Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kriza e transportit urban; Operatorët rekomandojnë si zgjidhje dyfishimin e çmimit të biletës në Tiranë

3 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kriza e transportit urban; Operatorët rekomandojnë si zgjidhje dyfishimin e çmimit të biletës në Tiranë

Operatorët kryesorë të transportit urban ngrenë shqetësimin e mosstabilizimit financiar të sektorit e ndikuar nga rritja e çmimit të naftës dhe rënies së numrit të pasagjerëve. Kompanitë rekomandojnë si zgjidhje dyfishimin e çmimit të biletës të transportit urban në kryeqytet nga 40 lekë në 80 lekë. Kërkesa për rritjen 100% të çmimit të biletës u tha nga operatorët edhe në fillim të muajit mars kur nisi shtrenjtimi i çmimit të naftës.

“Çmimi i naftës është i papërballueshëm nga kompanitë e transportit urban. Dhënia e subvencioneve është një zgjidhje jashtëzakonisht e mirë, pasi me subvencionimin e çmimit të naftës po arrijmë të furnizohemi me çmimin si para periudhës së rritjes. Nga subvencionimi çmimi i naftës arrin 130 lekë për litër sa blihej para krizës së çmimeve.

Por nëse kjo nuk do të jetë një ndihmë afatgjate, sektori e ka të pamundur të mbijetojë. Në këtë situatë kur shpenzimet për naftën janë rritur dhe numri i pasagjerëve është me rënie zgjidhje për sektorin do të ishte dyfishimi i çmimit të biletës ose përmbushja e kërkesave financiare, që nga ulja e TVSH-së deri te heqja e akcizës për naftën”, deklaron për Monitor drejtori i linjës së transportit urban Kombinat-Kinostudio-Tufinë, z. Kostandin Foni. Çmimet e biletës së transportit urban në Tiranë nuk përcaktohen nga kompanitë, por me vendim të këshillit bashkiak.

Sakaq për t’i ardhur në ndihmë sektorit për shkak të shtrenjtimit të çmimit të naftës qeveria miratoi vendimin për rimbursimin me 100 lekë për litër për naftën e shpenzuar për muajt gusht-shtator-tetor. Kjo është paketa e dytë antikrizë në ndihmë të sektorit. E njëjta paketë u përdor për rimbursimin e naftës për muajt mars-prill-maj. Ndërsa për muajt qershor dhe korrik transporti urban në tërësi vuajti shtrenjtimin e kostove nga rritja e çmimit të naftës, pasi mungoi subvencionimi. Operatorët në muajin gusht paralajmëruan ndërprerjen e abonesë nëse nga qeveria nuk merreshin masa.

Më herët kompanitë ngritën shqetësimin se vijojnë të kenë rënie të numrit të pasagjerëve dukuri që nisi që në periudhën e pandemisë dhe më tej vijoi të thellohet për shkak të emigracionit. Operatorët kryesorë të linjave urbane në kryeqytet thanë se aktualisht numri i pasagjerëve është 40% më pak se viti 2019, që konsiderohet periudha para krizës. Për shkak të rënies së pasagjerëve kompanitë e këtij sektori po funksionojnë me flotë të reduktuar autobusash. Sipas të dhënave të Bashkisë së Tiranës për periudhën janar-qershor 2021 numri i pasagjerëve që përdorin transportin publik është 49% më pak se e njëjta periudhë e 2019-s.

Pas rihapjes nga pandemia (shërbimi i transportit rinisi aktivitetin më 6 korrik 2020) shërbimi i transportit urban në Tiranë u përball me rënie të pasagjerëve deri në 60%, ndërsa u përdor 75% e flotës të autobusëve. Për t’i mbijetuar krizës në këtë periudhë operatorët i kërkuan qeverisë plotësimin e 4 kërkesave financiare si: subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë; Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë; Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% – 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% në vijim si sektori i hoteleri turizmit; Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas.

Përveç rënies të numrit të pasagjerëve sektori po vuante edhe kostot e larta nga nafta. Në tetor të 2021 Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas paralajmëroi ndërprerjen 50% të shërbimit për shkak të rëndimit të kostove nga kriza e Covid-19 dhe shtrenjtimi i çmimit të naftës. Në letrën e 10 tetorit dërguar kryeministrit Edi Rama që sektori të mos rrezikojë falimentimin, Shoqata Kombëtare e Transportit kërkon plotësimin e 4 kërkesave financiare , si: Kompensimi i tarifës të biletës njëpërdorimshme 30 lekë/biletë; Kompensimi i biletës të pajtimit mujor, abone e përgjithshme në masën 600 lekë/ abone; Kompensim i biletës së pajtimit mujor abone linje, 600 lekë/abone; Kompensim të tarifës për biletën e studentit. /Monitor

Tags: biletaOperatorëttiranetransporti urban

TË LIDHURA

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…
Politikë

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

10:52 | 24/09/2025
Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj
Politikë

Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

10:43 | 24/09/2025
Kam sjellë burrin Diellës, kërkojmë ‘dorën’ e ministres”, Korreshi vesh “dhëndrin” me kollare në Kuvend
Aktualitet

Kam sjellë burrin Diellës, kërkojmë ‘dorën’ e ministres”, Korreshi vesh “dhëndrin” me kollare në Kuvend

10:37 | 24/09/2025
Next Post
Tjetër pallat në shkelje/ Bledi Çuçi: Operacion ligjzbatimi për ato që pasurojnë xhepat (VIDEO)

Tjetër pallat në shkelje/ Bledi Çuçi: Operacion ligjzbatimi për ato që pasurojnë xhepat (VIDEO)

Putin anekson katër rajonet e Ukrainës

Putin anekson katër rajonet e Ukrainës

Putin thërret në l*ftë ish-kampionin e botës në boks

Putin thërret në l*ftë ish-kampionin e botës në boks

JU REKOMANDOJMË

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

E rëndë në Librazhd, 59-vjeçari i vë flakën vetes me benzinë

12:13 | 19/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…
Politikë

Opozita bën kërkesë për mbajtjen e një minutë heshtje për Abdi Baletën në Kuvend, Balla: Se sa e keni respektuar ju e di…

by mirseda
10:52 | 24/09/2025
0

Në seancën e sotme plenare, opozita bëri kërkesë që të mbahet një minutë heshtje për të ndjerin...

Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

Zgjaten me 3 muaj të tjerë hetimet për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj

10:43 | 24/09/2025
Kam sjellë burrin Diellës, kërkojmë ‘dorën’ e ministres”, Korreshi vesh “dhëndrin” me kollare në Kuvend

Kam sjellë burrin Diellës, kërkojmë ‘dorën’ e ministres”, Korreshi vesh “dhëndrin” me kollare në Kuvend

10:37 | 24/09/2025
Rama thërret deputetët e Tiranës dhe ministrat në Kryeministri

Rama thërret deputetët e Tiranës dhe ministrat në Kryeministri

10:31 | 24/09/2025
Vodhi 3 motomjete në Durrës, Lushnjë dhe Kuçovë, përfundon në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim

Vodhi 3 motomjete në Durrës, Lushnjë dhe Kuçovë, përfundon në pranga 48-vjeçari i shpallur në kërkim

10:03 | 24/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com