Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shpërndarë një artikull në median ndërkombëtare, ndërsa rendit disa nga problematikat që po kalon Shqipëria.
Në artikullin e publikuar nga “European Interest”, Kryemadhi shprehet e zhgënjyer me klasë politike të Shqipërisë, që sipas saj, kanë bërë shumë pak për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë në këto 27 vite demokraci.
Gjithashtu ajo risjellë në vëmendje se në një kohë shumë të shkurtër janë larguar nga Shqipëria rreth 300 mijë shqiptarë, për shkak të mungesës së shpresës në vendin e tyre, ndërsa kjo sipas saj duhet të lexohet si një dështim i politikës për të trajtuar nevojat që kanë shqiptarët.
Kjo është sfida madhore me të cilën Shqipëria po përballet – të kurojë “plagën” e eksodit të shqiptarëve dhe të krijojë një “Evropë të vogël” në Shqipëri, duke e kthyer këtë “ikje të trurit” në “kthim të trurit”, njëkohësisht duke tërhequr Investimet e Huaja Direkte në vend në funksion të zhvillimit të mëtejshëm-shkruan ajo.Shrimi i plotë i Monika Kryemadhit në European Interest
Shqipëria përballet me sfida të shumta në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që shpresohet se hapja e negociatave me Brukselin të ndodhë vitin e ardhshëm. Pavarësisht ndryshimeve të jashtëzakonshme që vendi ka përjetuar në 27 vitet e fundit, që nga përmbysja e diktaturës së Hoxhës, qeveria dhe elita e saj politike nuk kanë qenë të afta të përmbushin pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë-
Ekonomia shqiptare ka vuajtur për dekada të tëra, pasi pasuria është përqendruar gjithnjë e më shumë tek elitat e Shqipërisë, në kurriz të familjeve të thjeshta shqiptare. Ky dëshpërim ekonomik ka detyruar një numër të konsiderueshëm shqiptarësh të lëvizin jashtë vendit. Së paku 1/3 e popullsisë së saj ka emigruar në BE dhe në mbarë botën, si dhe 300,000 shqiptarë kanë ikur nga vendi vetëm në 4 vitet e fundit.
Për shkak të këtij eksodi masiv, ekonomia shqiptare për shumë vite ka qenë e varur kryesisht nga dërgesat e emigrantëve shqiptarë në Evropë dhe më gjerë. Megjithatë, ky burim i financimit për konsumin e brendshëm dhe investimet private është shteruar dukshëm kohët e fundit. Ndërlikimi i mëtejshëm i situatës ekonomike të Shqipërisë është përpjekja e dështuar për të tërhequr Investimet e Huaja Direkte, kryesisht për shkak të pamundësisë së krijimit të një modeli ekonomik me kornizën e duhur fiskale dhe ligjore, e gatshme për të tërhequr investitorë të huaj strategjikë.
Kjo është sfida madhore me të cilën Shqipëria po përballet – të kurojë “plagën” e eksodit të shqiptarëve dhe të krijojë një “Evropë të vogël” në Shqipëri, duke e kthyer këtë “ikje të trurit” në “kthim të trurit”, njëkohësisht duke tërhequr Investimet e Huaja Direkte në vend në funksion të zhvillimit të mëtejshëm.
Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme për të ofruar. Megjithatë, është për të ardhur keq që shumica e evropianëve dinë shumë pak për vendin tonë të bukur, për shkak se kryesisht titujt e mediave të huaja targetojnë lajme sensacionale negative rreth krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.
Shqipëria ka shumë histori individuale të suksesit të shqiptarëve që shkruajnë faqen e tyre të historisë në fusha të ndryshme të jetës sociale dhe ekonomike në vendet pritëse në Evropë e gjetkë, nga jeta politike deri në art dhe sport.
Të drejtosh një prej partive kryesore të opozitës në Shqipëri, Lëvizjen Socialiste për Integrim, është një sfidë e stërmadhe, jo vetëm për mua personalisht por më së shumti për të kapërcyer shumë pengesa që po përballet vendi ynë, sidomos për të adresuar problemet e të rinjve shqiptarë.
Shqipëria ka një nevojë urgjente për të krijuar një “mendësi të re të politike”, e cila është larg konflikteve të brendshme politike dhe përqendrohet në sfidat dhe oportunitetet me të cilat Shqipëria do të përballet në rrugën e saj drejt integrimit në BE.
Politikat tona publike duhet të kenë një vizion dhe strategji të qartë, si dhe duhet të arrijnë një konsensus mbarëkombëtar, kur bëhet fjalë për të trajtuar dhe zgjidhur çështjet kryesore ekonomike, punësimin e të rinjve, fuqizimin e grave, arsimin bashkëkohor dhe kujdesin shëndetësor universal për të gjithë shqiptarët.
Mua personalisht është rinia e Shqipërisë që më jep frymëzim. Kam parë shumë të rinj me energji të pashtershme që duan të përfshihen në politikë për të sjellë ndryshimin dhe modernizimin e shoqërisë tonë. Në këtë botë të re të globalizimit, fituesit e vërtetë janë ato që përshtaten shpejt dhe përqafojnë një filozofi politike të ndryshimit. Shqipëria është ende një nga popullsitë më të reja në Evropë, me një moshë mesatare prej 31 vjeç, por së shpejti mund të bashkohemi me vendet e zhvilluara në “klubin e plakjes së shpejtë të popullsisë”.
Kjo është edhe një arsye më tepër se përse ne kemi nevojë për gjeneratën tonë të re, që të ndërtojë të ardhmen e saj në Shqipëri dhe jo diku tjetër.
Stabiliteti nuk duhet të merret si i mirëqenë në këtë botën tonë dinamike, dhe më e rëndësishmja nuk duhet të konsiderohet si alternativë zëvendësuese për rritjen ekonomike dhe zhvillimin gjithëpërfshirës.Evropa po përballet me sfida të reja, kryesisht për shkak të hendekut të madh dhe mospërputhjes së retorikës politike me rezultatet zhgënjyese të realitetit dhe pritshmërive të njerëzve. Natyrisht sfidat dhe problemet globale kërkojnë zgjidhje globale.
Procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i udhëhequr nga vullneti i fortë i Kancelares Merkel, është një shenjë inkurajuese që Brukseli të mbështesë fuqimisht anëtarësimin në BE të të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë. Sidoqoftë, ne jemi të vetëdijshëm se duhet ta kalojmë testin dhe të bëjmë “detyrat e shtëpisë”, mbi të gjitha për hir të popullit tonë.
Praktikisht, kjo do të thotë fuqizim i mirëqeverisjes që përshpejton “axhendën e reformave” për të forcuar sundimin e ligjit, për të zbatuar plotësisht dhe në mënyrë të paanshme Reformën e re në Drejtësi, për të luftuar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për të reduktuar varfërinë dhe pabarazinë, për të përmirësuar ndjeshëm klimën e biznesit, për të tërhequr Investime të Huaja Direkte, në mënyrë që të kemi më shumë vende pune për të rinjtë dhe një pjesëmarrje më të lartë të grave në tregun e punës. Shkrim i publikuar ne European Interest.
Unë besoj se sot shoqëria shqiptare po përballet me një çështje ekzistenciale, të gjithë të rinjtë shqiptarë kanë të drejtën për të bërë zgjedhjen e tyre personale: ose të qëndrojnë në Shqipëri për të kontribuar në ndërtimin e vendit tonë ose të largohen nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë.
Kryesisht është në dorën tonë, si politikanë, nëse ne do të jemi të aftë të japim përgjigjet e duhura, drejtimin e qartë dhe motivimin solid karshi pritshmërive të të rinjve tanë, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë vendin tonë brenda një kohe të shkurtër, për të krijuar një Shqipëri më të mirë dhe më të begatë. PËRSHTATI TIRANA TODAY.