmëria u rrit”.

Më pas Ibanez vendosi të shkojë deri në fund, duke thënë: “Kam marrë një foto të tij, kuptova që më pëlqente dhe, si çdo gjë në jetë, kur diçka më pëlqen, shkoj drejt saj. Tani jam në gjendje të kuptoj se gjëja ideale është të jesh vetvetja, jo dikush tjetër. Por u desh pak kohë për ta kuptuar këtë”.

Ai filloi operacionin estetik, pasi luftoi me obezitetin në moshën 12-vjeçare dhe zbuloi se si u sulmua nga babai i tij.

Burimi i lajmit: dailystar. Përshtatur nga Tirana Today

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...