Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Kriza e opioidit mbërrin nga SHBA-ja në Evropë

6 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kriza e opioidit mbërrin nga SHBA-ja në Evropë

Vëmendja e autoriteteve nuk duhet të fiksohet vetëm tek organizatat kriminale që kontrabandojnë lëndë me përqendrim të lartë kundra dhimbjes, por edhe sipërmarrjet që i prodhojnë ato legalisht. Para pak javësh, në fund të gushtit, në një motel në lagjen e Nju Jorkut Queens u gjet trupi i pajetë i Andrea Zamperonit, shef-kuzhinieri i restorantit të njohur Cipriani Dolci në Grand Central Terminal në Manhattan. Ai ndërroi jetë prej një mbidoze Fentanyl. Ishte ky rast që tërhoqi vëmendjen për herë të parë në Itali për krizën e opiodit, prej së cilës SHBA vuan me vite.

Raporti i sivjetëm botëror për drogat i OKB-së thekson rritjen e konsumit dhe efektit vdekjeprurës të Fentanyl dhe në fakt duhej të kishte shkaktuar alarm në mbarë Europën.

Opiodet legale po shkaktojnë më shumë viktima

Deri më tani bëhet fjalë më shumë për rrezikun, që vjen prej organizatave kriminale si kartelet meksikane të drogës, që e shesin në mbarë botën këtë drogë duke vënë në rrezik jetën e miliona njerëzve. Heroina, kokaina, marijuana dhe metamphetamina janë normalisht në qendër të vëmendjes. Por në SHBA të paktën qysh nga viti 2016 nuk janë më drogat ilegale, që shkaktojnë shumicën e vdekjeve nga mbidoza, por medikamentet që shiten me recetat nga mjekët. Një ndër këto medikamente është opiod fentanyl, një medikament sintetik që përdoret për trajtimin e dhimbjeve të forta. Të tjera medikamente të këtij lloji janë oxycontin dhe hydrocodon.

Raporti vjetor 2016 i Autoritetit të SHBA-së për Drogat, DEA, paraqiste se në 129 rastet e përditshme të vdekjeve nga mbidoza në vitin 2014, 52 ishin shkaktuar prej medikamenteve me recetë për trajtimin e dhimbjeve. Këto përbëjnë 40 për qind dhe i përgjigjen numrit të 18.980 njerëzve në vit. Në raportin vjetor 2018 DEA konstaton, se nga mesatarisht 172 raste vdekjesh në 2016 në ditë prej mbidozës, kësaj here 116 kanë vdekur prej medikamenteve qetësues të dhimbjeve. Pra 67 për qind, ose konkretisht 42.000 njerëz.

Mjekët në SHBA japin shumë shpejt recetë

DEA përshkruan në raportin e fundit, se shumica e personave i kanë marrë në mënyrë të pajustifikuar recetat për këto medikamente duke u ankuar për dhimbje të forta koke. Në praktikën e përditshme shumë mjekë në SHBA e japin shumë shpesh opiodin si medikament qetësues të dhimbjeve, madje ua japin atë edhe fëmijëve. Medikamentet legale me recetë ndërkohë zenë vendin e dytë të drogave më të konsumuara në SHBA. Vetëm Marijuana përdoret prej më shumë amerikanëve me 18 milionë konsumatorë.

Konsumi i medikamentit qetësues fentanyl është aq i përhapur në SHBA dhe aq fitimprurës, sa këtë e kanë shfrytëzuar kartelet meksikane të drogës dhe kanë nisur të prodhojnë dhe të shesin ilegalisht fentanyl. Ambalazhimi është i rremë por i ngjashëm me atë që shitet legalisht. Por në medikamentin e rremë janë të përziera edhe sasi heroine, kryesisht kokainë si dhe methamphetaminë, që e bën të edhe më të rrezikshëm për konsumatorin. Ky fentanyl ilegal prodhohet në Kinë ose në Meksikë.

Vala ka mbërritur edhe në Europë

Tashmë konsumi i këtij opiodi sintetik ka mbërritur edhe në Europë. Gazeta italiane “La Stampa” (9.10) shkruante, se sipas ekspertit italian të mafies Antonio Nicasio dhe njohurive të autoriteteve italiane, mafia kalabreze Ndrangheta më 2017 ka nisur të importojë fentanyl nga Kanadaja dhe ta shpërndajë atë në Europë. “Në Europë një në pesë të rritur ankohen për dhimbje kronike”, shkruan gazeta dhe i referohet tregut potencilal për produkte si fentanyl: “Në Itali opiodet si fentanyl tashmë jepen pesë herë më shpesh me recetë krahasuar me dhjetë vjet më parë.”

“Opiodet sintetike përbëjnë një kërcënim për shëndetin, që duhet marrë seriozisht për shkak të rritjes së numrit të vdekjeve nga mbidoza në SHBA dhe përhapja e tregtisë me fentanyl dhe generikët e tij në Europë”, paralajmëron raporti i sivjetëm i OKB-së për drogat. Në të theksohet gjithashtu, se kjo temë në mediat europiane deri tani nuk ka gjetur vëmendje, “është urgjentisht e nevojshme një vëmendje ndërkombëtare për këtë”.

Mall ilegal në treg prej prodhimit legal

Normalisht mendohet, që vetëm 10 përqind e drogës së kontrabanduar në nivel ndërkombëtar konfiskohet. Kjo nënkupton që me konfiskimin e një sasie prej 17 kg fentanyl në vitin 2017 në Europën Perëndimore dhe Qendrore, në këtë treg është tregtuar së paku 170 kg. Sipas raportit të OKB-së “pjesa më e madhe e kësaj lënde të tregtuar ilegalisht e ka prejardhjen nga prodhimi legal i fentanylit”. Kjo do të thotë që duhet të jenë në fokus të kontrolleve rregullisht krahas organizatave kriminale edhe sipërmarrjet që e prodhojnë legalisht fentanylin si medikament qetësues. /DW

Tags: evropekrizaopioidiSHBA

TË LIDHURA

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat
Bota

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

20:32 | 19/01/2026
Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë
Bota

Sulme me peshkaqenë në Sidnei, dy persona në gjendje të rëndë

20:08 | 19/01/2026
Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”
Bota

Trump: “Nëse nuk ka marrëveshje me Groenlandën, tarifa 100% për BE-në”

18:20 | 19/01/2026
Next Post
Shengeni i Vogël – Ideja e mirë, nënshkruesit të dyshimtë

Shengeni i Vogël – Ideja e mirë, nënshkruesit të dyshimtë

John Sullivan, i zgjedhuri i Trumpit për ambasador në Rusi

John Sullivan, i zgjedhuri i Trumpit për ambasador në Rusi

Kosnett: Qytetarët votuan për fundin e korrupsionit

Kosnett: Qytetarët votuan për fundin e korrupsionit







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026




TË FUNDIT

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura
Aktualitet

Blackout 2-orësh në Tiranë, riparohet avaria e OST-së, rikthehet energjia në zonat e prekura

by mirseda
22:26 | 19/01/2026
0

Pas dy orësh mungesë energjie, riparohet avaria në linjën 110kV të NST Traktora. Sipas informacionit, mësohet se...

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

Fshin çdo gjë! Ç’po ndodh me Ronela Hajatin?

21:26 | 19/01/2026
Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

Defekt në linjën e OST, disa zona në Tiranë pa energji

21:20 | 19/01/2026
Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

Fermerët e serave në krizë/ Përmbytjet u shkatërruan të mbjellat, nuk kanë me çfarë të lajnë kredin

20:35 | 19/01/2026
Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

Trump do të marrë pjesë në Davos mes tensioneve me Europën për Groenlandën, sigurinë dhe tarifat

20:32 | 19/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com