Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kriza e përfaqësimit rrezikon ardhjen e populizmit edhe në Shqipëri

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Absurdi i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit

Nga: Ervis Iljazaj

Është e qartë se ajo që deri më tani quhej liberal-demokracia, e cila bazohej te përfaqësimi politik, te qeverisja e elitave apo edhe te ndërkombëtarizmi është në krizë të thellë. Dekada e ardhshme, është dekada e nacionalizmave dhe populizmave në tërësi. Që në thelb të tyre, janë e kundërta e sistemit liberal-demokratik.

Shenjë e kësaj janë padyshim revoltat e shumta ose lëvizje shoqërore që zhvillohen gjithmonë e më shumë në vendet përtej Shqipërisë, por edhe brenda saj.

Çfarë është në thelb populizmi gjithmonë e më shumë në tred edhe në botën shqiptare?

Me pak fjalë, populizëm do të thotë populli në politikë. Në kuptimin që edhe një shtëpiake çfarëdo, në një qytet të humbur mund të merret me politikë, dhe të jetë vendimmarrëse për fatet e shoqërisë? Suksesi i populizmit vjen pikërisht nga kriza e përfaqësimit politik. Gjithmonë e më shumë, elita politike që deri më tani bazohej te një regjim demokratik përfaqësues, është largohet nga problematikat e qytetarëve duke krijuar një lloj kaste, e cila harroi misionin e saj të përfaqësimit.

Si reagim i krizës së përfaqësimit politik, tanimë qytetarëve po u ofrohet një alternativë e kundërt me atë të demokracisë përfaqësuese, e cila kërkon të na propozojë se populli mund të bëjë politikë, ose atë që quhet demokracia direkte. Me fjalë të tjera, ‘’populli merr në dorë fatet’’ e tyre. Mirëpo, pikërisht ky është rreziku i populizmit. Sepse, ata që drejtojnë këto lëvizje, janë duke krijuar iluzionin se demokracia direkte mund të funksionojë. Mirëpo, ky është një iluzion i rrezikshëm dhe utopi, që çdokush që ka një minimum njohurie historike dhe politike, e kuptova fare mirë që kjo rrugë të çon drejt totalitarizmit.

Sepse, populistët, mendojnë që populli është një trup organik i vetëm dhe i ngjashëm, dhe që nëpërmjet demokracisë direkte, mund të marrë vendime për të gjithë. Ndërkohë që, shoqëria e hapur dhe demokratike përbëhet nga kultura të ndryshme, ide të ndryshme, dhe interesa të ndryshëm. Kështu që, deri më tani, këta interesa janë munduar të realizohen nëpërmjet demokracisë përfaqësuese. E cila, në vendimet e saj, kishte si parim vendimmarrjet që negociojnë këta interesa, pavarësisht se këta vendimmarrës janë zgjedhur vetëm nga mazhoranca e një shoqërie dhe jo nga të gjithë.

Në këtë kuptim, ta trajtosh popullin si një trup organik të vetëm dhe të ngjashëm, dhe t’i krijosh iluzionin se ata mund të vendosin për fatet e tyre nëpërmjet demokracisë direkte, nuk është gjë tjetër veçse të krijosh rrugën drejt totalitarizmit, i cili pretendon se vendos në emër të tij.

Është e vërtetë që demokracia përfaqësuese dhe liberale sot është në rrezik për faj të vetë këtij regjimi. Por, fakti që ky sistem demokratik është në krizë dhe aktualisht ka defekte të mëdha, nuk do të thotë që të propozosh si alternativë një sistem të kundër me të siç është demokracia direkte dhe populiste, i cili nuk është gjë tjetër veçse një iluzion.

Në këtë kuptim, shoqëritë e sotme po kalojnë një lloj krize vendimmarrjeje. Nga njëra anë nuk i besohet më demokracisë përfaqësuese, dhe nga ana tjetër demokracia direkte është e pamundur e cila presupozon që të mbledhësh në një asamble të përgjithshme të gjithë qytetarët ku vendosin për fatin e tyre në mënyrë direkte.

Prandaj, debati duhet fokusuar se si të përmirësojmë regjimin e demokracisë liberale dhe përfaqësuese, si dhe të korrigjojmë defektet e mundshme të saj, dhe jo të propozojmë si alternativë të saj një sistem totalisht të kundërt, që ngjall vetëm emocione dhe asgjë racionale. Dhe nëse ka një gjë që autokratët shfrytëzojnë për pushtetin e tyre, janë pikërisht emocionet popullore.

Prandaj e vetmja zgjidhje edhe per Shqipërinë për të shmangur këtë rrezik është korrigjimi i defekteve të demokracisë përfaqësuese, si e vetmja demokraci e mundshme në një shoqëri të masave dhe komplekse. Ose ndryshe reforma politike, që pas Reformës në Drejtësi është reforma tjetër e domosdoshme. Reformë politike do të thotë kryesisht reformimi i mekanizmave të përfaqësimit dhe i subjekteve që kanë eskluzivitetin e përfaqësimit, që janë partitë politike.

Refomra politike ka nevojë për një ligj organik mbi partitë politike, ndryshimin e sistemit zgjedhor, financimin e partive, dhe sidomos kthimin e politikës së ligjshme në një profesion joshës për njerëzit me formim të mirë dhe me dinjitet. E thenë më thjeshtë, rikthimin e besimit te politika. Sepse, ndryshe populizmi është në prag të derës dhe në Shqipëri, e cila do të ishte një fatkeqësi dhe një regres. /Gazeta Liberale

 

Tags: ervis iljazajpopulizmishqiperi

TË LIDHURA

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë
Të Gjitha

Trump: SHBA shkatërroi 42 anije iraniane në 3 ditë

17:48 | 07/03/2026
Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë
Aktualitet

Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

09:47 | 20/02/2026
“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…
Aktualitet

“Isha në takim me Bardhin dhe Vokshin”, McAllister: Berishën nuk e takoj dot sepse…

13:56 | 18/02/2026
Next Post
Kërcënon Vuçiç: Përpjekjet për shfuqizimin e Listës Serbe me pasoja katastrofale

Kërcënon Vuçiç: Përpjekjet për shfuqizimin e Listës Serbe me pasoja katastrofale

Negociatat me BE/ Ambasadorja franceze: Vendimi do merret në unanimitet

Negociatat me BE/ Ambasadorja franceze: Vendimi do merret në unanimitet

Venecia i vë vulën: Duhet bazë ligjore për të shtyrë zgjedhjet

Venecia i vë vulën: Duhet bazë ligjore për të shtyrë zgjedhjet







JU REKOMANDOJMË

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg
Aktualitet

AFP: Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, vajzave të huaja u premtohet punë por përfundojnë në burg

by mirseda
22:58 | 09/03/2026
0

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende të varfra,...

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

Tërmet 5.3 në Greqi, dëme në banesa e kisha; mbyllen disa shkolla

22:46 | 09/03/2026
“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

“Sa mund të rritet çmimi i naftës?” Ekonomistët paralajmërojnë rrezikun global nga The Guardian

22:44 | 09/03/2026
Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

Dy ‘botët’ e Iranit pas emërimit të Mojtabës si Ayatollah: lavdërime publike dhe frikë e fshehtë

22:26 | 09/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com