Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kriza me emigrantët në Spanjë ekspozon të metat në politikën e jashtme të BE-së

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Kriza me emigrantët në Spanjë ekspozon të metat në politikën e jashtme të BE-së

AP Photo/Mosa'ab Elshamy

Nga Lorne Cook “Associated Press”

BRUKSEL (AP) – Pamjet e qindra emigrantëve, që notojnë ose ngjiten në gardhet që ndajnë territorin e minoritetit spanjoll të Ceuta-s nga pjesa tjetër e Afrikës këtë javë, janë një kujtesë e zymtë se sa i varur mund të jetë Bashkimi Evropian nga tekat e vendeve që zgjedhin të paguajnë për të zbatuar politikën e tyre të migracionit.

Që kur mbi 1 milion emigrantë hynë në BE në 2015-ën, shumica e tyre refugjatë që largoheshin nga konflikti në Siri, blloku më i madh tregtar në botë ka shpenzuar shuma të mëdha në përpjekje për t’u siguruar që emigrantët të mos nisen më për në Europë duke ndërmarrë ekskursione të lodhshme në rrugë tokësore ose lundrime të rrezikshme në det .

BE i ka dhënë miliarda euro dhe stimuj të tjerë Turqisë, për shembull, për të parandaluar ardhjen e njerëzve për në Evropë. Megjithatë, pak më shumë se një vit më parë, qeveria e Ankarasë përcolli mijëra emigrantë përtej kufirit tokësor me Greqinë, duke shkaktuar dhunë që gati u përshkallëzua në konflikt të hapur.

Kjo mosmarrëveshje kishte të bënte me pikëpamjen e Turqisë se BE-ja nuk kishte arritur të mbështeste gjerësisht pushtimin e saj në Sirinë veriore. Që atëherë, blloku prej 27 vendesh ka kontribuuar në heshtje për të gjallëruar marrëveshjen BE-Turqi, duke ofruar edhe më shumë para dhe stimuj tregtarë.

Ndoshta autoritetet marokene po përdorin të njëjtin manual si dhe kur një vend i BE-së ndërmerr një veprim që edhe ata e konsiderojnë të papranueshëm. “Maroku po luan me jetën e njerëzve. Ata nuk duhet të përdorin njerëzit, përfshirë qytetarët e tyre, si pengje në një lojë politike,” tha Virginia Álvarez, shefja e politikës së brendshme të ‘Amnesty International’ në Spanjë.

Ajo që është e qartë është se më shumë se 8,000 njerëz depërtuan territorin spanjoll në dy ditë këtë javë. Shumë prej tyre kanë rrezikuar jetën duke notuar rreth një kroi për të arritur një plazh në anën evropiane.

Hanne Beirens, drejtoreshë e Institutit të Politikave të Migracionit, i tha Associated Press-it se emigrimi mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në tryezën e negociatave kur BE të hartojë marrëveshje me vendet e jashtme, cilado qoftë natyra e tyre.

“Sot, nëse si një vend i tretë ke kartën e emigracionit në dorën, je një lojtar i fuqishëm,” tha Beirens.

Fluksi i emigrantëve në 2015 ishte një pikë kthese për Europën. Prurjet përmbytën qendrat e pritjes dhe shkatërruan politikën joadekuate të BE-së për azilin. Kombet janë grindur se kush duhet të marrë përgjegjësinë për njerëzit që zbresin në brigjet e Evropës. Këto mosmarrëveshje vazhdojnë.

Regjistrimet këto ditë janë vetëm një pengesë krahasuar me 2015-ën. Në të kundërt, barra për Libanin dhe Jordaninë, apo Turqinë e vogël dhe të varfër, ku strehohen rreth 3.7 milion refugjatë sirianë, është shumë më e madhe.

Por dështimi i BE-së, që është shtëpia e 27 vendeve nga më të pasurat në botë, në gjetjen e një mënyre të drejtë për të menaxhuar njerëzit që kërkojnë strehim, ose një jetë më të mirë, është në themel të një prej krizave të saj më të mëdha politike.

“Bllokada e BE-së për këtë vit (2021) akoma dridhet nga ideja e valëve të reja të emigrantëve që vijnë dhe përballen me çështjet si kush do t’i punësojë, kush do t’i kthejë përsëri. Pra, kjo është një punë vërtet e madhe, ”tha Beirens.

Gjashtë vite më parë, BE-ja mbylli marrëveshjen me Turqinë që u vlerësua për ngadalësimin e prurjeve të migrantëve deri në pushim. Që atëherë është përdorur si model për marrëveshje të ngjashme me Marokun dhe Tunizinë, ku zyrtari më i lartë i emigracionit në BE drejtohet për bisedime të mëtejshme të enjten.

Qindra miliona euro janë shpenzuar gjithashtu në Libinë kaotike, pika fillestare për shumë migrantë që u drejtuan për në Evropë.

Maroku është përfituesi i dytë më i madh i ndihmës për emigracionin në atë rajon, duke marrë rreth 346 milion euro (422 milion dollarë). Por Rabat duket se ka përdorur kontrollin e tij në kufirin e Ceuta-s për të ndëshkuar Spanjën që lejoi mjekimin e një udhëheqësi të një grupi militant në Saharanë Perëndimore, një rajon i aneksuar nga Maroku në 1975-ën.

Në komentet e para publike mbi situatën në Ceuta një zyrtar maroken, Mostapha Hamid, ministër për të drejtat e njeriut, tha në një postim në Facebook, të martën, se vendimi i Spanjës për të pritur udhëheqësin e Frontit Polisario ishte “i pamatur, i papërgjegjshëm dhe plotësisht i papranueshëm “.

“Çfarë priste Spanja nga Maroku kur priti një anëtar të një grupi që ngre armët kundër mbretërisë?” u shpreh Hamid i çuditur.

Beirens pretendon se nuk ka ndonjë ide mbi motivet e Rabatit. Por në përgjithësi, tha ajo, një qasje “hakmarrëse” është bërë një lloj modeli për vendet e treta për të siguruar, nga njëra anë, mbështetje më të madhe për emigracionin, por gjithashtu – dhe kjo është shumë më e rëndësishme – për të përfunduar marrëveshjet tregtare në çështjet e punëve të jashtme dhe fusha të tjera të politikës.”

Ndërsa ngjarjet zhvilloheshin në Ceuta, Spanja të martën miratoi një transferim prej 30 milion € (37 milion dollarë) për të forcuar kontrollin e Marokut mbi flukset e emigracionit të parregullt. Madridi tha se paketa ekonomike tashmë ishte buxhetuar përpara zhvillimeve të fundit.

Nënkryetari i Komisionit Evropian Margaritis Schinas i tha Radios Kombëtare Spanjolle të mërkurën se “askush nuk mund të shantazhojë Bashkimin Evropian”.

Mund ta besosh këtë që ai thotë, por askush nuk dyshon se Maroku, Tunizia, Libia dhe Turqia, të gjithë kët, kanë kartën e vlefshme të emigracionit.

Aritz Parra në Madrid dhe Zeynep Bilginsoy në Stamboll, Turqi kontribuan për këtë raport.

Përktheu: Totila Kotorri/ Tirana Today

Burimi: https://apnews.com/article/spain-middle-east-africa-europe-migration-88b26aa5437982a2530902352dc72a3e

Tags: becuetaemigracioniemigrantetMarokspanje

TË LIDHURA

Trump nga Egjipti: Pa goditjen ndaj Iranit s’do të kishte plan paqeje për Gazën
Bota

Trump nga Egjipti: Pa goditjen ndaj Iranit s’do të kishte plan paqeje për Gazën

17:38 | 13/10/2025
SPAK dërgon për gjykim 11 persona për kontrabandë nafte në Durrës, mes tyre edhe një polic
Aktualitet

SPAK dërgon për gjykim 11 persona për kontrabandë nafte në Durrës, mes tyre edhe një polic

17:08 | 13/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’
Aktualitet

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Next Post
KAS hedh shortin, ja relatorët që do të vendosin për ”fatin” e zgjedhjeve

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: Janë arrestuar 5 persona, 11 nën hetim

Berisha ”non grata”/ Palmer: SHBA e merr seriozisht çështjen e korrupsionit

Berisha ''non grata''/ Palmer: SHBA e merr seriozisht çështjen e korrupsionit

“Dënimi i Llallës”, çfarë parashikoi ish prokurori Hajdari para 5 vitesh

“Dënimi i Llallës”, çfarë parashikoi ish prokurori Hajdari para 5 vitesh







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

Pse qindra qytetarë komentonin në Facebook pro vr*sjes së gjyqtarit?

09:38 | 07/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025
Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

Operacion në Tiranë, 3 të arrestuar në bulevard, ndalohet “Audi” me targa angleze

18:15 | 10/10/2025




TË FUNDIT

Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, trafik kilometrik në aksin dytësor Vorë–Maminas
Aktualitet

Bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës, trafik kilometrik në aksin dytësor Vorë–Maminas

by mirseda
18:17 | 13/10/2025
0

Një situatë e rënduar trafiku është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin dytësor Vorë–Maminas, si pasojë...

Manastirliu vijon turin në Tiranë: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit

Manastirliu vijon turin në Tiranë: Më shumë hapësira publike për fëmijët e të moshuarit

17:42 | 13/10/2025
Play Off i Botërorit? Sylvinho me “këmbë në tokë”: Nuk ka mbaruar ende asgjë, vendoset në nëntor

Play Off i Botërorit? Sylvinho me “këmbë në tokë”: Nuk ka mbaruar ende asgjë, vendoset në nëntor

17:40 | 13/10/2025
Trump nga Egjipti: Pa goditjen ndaj Iranit s’do të kishte plan paqeje për Gazën

Trump nga Egjipti: Pa goditjen ndaj Iranit s’do të kishte plan paqeje për Gazën

17:38 | 13/10/2025
Egla Ceno gati për një projekt të ri, ja çfarë paralajmëron aktorja

Egla Ceno gati për një projekt të ri, ja çfarë paralajmëron aktorja

17:12 | 13/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com