Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Kreu i SPAK: 80% të rasteve, as që e dinë se janë nën hetim

4 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Kreu i SPAK: 80% të rasteve, as që e dinë se janë nën hetim

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka raportuar në Komisionin e Këshillit Kombëtar të Integrimit, punën e bërë nga institucioni që drejton gjatë harkut kohor një vjeçar. Ai ka bërë një deklararatë të fortë, teksa tha se 80% e rasteve që prokurorët e Prokurorisë së Posaçme kanë në dorë, nuk janë në dijeni se po hetohen. Kraja deklaroi se gjatë vitit 2021 dhe në fillim të vitit 2022, vijojnë hetime për persona me funksione të larta shtetërore, ndërsa nuk ka dhënë emra konkretë.

“Do të prezantoj shkurt arritjet e institucionit, në raporte me atë që ishte parashikuar në agjendë. Unë nuk do të jap përgjigje për çështje konkrete dhe asnjë opinion për institucionet e tjera, kjo është e përcaktuar në ligj.

Ne jemi përfshirë në zbatime dhe rekomandime dhe jemi referuar asaj të Komisionit Evropian. Rekomandimet janë dhënë në tetor 2021. Prokuroria e Posaçme gjatë vitit 2021, ka qenë plotësisht e fokusuar në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, sidomos në nivelet e larta.

Janë kryer hetime të suksesshme. SPAK ka në fokus zbatimin e rekomandimeve. Për të realizuar rekomandimet, jemi mundur të kryejmë hetime proaktive. Kemi bashkëpunuar shumë me Policinë e Shtetit. Kemi bashkëpunuar me institucionet homologe jashtë vendit.

Hetim proaktiv është koncept i gjerë, që po heton pa e ditur tjetri që po e heton. 80% të rasteve që kemi në dorë, janë hetim proaktiv. Nëse i referohemi shifrave, janë nën hetim 832 vepra penale për korrupsion.

Janë dërguar për 4 muaj, 11 procedime penale. Të dhënat janë tregues që SPAK dhe BKH janë në gatishmëri. Në lidhje me veprat penale të korrupsionit të zyrtarëve të lartë, mund të përmendim zyrtarë në statusin e ish-ministrit, deputetit dhe janë tre kryetarë Bashkish. Jemi në fushë të ngatërruar.

Janë kryer hetime ndaj disa subjekteve. Në këtë periudhë janë dënuar një gjyqtar dhe dy prokurorë. Janë nën hetim tre ish-gjyqtarë dhe janë në gjykim tre ish-gjyqtarë të Kushtetueses. Rastet e hetimeve për korrupsion është bërë nga SPAK dhe hetimi pasuror. Kur nuk kanë qenë të justifikuara është kërkuar sekuestro në Gjykatë. Numri i hetuesve në BKH do të jenë 60. Kur kemi bërë gati për të filluar procedurat, kemi hasur probleme të ligjit.

Nuk ishte përcaktuar paga, statusi. Kemi biseduar me Komisionin e Ligjeve, dhe u saktësua ligji për këtë punë. Ligji i SPAK-ut, nisur nga ideja e mirë për t’i dhënë përparësi rritjes së strukturës, parashikon që procedurat të bëhen po nga SPAK-u. Kemi ngritur rrjetet përkatëse të institucioneve, kemi vendosur lidhje me fibra optike me disa institucione.

SPAK ka dy vite e gjysmë aktivitet dhe nuk krahasohet me strukturat e tjera që kanë mbi 20 vite aktivitet. Ajo që ne japim është vullneti për të ecur në këtë rrugë që kemi krijuar”, tha Kraja.

Tags: Arben KrajaKreu i SPAK

TË LIDHURA

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin
Aktualitet

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Next Post
Aleatët e fshehtë të Vladimir Putinit mes nesh

Rusia shton në listën e dëbimeve diplomatët spanjollë dhe italianë

Leku fiton pikë ndaj të gjithë valutave kryesore

Leku fiton pikë ndaj të gjithë valutave kryesore

Cicërimat e përgënjeshtrimeve pa kufij

Presidenti që na flet për opozitën që do kemi







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!
Showbizz

Do të ishte pjesë e BBVIP 5, por u nda nga jeta/ Ledion Liço homazh Shpat Kasapit: Lamtumirë artist!

by mirseda
00:22 | 21/12/2025
0

“Do të doja që sot të isha duke prezantuar klipin e tij hyrës. Do të prezantoja dhe...

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

“Nuk i them Ilir, por Vrenozi”/ Kryemadhi me batuta: E kam më kollaj

23:59 | 20/12/2025
42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

42-vjeçari në Lezhë u gjet i pajetë në dyqanin e tij, e ëma i jep fund jetës pasi merr lajmin

22:38 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:32 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në Bradashesh, katër persona mbeten të plagosur

21:02 | 20/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com