Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kriza e autoritetit të elitës perëndimore

8 vjet ago
in Të Gjitha
Kriza e autoritetit të elitës perëndimore

Pandjeshmëria e klasës sonë politike, qëndron në qendër të mosfunksionimit sistematik që ka demaskuar demokracitë perëndimore. Gjatë dy viteve të fundit, qytetarët gjithnjë e më skeptikë të Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, janë analizuar vetëm përmes një morie editorialesh të hapura dhe emisionesh televizive, ku të ftuarit ankohen rëndom për rënien e dukshme të rendit botëror liberal, të shoqëruar me një rritje të antiliberalizmit, nacionalizmit dhe politikave të ashpra.

Sidoqoftë, shumë rrallë kjo lloj qasje shtrihet përtej krahasimeve të ndërvarura komplekse të së kaluarës së lavdishme, dhe mendje-ngushtësisë që karakterizon epokën aktuale. Në fakt, nuk po përjetojmë një ndryshim dramatik të sistemit, të drejtuar nga forcat e jashtme, por një shpërbërje të autoritetit politik në Perëndim, të shkaktuar nga pandjeshmëria relativisht e drejtpërdrejtë e klasës së saj politike.

Problemet tona, kanë më pak të bëjnë me rënien e liberalizmit apo me zbehjen e politikave të majta apo të djathta. Thënë troç, qytetarët në Perëndim janë të frustruar me dekadat e paaftësisë së elitave të tyre, për të ofruar zgjidhje funksionale ndaj problemit të rritjes së ngadaltë ekonomike, de-industrializimit, emigracionit, dhe rënies në tërësi të vetë-besimit në Perëndim.

Legjitimiteti, dhe për pasojë stabiliteti, i sistemit ndërkombëtar bazohet në një shkallë të caktuar tek aftësia e fuqive udhëheqëse për të ofruar zgjidhje në shtëpi – ose, thjesht, për të qeverisur. Luhatshmëria në rritje e politikës ndërkombëtare, është pjesërisht një nënprodukt i mosfunksionimit sistemik në të gjithë Perëndimin, në nivelin e politikës së brendshme. Amerikanëve, ashtu si edhe evropianëve po u soset durimi me klasën qeverisëse. Në Evropë, paaftësia e qeverive, për të kontrolluar emigracionin masiv apo për të zhvilluar zgjidhje efektive ndaj terrorizmit të brendshëm, janë dy nxitës të rëndësishëm të pakënaqësisë në rritje të opinionit publik.

Në Shtetet e Bashkuara, klasa e mesme dhe ajo punëtorë, janë zhgënjyer për dekada me rradhë me paaftësinë e qeverisë për të korrigjuar deindustrializimin, degradimin urban dhe zvogëlimin e mundësive ekonomike. Publiku amerikan dhe ai evropian, mund të ndryshojnë në reagimet e tyre ndaj këtyre dukurive – për shembull, duke zgjedhur politikanin kundër parisë Emmanuel Macron në Francë dhe Donald Trump-in në Shtetet e Bashkuara – por vektorët kryesorë të këtyre zgjedhjeve janë të ngjashme.

Pas zgjedhjeve të fundit në Gjermani, partia kundër parisë së Berlinit, “Alternative für Deutschland”, një forcë që nuk ekzistonte deri pak vite më parë, është tashmë partia e tretë më e madhe në Bundestag, me CDU/CSU që pësuan rënien më të madhe në mbështetjen popullore që nga viti 1949, dhe me socialdemokratët e SPD-së që e humbën shansin për të rifituar lavdinë e dikurshme.

Në këto zgjedhje, s’kishte asnjë çështje më të madhe për publikun gjerman se sa vala e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore në Gjermani që nga viti 2015, dhe pakënaqësia popullore me politikën e qeverisë për vazhdimin e pranimit të refugjatëve.

Pas goditjeve që pësuan më herët paritë politike në zgjedhjet parlamentare në Holandë dhe Francë, zgjedhjet gjermane flasin shumë mbi qasjen e publikut në Evropë. Njëri nga bashkëbiseduesit e mi evropianë, e përkufizoi këtë situatë në mënyrë shumë të saktë:”Nuk po bëhet asgjë e rëndësishme!”. Si për të komplikuar më tej çështjet, përveç shpërthimit të pakënaqësisë publike, ne jemi dëshmitarë të një paaftësie në dukje në Perëndim, për t’ia kaluar stafetën e udhëheqjes politike një brezi më të ri.

Në Gjermani, Angela Merkel, është gati të bëhet kancelarja gjermane më jetëgjatë në historinë e Republikës Federale, e kaluar vetëm nga Otto von Bismarck-u gjatë epokës së Perandorisë. Edhe kur ndodhin ndryshimet e gjeneratave (Barack Obama në Shtetet e Bashkuara, Emmanuel Macron në Francë), cilësia e ‘yjeve’ tek këta udhëheqës të rinj, nuk përputhet me përvojën ekzekutive që nevojitet për të përmbushur pritshmëritë popullore.

Dhe në Shtetet e Bashkuara çerek shekullin e fundit, kemi parë “dinamizmin” progresiv të udhëheqjes politike, me familjet Bush dhe Clinton që kanë mbizotëruar në peizazhin politik. Vetë-përzgjedhja gjithnjë e në rritje, natyra e vetë-përmbajtur e klasës politike ka qenë në qendër të mosfunksionimit sistemik, që ka demoralizuar demokracitë perëndimore.

Ajo ka bërë që votuesit në vitin 2016, të shihnin me dyshim të gjithë ata që kishin lidhje me politikën. Zgjedhja e Trump është një shembull tipik, sikurse është edhe Brexit, rritja e AfD-së në Gjermani dhe ri-nacionalizimi progresiv i politikës evropiane në përgjithësi. Në të njëjtën kohë, institucionet vendore po karakterizohen gjithnjë e më shumë nga skleroza në të gjithë Perëndimin. Kjo e fundit, shfaqet në të njëjtën kohë me krizën në rritje të udhëheqjes politike në shtëpi. Në rast se kjo nuk vihet nën kontroll, do të dëmtojë më tej besimin tek institucionet shtetërore, dhe madje mund të delegjitimojë vetë demokracinë.

Për shkak se elitat perëndimore vazhdojnë të mos ofrojnë ndonjë zgjidhje reale për problemet si emigracioni dhe de-industrializimi, një humbje e pakthyeshme e mbështetjes publike për bazat e sistemit aktual botëror si tregtia e lirë, liberalizmi dhe multilateralizmi, nuk është më vetëm një mundësi teorike. 

Shënim: Andrew A. Michta është dekani i Kolegjit të Studimeve Ndërkombëtare dhe të Sigurisë, në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë George C. Marshall.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: autoritetiCDUelitaevropaFranceGjermaniaHolandëkrizaperendimore

TË LIDHURA

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Ndërpreu sinjalin për televizionet, drejtori i RTSH-së: Të lidhin kontratë, ose…

Ndërpreu sinjalin për televizionet, drejtori i RTSH-së: Të lidhin kontratë, ose...

Lubonja: Zërat kundër Bashës në PD, s’kanë besueshmëri. I shërbejnë palëve të treta

Shqiptarët i janë dorëzuar pushtetit të së keqes

Deputetja shkodrane përplaset me Ruçin: Je njollë e zezë e parlamentit shqiptar

Deputetja shkodrane përplaset me Ruçin: Je njollë e zezë e parlamentit shqiptar

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën
Aktualitet

Aksident i rëndë në vend, dy automjete përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën

by mirseda
16:05 | 16/07/2025
0

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd. Mjeti i drejtuar nga J.M, 27 vjeç...

Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

Vodhi automjetin në parkingun e portit të Durrësit/ Arrestohet 34-vjeçari nga Çekia

15:50 | 16/07/2025
Kartoni i Asllanit 20 milion Euro, ja klubi qe po interesohet per mesfushorin kuqezi

Kartoni i Asllanit 20 milion Euro, ja klubi qe po interesohet per mesfushorin kuqezi

15:04 | 16/07/2025
10 sezone në Madrid, lojtari lë zyrtarisht Realin

10 sezone në Madrid, lojtari lë zyrtarisht Realin

15:00 | 16/07/2025
Operacioni “Midnight”/ Kultivuan 137 bimë narkotike në fshatin Luftinjë, arrestohen 2 persona në Tepelenë

Operacioni “Midnight”/ Kultivuan 137 bimë narkotike në fshatin Luftinjë, arrestohen 2 persona në Tepelenë

14:50 | 16/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com