Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga thirrja për debat publik me kryeministrin.
Madje, kreu i PD-së e ka etiketuar faqen zyrtare të Ramës, teksa shkruan në Facebook:
“Edi Rama – Eja në debat, është kulturë demokratike të debatojmë para shqipëtarëve që ata të gjykojnë. Ndaj përgjigju
#PranoDebatin
#MosKiFrike”.
Kryeministri është shumë aktiv në rrjetet sociale, por nuk dihet se si do i përgjigjet kësaj ftese publike për debat nga kreu i PD-së.