Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kriza e vaksinave, zbuloi të metat e mëdha nga të cilat vuan Bashkimi Evropian

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Kriza e vaksinave, zbuloi të metat e mëdha nga të cilat vuan Bashkimi Evropian

Nga: Martin Ivens “Bloomberg”

Ursula von der Lejen bëri gjënë e duhur javën e kaluar, pasi kishte provuar më herët gjithçka tjetër. Presidentja e Komisionit Evropian, kërkoi më në fund falje për dështimin e skemës së blerjes së vaksinave anti-Covid për gjithë kontinentin.

Ajo zhvilloi një betejë të dukshme disa javore për vaksinën, gjatë së cilës Von der Lejen u përplas kokë më kokë me kompaninë farmaceutike anglo-suedeze AstraZeneca Plc për sasinë e vaksinave, dhe kërcënoi të mbyllte kufirin tokësor në Irlandë-Britani për importet e vaksinave nga Bashkimi Evropian.

Por edhe Brukseli, që urren ta pranojë fajin, e pranoi më në fund se fushata e tij e vaksinimit ka qenë shumë e dobët. Dhe ky është një pranim që zbulon probleme më të thella në Evropën institucionale.

Thënë më qartë, BE-ja nuk është dhe aq efektive sa dëshiron të mendojë se është në shumë fusha të politikave, ku ajo ka marrë përgjegjësinë nga vendet anëtare. Gjithashtu ajo ka humbur dy mundësi për të qenë një pozitë më superiore se të tjerët gjatë muajve të fundit. Njëra është Brexit – një çështje ende përçarëse – që përfundoi me një marrëveshje tregtare, në krahasim me kaosin që kërcënuan kundërshtarët e tij më të zhurmshëm.

Një tjetër është Donald Trump, shembull i keqbesimit dhe politikës anti-liberale, që është rrëzuar nga pushteti. Efekti neto është se BE nuk mund të shkëlqejë më në skenën globale, për shkak të kontrastit me Trumpin e lig dhe gabimet e Boris Xhonsonit.

Brukseli është i dizenjuar të funksionojë mirë në shumë fronte, por kjo nuk po ndodh dhe elektoratet po e shohin këtë. Blloku më i madh ekonomik në botë, po tregohet kaotik edhe si një kampion i demokracisë. Ai ka rezerva të mëdha të fuqisë së butë, por i përdor rrallë ato.

Nën udhëheqjen e saj kryesisht gjermane, ajo ka shumë vështirësi në ndërthurjen e realpolitikës komerciale, me qëllimin e tij të deklaruar për të mbështetur për pluralizmin, dhe për të inkurajuar demokracinë në Evropën Lindore dhe gjetkë.

Dështimi me vaksinimin, solli edhe një pasojë tjetër. Gjatë një vizite që zhvilloi në Moskë në fillim të javës së shkuar, shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell, ishte i buzëqeshur ndërsa vlerësoi vaksinën ruse “Sputnik V”. Ai mund të jetë nxitur nga frika e mungesave të mundshme të vaksinave në BE në të ardhmen, por koha e këtij komplimenti nuk ishte e duhura.

Alesksei Navalni, udhëheqësi disident që i mbijetoi një helmimi, po dilte nga burgu për në gjykatë, për t’u përballur me akuza të montuara. Vladimir Putin e kupton propagandën më mirë sesa homologët e tij evropianë, ndaj i dha Borrellit një fshikullim publik.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se BE nuk ishte “një partner i besueshëm” për Moskën. Përfaqësuesi i Brukselit, e mësoi nga Twitter-i se 3 diplomatë evropianë po dëboheshin nga Moska, për shkak të pjesëmarrjes në demonstratat që mbështesnin Navalnin.

Ka ndërkohë edhe dështime të tjera. Presidenti gjerman Frank-Valter Shtejnmajer, vështirë se e ndihmoi BE-në kur mbrojti ndërtimin e gazsjellësit rus nën Detin Baltik “Nord Stream 2”, me arsyetimin se vendi i tij i detyrohet moralisht Moskës, për mëkatet e nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Mjerisht, ky projekt ka si humbës, ashtu edhe fitues. Ukrainasit do të privohen nga pagesat e kalimit transit të gazit rus. Edhe demokracitë e tjera të Evropës Lindore, kanë frikë se Putini po fiton mjetet për të ndërprerë gazin e tyre, pa dëmtuar klientin e tij të pasur gjerman. Pavarësisht edukimit të saj në Gjermaninë Lindore, gjë që e bën atë më të kujdesshme ndaj rusëve sesa partnerët e saj të koalicionit socialdemokrat, Angela Merkel, ka zgjedhur prioritetin tregtar.

Dhe nuk është vetëm Rusia. Kancelarja Merkel dhe Von der Lejen, i bënë presidentit të ri amerikan Xho Bajden një surprizë të keqe, teksa ai po përgatitej që të merrte detyrën duke njoftuar një marrëveshje investimi me Kinën. E çfarë do të shohë pasaardhësi i Trump, kur e sheh Evropën në këtë kaos?

BE-ja është një bllok tregtar dhe një komunitet “vlerash”. Por aty ka një tension. Von der Lejen thotë se ajo dëshiron të udhëheqë një “Komision gjeopolitik”. Hendeku midis aspiratës dhe realitetit, po bëhet shumë i rrezikshëm. Pasi Merkel të dalë në pension në vjeshtë, një gjeneratë e re e udhëheqësish, do të duhet të zgjedhin më qartë se si ta përcaktojnë këtë rol. Evropa nuk do të ketë as Brexit dhe as Trump për t’u justifikuar.

Burimi i lajmit: https://www.bloomberg.com/opinion/articles/2021-02-15/the-european-union-is-much-less-wonderful-thank-it-thinks?srnd=opinion

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: bekrizavaksina anti-covid

TË LIDHURA

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!
Bota

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Next Post
Tomini: Jemi në situatë alarmante, të rinjtë shfaqin shenja agresive të Covid

Tomini: Jemi në situatë alarmante, të rinjtë shfaqin shenja agresive të Covid

Investim 2 mln dollarë në Rrogozhinë/ Nisin punimet në ”Arena Egnatia”

Investim 2 mln dollarë në Rrogozhinë/ Nisin punimet në ''Arena Egnatia''

Bindje apo rebelim?

Rama, Kuma Maro ynë që do të pijë detin







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com