Ai vrau në mënyrë makabre bashkëshorten dhe të dashurin e vajzës së tij korrikun e vitit të kaluar. Sot në ditën e dytë të gjykimit për vrasjen e dyfishte të ndodhur në Reudern para Gjykatës së Apelit të Qarkut Stuttgart, ka dëshmuar vajza madhe e të akuzuarit. 53-vjeçari akuzohet se ka vrarë gruan e tij dhe të dashurin e vajzës së vogël. Dy vajzat ishin vetëm pak metra larg kur babai gjuajti të shtëna vdekjeprurëse, shkruan TIRANA TODAY.
https://tiranatoday.com/vrava-jam-prane-trupave-habit-shqiptari-qe-masakroi-gruan-dhe-te-dashurin-e-vajzes/
Sot 53 vjeçari nga Kosova do të përgjigjet para Gjykatës së Shtutgartit i akuzuar për vrasje me paramendim. Në daljen e tij në gjykatë gjatë seancave të mëparshme ai ka mohuar akuzat edhe pse fillimisht ka qenë ai që ka njoftuar uniformat blu se ka vrarë dy persona.
Mediat vendase shkruajnë se në momentin që policia kishte arritur pranë shtëpisë së tij në Nürtingen, më 17 korrik të vitit të kaluar, panë dy persona të shtrirë përtokë, të qëlluar me plumba në kokë.
Në mes të viktimave ka qenë e ulur një vajzë e re, e cila mbante në krahë fëmijën e saj të vogël, duke kërkuar ndihmë. Edhe më e keqja: Në shtëpi ka qenë edhe personi i cili ka shtënë me armë, raporton teckbote.de.
Prokurorja e akuzon për vrasje të dyfishtë për motive të dobëta. Bravandreqësi kosovar dyshohet se e ka vrarë bashkëshorten e tij 45-vjeçare dhe të dashurin e vajzës së tij.
Vajza e madhe, ka thënë para trupit gjykues se shpesh i kishin vënë re mosmarrëveshjet mes prindërve. Atë ditë është shprehur ajo pasi kishte parë situatën e tensionuar mes prindërve kishte fshehur fëmijët e saj që të mos shikonin grindjen: “I fshehëm fëmijët në dhomën e ndenjes”. Dy vajzat e tij ishin bërë nëna dhe secila kishte nga dy fëmijës.
Vajza e madhe kujton se mosmarrëveshjet mes prindërve kishin ndodhur në oborrin e shtëpisë. Në atë moment partneri i motrës së vogël dhe vëllai i saj kishin ndërhyrë.
“Pas ngasjes për një moment, familja qëndroi në oborr dhe babai shkoi në drejtim të kopshtit. Por, partneri i motrës së vogël e ndoqi nga pas dhe donte ta ndalonte atë. Por babai e qëlloi atë me armë. Më pas ai kishte qëlluar dhe nënën e tyre. “Hyri në shtëpi dhe u tha fëmijëve: Jashtë, jashtë! Të gjithë lamë shtëpinë dhe shkuam tek fqinjët”.
Vajza tha se babai i saj e kishte poshtëruar në mënyrë të përsëritur nënën e saj, e kishte akuzuar atë për tradhti, madje ai e kishte ndjekur atë dhe kur ajo shkonte në punë. Nëna i u kishte thanë vajzave që ai e kishte kërcënuar dhe më parë me armë. Nga ana tjetër kosovari akuzonte dy vajzat e tij se gjithmonë sipas tijë i kishin dalë në mbrojtje nënës së tyre. TIRANA TODAY