Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Kriza e thellë e CDU-së, dhe trashëgimia e vështirë e Angela Merkel

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
“Nuk pati konsensus”, Merkel: Rama dhe Zaev do të zhgënjehen!

Nga Luigi Daniele “Linkiesta”

Unioni Kristiandemokrat, partia historike e qendrës së djathtë në Gjermani, që e ka qeverisur vendit në 16 vitet e fundit,dhe së cilës i përkasin figura të tilla si Konrad Adenauer dhe Helmut Kol, është në krizë në thellë. Ajo udhëheq ende në sondazhe, por mbështetja mund të zvogëlohet ndjeshëm deri në zgjedhjet parlamentare të shtatorit.

Shenjat e para u shfaqën që në vitin 2018, kur në zgjedhjet në landet Hesen dhe Bavari, CDU dhe CSU, versioni i saj bavarez, fituan me rezultate shumë më të ulëta se sa zakonisht. Ato zgjedhje shënuan rritjen e madhe të të Gjelbërve,e cila nuk është ndalur që nga ajo kohë.

Prej më shumë se një viti ata renditen të dytët në sondazhe, dhe sipas të gjitha

gjasave do të jenë protagonistë të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ndërkohë, kristiandemokratët po përballen me një zëvendësim të komplikuar të udhëheqjes, pasi Angela Merkel nuk do të garojë më për kancelare, ndërsa është larguar nga drejtimi i partisë që në vitin 2018.

Ajo u pasua nga e preferuara e saj, Anegret Kramp-Karrenbauer, që u detyrua të jepte dorëheqjen pas pak më shumë se 1 viti, teka Armin Lashet, kryetari i ri i zgjedhur në

janar të këtij viti gjithmonë si preferencë e Merkel, nuk gëzon shumë popullaritet.

Kohët e fundit, një seri skandalesh dhe menaxhimit i dobët i pandemisë,e kanë vënë në dyshim serioz besueshmërinë e CDU-së. Të dhënat nga vala e parë e Covid-19 në Gjermani ishin më të mira se sa ato të vendeve të tjera evropiane. Por javët e fundit situata është përkeqësuar shumë.

Midis muajve dhjetor dhe janar, vendi ka pasur mbi 600.000 raste të reja brenda pak ditësh,ndërsa tani rastet e reja kanë nisur të shtohen si rezultat i valës së tretë. Norma javore e të infektuarve për 100.000 banorë është aktualisht në 106.4, ndërsa vaksinimi po vazhdon shumë ngadalë (vetëm 3.9 për qind e popullsisë i ka marrë që të dyja dozat).

Për më tepër disa debate kanë përfshirë Ministrin e Shëndetësisë së CDU, Jens Shpan,

pas pezullimit të vaksinës së AstraZeneca, e cila e ka ngadalësuar më tej ritmin e vaksinimeve. Si për ta komplikuar më tej situatën, ndodhi edhe Maskenaffäre, skandali i maskave.

Deputetët Nikolas Lëbel (CDU) dhe Georg Nyslein (CSU), kanë fituar shumë para gjatë negociatave të kryera nga qeveria për furnizimin me maska. I pari fitoi rreth 250 mijë euro duke vepruar si ndërmjetës midis kompanive private, ndërsa i dyti 660 mijë euro nën dorë, pasi u përpoq të siguronte një tender qeveritar për një kompani private që drejtohej nga një i njohuri i tij.

Deri më sot vetëm Lëbel, ka dhënë dorëheqjen nga Bundestagu, ndërsa Nyslein është mjaftuar me njoftimin se nuk do të rikandidojë. Javët e fundit, deputeti i CDU-së në Bundestag, Mark Hauptman është përfshirë gjithashtu në një skandal.

Duke qenë botues i një gazete, ai kishte marrë para për reklama nga disa shtete të huaja.

Kriza u vërtetua edhe nga zgjedhjet lokale në 2 lande disa ditë më parë. Kjo e fundit ishte një goditje e rëndë për kristiandemokratët dhe sidomos për Armin Lashet. Posti që mban do ta bënte atë kandidatin më të natyrshëm për kancelar të CDU dhe CSU, por udhëheqja e tij duket e dobët.

Ai fitoi në zgjedhje përballë Fridrih Merc, kandidatit më në të djathtë dhe anti-Merkel, dhe testi i tij i parë zgjedhor solli një disfatë historike për kristiandemokratët.

Ndërkohë,akuza të forta për skandale korruptive ka edhe nga partitë e tjera, mes të cilëve edhe për Ministrin e Financave Olaf Sholc, njëherazi kandidat i socialdemokratëve për kancelar. Nga kjo situatë mund të përfitojë Markus Soder, kryeministri i landit të Bavarisë dhe udhëheqësi i CSU-së.

Konsensusi ndaj tij nga elektorati u rrit ndjeshëm gjatë pandemisë. Në janar, një sondazh i ARD, tregoi se ai shihet si i përshtatshëm për kancelar nga 55 për qind e votuesve gjermanë(80 për qind midis votuesve të CDU/CSU). Por as Soder nuk e ka rrugën e shtruar.

Së pari, edhe CSU ka gjithashtu skandalet e saj. Skandali i maskave, Maskenaffäre, ka përfshirë këtë javë edhe Alfred Sauter, një figurë e njohur e CSU-së bavareze. Sauter dha dy ditë më parë dorëheqjen nga postet partiake, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur asnjë ligj.

Tobias Zek, deputet i CSU në Bundestag, ishte gjithashtu objekt i një investigimi të “Der Spiegel”, që pretendon se ai ka lobuar për një parti maqedonase të përfshirë në disa afera korrupsioni. Si rrjedhojë e kësaj situate, javën e kaluar disa sondazhet e renditën CDU nën pragun psikologjik prej 30 për qind.

Një goditje shumë e fortë për një parti që është mësuar të qëndrojë në mënyrë të qëndrueshme rreth nivelit 40 për qind. Ditët e fundit, disa analistë në median gjermane kanë debatuar mbi atë sesa e rikuperueshme është situata për CDU.

Përveç dëmtimit të madh të imazhit të shkaktuar nga skandalet, elektorati kristiandemokrat

ka qenë prej kohësh i joshur nga të Gjelbrit, të cilët nëse konfirmohen sondazhet në shtator, do të jenë aleati i vetëm i mundshëm për CDU-në. Në fakt, në të djathtë liberalët e FDP janë shumë të dobët, ndërsa dallimet midis CDU-së dhe ekstremit të djathtë, AfD, janë shumë të thella për të menduar për ndonjë negociatë.

Paradoksalisht, këtë dinamikë e ka theksuar edhe centrizmi i Merkel. Me gjithë ndryshimet, sot të Gjelbrit dhe CDU po garojnë për disa segmente të elektoratit, dhe kjo garë në situatën aktuale mund të favorizojë të Gjelbrit.

burimi:https://www.linkiesta.it/2021/03/cdu-germania-merkel

Përshtatur për Tirana Today

Tags: CDUgjermanilinkiestaMerkel

TË LIDHURA

Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë,
Bota

Rregulla të reja udhëtimi në Mbretërinë e Bashkuar, sfida për personat me shtetësi të dyfishtë,

11:43 | 25/02/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë iu vendos ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve:Nuk duhet të shkojnë amerikanët
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë iu vendos ‘vijën e kuqe’ disa bizneseve:Nuk duhet të shkojnë amerikanët

10:33 | 25/02/2026
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari
Aktualitet

Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” dhe kullën e familjes Jashari

10:24 | 25/02/2026
Next Post
Media gjermanofone: Albin Kurti nuk do të jetë partner komod për europianët

Media gjermanofone: Albin Kurti nuk do të jetë partner komod për europianët

Ja vlera marramendëse e pasurisë së Devi Kasmit, kishte bandë kokaine në Milano

Ja vlera marramendëse e pasurisë së Devi Kasmit, kishte bandë kokaine në Milano

10 futbollistët më të kushtueshëm të Serisë A sipas ‘transfermarkt.de’

10 futbollistët më të kushtueshëm të Serisë A sipas 'transfermarkt.de'







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 28 shkurtit, Berisha nuk përjashton bllokimin e rrugëve: Tani do jemi më kreativë
Aktualitet

Protesta e 28 shkurtit, Berisha nuk përjashton bllokimin e rrugëve: Tani do jemi më kreativë

by mirseda
13:35 | 25/02/2026
0

Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi protestën e radhës, që do...

Berisha pas takimit me misionin faktmbledhës të PPE: Ishin përfaqësues të 28 partive

Berisha pas takimit me misionin faktmbledhës të PPE: Ishin përfaqësues të 28 partive

13:05 | 25/02/2026
BB: Shqipëria shpenzon shumë për transportin, por projektet mbeten me cilësi të dobët

BB: Shqipëria shpenzon shumë për transportin, por projektet mbeten me cilësi të dobët

13:03 | 25/02/2026
“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

“E dënuar në Greqi”/ ILD nis hetim disiplinor për gjyqtaren Irena Gjoka

12:27 | 25/02/2026
“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit

“18 mln € për riparimin e urave, digave…”/ Do investohet për pritat lumore përgjatë Shkumbinit

12:18 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com