Bashkimi Evropian po kërkon me ngulm zhvillimin e një procesi normal zgjedhor demokratik, i cili sipas diplomatëve të huaj duhet të zhvillohet më 18 qershor dhe se opozita e zgjodhi me vetëdije bojkotin dhe nuk pranoi të garojë në këto zgjedhje. Ndërsa shpreh hapur zhgënjimin me politikanët shqiptarë.
Për këtë arsye, institucionet e Bashkimit Evropian i kanë adresuar klasës politike tre mesazhe në dy ditë nga drejtuesit e saj më të lartë. Letra “shuplakë” që Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn dërgoi ditën e djeshme për klasën politike shqiptare dhe situatën e rënduar politike, u pasua nga eurodeputetët Eduard Kukan dhe Knut Flekcenstein.
Duke mbështetur deklaratën e Hahn, Kukan dhe Flekcenstein theksuan gjendjen e rëndë politike në të cilën është përfshirë vendi prej disa muajsh dhe kur procesi zgjedhor i 18 qershorit pritet të zhvillohet pa pjesëmarrjen e opozitës.
Për këtë arsye, Fleckenstein shpreh shqetësimin e tij se edhe pas bisedimeve me diplomatët amerikanë, ku mund të përmendim këtu senatorin John McCain ende nuk është gjetur një zgjidhje politike.
“E mbështes këtë mesazh që u është drejtuar shqiptarëve (i referohet letrës së Hahn. Gjithashtu, pas bisedimeve në SHBA, të gjithë janë të shqetësuar dhe të mërzitur me këtë situatë politike. Përgjegjësia është e qartë”, shkruan Fleckenstein në mesazhin e tij në Twitter.