Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, i ka bërë thirrje pozitës dhe opozitës në Kosovë që të dialogojnë për çështje të rëndësishme, si lufta kundër krimit të organizuar e demarkacioni me Malin e Zi.
“Inkurajoj pozitën dhe opozitën për një dialog, sepse vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe miratimi i demarkacionit duhen përmbushur për të pasur liberalizim vizash për Kosovën”, ka thënë Wallstrom.
Më herët diplomatja suedeze u shpreh se edhe dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë. Këto komente, ajo i bëri pas një takimi që pati me homologun e saj kosovar, Enver Hoxhaj.