Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar dje nga Durrësi se rruga e vetme e largimit të Ramës mbeten protestat mbarëpopullore. Në një takim të zhvilluar me strukturat e kësaj force në qytetin bregdetar, ajo tha se zgjidhja e vetme mbeten protestat.
“Bashkëpunim në të gjitha nivelet me partitë opozitare. Opozita është bashkë kundra këtij kryeministri.
Politika e Rilindjes mbolli varfëri dhe krim në vend, ndaj dhe rruga e vetme e largimit të Ramës janë protestat mbarëpopullore”.