Një gropë e madhe në Meksikën qendrore po kërcënon shtëpitë e banorëve në Santa Maria Zacatepec. Familja Sanchez e cila jeton në këtë zonë, dëgjoi një zhurmë të fortë të shtunën duke menduar së pari se ishte një goditje rrufeje.
Por, ata zbuluan që toka ishte shembur vetëm disa metra larg shtëpisë së tyre në një fushë në Santa Maria Zacatepec, një zonë rurale e Meksikës qendrore, shkruan Australian Broadcasting Corporation.
Gropa gjigande u rrit me shpejtësi në 60 metra të hënën dhe rreth 80 metra të martën, thanë autoritetet, duke ardhur në mënyrë të rrezikshme afër shtëpisë së familjes Sanchez, të cilët kanë frikë se do të mbeten të pastrehë.
“Ne nuk kemi asgjë. Ne nuk jemi nga këtu. Nuk kemi asnjë të afërm. Ne jemi vetëm,” -i tha mediave Heriberto Sanchez, me origjinë nga shteti jug-lindor i Veracruz.
Shkencëtarët dhe autoritetet po konsiderojnë disa hipoteza, duke përfshirë një prishje gjeologjike ose ndryshime në përmbajtjen e ujit të tokës.
Ndërsa gropa vijon të zmadhohet,pjesë të mëdha toke janë shkëputur vazhdimisht nga sipërfaqja, duke trembur shikuesit që i afroheshin një kordoni sigurie të vendosur nga autoritetet.