Kryemadhi nxjerr emrin: Kush po përgatitet për të zëvendësuar Ramën
Kryetarja e LSI-Monika Kryemadhi ka dhënë një prononcim për mediat, pasi ka dalë së bashku me Nokën dhe Bardhin nga Drejtoria e Policisë.
Kryemadhi tha se ata dhanë një ultimatum që 14 të shoqëruarit të lirohen menjëherë dhe prokuroria të mos merret me fëmijët e shqiptarëve, por me të korruptuarit.
Ish-deputetja tha se protesta ishte paqësore, ndërsa akuzoi Ramën se po keqpërdor Policinë e Shtetit.
Në fund të fjalës së saj, ajo pati edhe një batutë për Lleshajn, për të cilin tha se po përgatitet për të zëvendësuar kryeministrin Rama.
Fjala e plotë e Kryemadhit:
Ne jemi këtu për të treguar që çdo ditë dhe më shumë, frika dhe paniku në të cilën e ka përfshirë Ramën dhe grupin e tij e bën që të bëjë gabime
Ka shoqëruar mbi 14 djem të ditëlindjes 95, sot ka qenë një nga protesta më paqësore, s’ka pasur as dhunë. Por dashuri dhe respekt të qytetarëve ndaj policisë.
Paniku dhe frika e makthet e Ramës detyron segmentet e policisë për të arrestuar fëmijët e shqiptarëve.
Ne lamë ultimatumin tonë, të dalin djemtë sa më shpejt. Ne jemi këtu dhe s’do ndalojmë derisa ata të ndalin, nuk kanë bërë asgjë, nuk kanë thyer asnjë ligj.
I bëj thirrje prokurorisë të arrestojë Gjiknurin, çdo njeri që grabit paratë e shqiptarëve, mos të arrestojë fëmijët e shqiptarëve. Janë shoqëruar për verifikim, ne po presim që të dalin sa më shpejt.
Po përdor në mënyrë makabre Policinë e Shtetit, 95% e këtyre policëve janë më të nervozuar dhe kanë urrejtjen më të madhe, janë njerëzit më të përdorur nga shteti në mënyrën më të keqe.
Twitterin e Lleshit ia ka shkruar Endri Fuga, jam e bindur që Lleshaj po bëhet gati për kryeministër që kur ka filluar të japë leksione nëpër universitete./ Tirana Today