Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj është një prej viktimave të tërmetit që goditi vendin në 26 nëntor. Ai ndodhej në zonën e Kavalishencës në Durrës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimin e gjetën të pajetë nën rrënojat e godinës.
Lidhur më këtë rast, ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari shkruan në “Facebook”- un e tij se ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duhet të mbajë përgjegjësi direkte për vdekjen e kryekomisarit.
“Sander Lleshi duhet te mbaje pergjegjesi drejtperdrejt per humbjen e jetes se Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, jo vetem per mosveprim pas termetit te 21 shtatorit por dhe per emerime nepotike”, shkruan Braimllari.