Edhe pse jemi në ditët e para të shtatorit, duket se Shqipëria vazhdon të mbetet destinacion kryesor për kosovarët gjatë fundjavave.
Si pasojë, janë shkaktuar radhë të gjata në kufirin midis dy vendeve teksa kolonat e makinave kanë arritur deri në 4 kilometra, edhe pse po punohet me kapacitete të plota në të dy anët e kufirit.
Megjithatë, Shqipëria nuk është destinacioni i vetëm i kosovarëve, pasi burime policore bëjnë të ditur për një fluks të madh në lëvizje edhe nga Kosova drejt Malit të Zi.
Prej fillimit të muajit gusht, autoritetet shqiptare kanë përforcuar masat në pikat e kalimit kufitar duke angazhuar edhe agjentë të antiterrorist, por ky përforcim masash mesa duket ka shkaktuar pakënaqësi tek udhëtarët, për shkak të vonesave që krijohen.