Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Kryeministri gënjeu për oxhakun 18 mijë euro, ja e vërteta”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Kryeministri gënjeu për oxhakun 18 mijë euro, ja e vërteta”

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kryeministrit Rama. Këtë herë, zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka publikuar të dhëna nga deklaratat e tatimeve të mikut të Ramës, Adrian Dule.

Zhupa tha se kryeministri ka gënjyer lidhur me oxhakun 18 mijë euro, për të cilin tha se nuk ishte i tij po i një shokut të tij qeramist, në studion e së cilit shkonte për të pikturuar.

“Ai (Dule) figuron si një person me zero transaksione financiare. Nga historiku i të dyja aktiviteteve që ka krijuar, rezulton se ai nuk ka shitur asnjë punim të tij, duke mos i paguar shtetit asnjë qindarkë në tatime.

Historiku tatimor provon se shoqëria “AD” e mikut të kryeministrit, ka shpallur falimentim në vitin 2012, duke patur të deklaruar zero hyrje dalje ndër vite. Miku i kryeministrit, që mori përsipër pronësinë e oxhakut 18 mijë euro, rezulton se, i regjistruar si person juridik me emrin “Aramika Studio” në vitin 2017, sërish është i deklaruar me zero fitim”, tha ndër të tjera zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Deklarata e plotë:

Shqiptarët do të shohin sot pasdite në parlament një qeveri të kalbëzuar nga korrupsioni, shefi i të cilës duhet të ishtë sot në pranga për fshehje pasurie dhe pastrim parash.

Shqiptarët duhet ta dinë, se, sa herë ka folur për pasurinë e tij, Edi Rama ka gënjyer!

Kur nuk ka justifikuar dot pasurinë për ndërtimin e vilës superluksoze në Surrel, ka përdorur gruan.

Kur nuk ka justifikuar dot jetën luksoze dhe oxhakun 18 mijë euro, Edi Rama, ka përdorur shokun. Një veprim i njohur ky për Edi Ramën, i cili, sa herë nuk fiton dot zgjedhjet me votë të lirë, përdor paranë dhe krimin.

Të gjithë e mbajnë mend deklaratën e kryeministrit se oxhaku i varur superluksoz nuk i përkiste atij, por personit që paguan qeranë e studios së qeramikës, të cilën Edi Rama pohon se e përdor për punët e tij private.

Partia Demokratike po provon sot me dokumenta zyrtarë se Edi Rama gënjen për të fshehur pasurinë e tij dhe jetën prej sheiku që ai bën nga zhvatja e shqiptarëve.

Në librin e tatimeve, miku i kryeministrit, Adrian Dule, figuron si një person me zero transaksione financiare. Nga historiku i të dyja aktiviteteve që ka krijuar, rezulton se ai nuk ka shitur asnjë punim të tij, duke mos i paguar shtetit asnjë qindarkë në tatime.

Historiku tatimor provon se shoqëria “AD” e mikut të kryeministrit, ka shpallur falimentim në vitin 2012, duke patur të deklaruar zero hyrje dalje ndër vite. Miku i kryeministrit, që mori përsipër pronësinë e oxhakut 18 mijë euro, rezulton se, i regjistruar si person juridik me emrin “Aramika Studio” në vitin 2017, sërish është i deklaruar me zero fitim.

Me deklarimet e tij në tatime, miku i kryeministrit nuk justifikon dot as shpenzimet për të paguar qeranë e studios, jo më të ketë aq para sa për të blerë oxhakun e famshëm 18 mijë euro me të cilin u shfaq Edi Rama.

Faturat tatimore me zero hyrje dalje faktojnë gënjeshtrën e Edi Ramës për oxhakun luksoz. Kryeministri jo vetëm gënjen për të fshehur pasurinë e tij, por është e qartë se ka urdhëruar tatimet të qëndrojnë larg studios ku ai ushtron aktivitetin e tij privat. Të dyja janë vepra të rënda penale dhe dënohen me burg.

Frika nga burgu është arsyeja pse Edi Rama, që përgojon gjithë Tiranën, ka mbyllur gojën dhe hesht për pasurinë e pajustifikuar.

Frika nga burgu ka detyruar Edi Ramën t’u mbyllë gojën edhe mediave kryesore të vendit, që të mos flasin, të mos pyesin, të mos u thonë shqiptarëve se kryeministri nuk justifikon të paktën 300 milionë lekë në deklaratën e pasurisë për ndërtimin e vilës superluksoze në Surrel.

Edi Rama është i zënë në kurth, sepse një hetim i pavarur do të zbulonte se sarajet në Surrel kushtojnë jo më pak se 2 milionë euro dhe luksi në të cilin jeton, me oxhak 18 mijë euro, është fryt i korrupsionit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Heshtja nuk e ndihmon dot më!

Ka ardhur koha që Edi Rama, i cili ka ngritur një sistem të tërë policor për gjobitjen e çdo tregtari për moslëshimin e një fature tatimore, të japë llogari para drejtësisë dhe para shqiptarëve!

TË LIDHURA

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

17:53 | 18/07/2025
Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit
Aktualitet

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Next Post
Zyrtarizimi i gjuhës shqipe/ Meta i dërgon mesazh urimi Talat Xhaferit

Zyrtarizimi i gjuhës shqipe/ Meta i dërgon mesazh urimi Talat Xhaferit

Fotoja mbi elefant indinjon ndjekësit, Genc Prelvukaj i kthehet keq komentueses

Fotoja mbi elefant indinjon ndjekësit, Genc Prelvukaj i kthehet keq komentueses

Mesazhet/Qytetari tallet me Ramën: “Eskobari” u mërzit duke lozur hapa-dollapa, ndaj doli

Mesazhet/Qytetari tallet me Ramën: "Eskobari" u mërzit duke lozur hapa-dollapa, ndaj doli

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime
Politikë

“Eskortat në burg? Ç’ka këtu!”, avokati i Metës shpërthen: Problemi është korrupsioni, jo takimet intime

by mirseda
17:53 | 18/07/2025
0

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, i ka vënë kapakun debatit për takimet intime të të dënuarve,...

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

Dy vatra zjarri ende aktive, Lura mbetet problem për shuarjen e flakëve

17:24 | 18/07/2025
Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

Momentet e para të Dafinës dhe Kreshnikut me djalin

17:04 | 18/07/2025
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com