Teksa pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, partitë politike kanë ndezur motorët për fushatën elektorale.
Për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, qytetarët duhet të japin forca drejt 25 prillit ditës së zgjedhjeve, që sipas saj, do jetë dita kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve.
”Të gjithë duhet t’i japim forca drejt 25 prillit 2021, dita kur shteti do rikthehet në shërbim të qytetarëve dhe rinisë së mrekullueshme që kemi’’, shkruan Kryemadhi në Facebook.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/3186709958108391
Ndërkohë, PS ka depozituar në Kuvend draftin për listat e hapura dhe koalicionet, dhe pritet të diskutohet në ditët në vijim në Komisionin e Ligjeve.
Deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshillin Politik ende s’ka konsensus.