Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kreu i policisë merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të SEPCA-s

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Kreu i policisë merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të SEPCA-s

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës së Shefave të Policisë të Europës Juglindore (Southeast Europe Police Chiefs Association – SEPCA), të mbajtur në Ohër të Maqedonisë.

Në këtë event ishin të pranishëm drejtuesit e Policive të rajonit si dhe Koordinatorët kombëtarë të vendeve anëtare të SEPCA-s. Morën pjesë gjithashtu përfaqësues të EUROPOL-it, IOM-it, Departamentit për Sigurinë Publike në Itali, IPA-s, Sekretariatit të IISG-së, si edhe organizatave të tjera.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë Oliver Spasovski vlerësoi kontributin e rëndësishëm të SEPCA-s, për rritjen e parametrave dhe standardeve të sigurisë në gjithë rajonin që përfshin vendet e Evropës Juglindore.

Pjesëmarrësit në Asamble diskutuan mbi mundësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet strukturave të SEPCA-s dhe strukturave të EUROPOL-it, me qëllim përgatitjen në të ardhmen, të dokumentit strategjik të SEPCA-s të quajtur ‘Sistemi i Menaxhimit të Informacionit’ (Management Information System – MIS).

Përfaqësuesi i EUROPOL-it prezantoi raportin e përgatitur nga EUROPOL-i, mbi disa nga fenomenet kryesore kriminale, të cilat cenojnë rendin dhe sigurinë publike të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Të pranishmit vlerësuan gjithashtu shkëmbimin shumë të mirë të informacionit, që ekziston mes të gjithë strukturave policore, të cilat janë anëtare dhe përfaqësohen në SEPCA, si dhe mbi mundësitë për rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit policor rajonal në të ardhmen, në kuadër të kësaj nisme.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, pati një takim të veçantë me Drejtorin e Përgjithshëm të Byrosë për Sigurinë Publike të Maqedonisë, Lazo Velkovski. Gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, luftës kundër terrorizmit, etj.

Detaje të bashkëpunimit midis dy strukturave policore të Kufirit dhe Migracionit, ishin pikë tjetër e diskutuar në këtë takim. Shqipëria dhe Maqedonia kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi, i cili synon krijimin e lehtësirave për qytetarët që lëvizin mes vendeve tona në pikat e kalimit kufitar, si dhe rritjen e rezultateve konkrete kundër fenomenit të emigracionit të paligjshëm dhe parandalimit të trafiqeve të ndryshme përgjatë linjës kufirit mes dy vendeve.

Tags: AsamblenëkreumerrPërgjithshmepjesëpolicisëSEPCA

TË LIDHURA

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin
Politikë

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike
Aktualitet

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Next Post
Aksident i rëndë në autostradë, vdes taksisti dhe një vajzë e re

Aksidentohen rëndë dy të rinj, përplasën motorin me murin  

Kush janë simptomat e hipertensionit, si iu vjen në ndihmë kërpudha

Kush janë simptomat e hipertensionit, si iu vjen në ndihmë kërpudha

“Nuk do ketë surpriza”, Kotzias bën deklaratën e fortë: Jemi akoma në luftë me Shqipërinë

"Nuk do ketë surpriza", Kotzias bën deklaratën e fortë: Jemi akoma në luftë me Shqipërinë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president
Kosovo

Zgjedhjet në AAK: Haradinaj tërhiqet nga drejtimi, s’kandidon as për president

by mirseda
19:40 | 12/02/2026
0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka shpallur zgjedhjet e brendshme partiake, ndërsa lideri i saj, Ramush...

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

PS shtyn votimin për uljen e TVSH-së së ushqimeve, Blushi: Po taksoni bukën më shtrenjtë se luksin

19:14 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

Digjet një stallë në Selenicë, 22 krerë bagëti humbin jetën; dyshohet shkëndijë elektrike

18:35 | 12/02/2026
Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

Dhoma e Avokatisë Vlorë kërkesë KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë: Të rishikohet harta gjyqësore

17:54 | 12/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com