Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës Srpska, për zgjedhjet në veri të Kosovës

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
KQZ nuk çertifikon kandidatët e Listës Srpska, për zgjedhjet në veri të Kosovës

Kandidatët e listës “Srpska”, nuk janë çertifikuar nga KQZ-ja për zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës. Në aktin e dorëheqjes së tyre në nëntor të vitit të shkuar, ata Kosovën e kanë quajtur “Kosovë e Metohi”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka çertifikuar katër kandidatët e subjektit politik, Lista Serbe (Srpska), që pritet të garojnë për kryetarë të komunave në veri të Kosovës, në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 19 majit. Kjo për faktin që dy anëtarë të KQZ-së nga lëvizja Vetëvendosja nuk votuan për çertifikimin e tyre. Nga nëntë anëtarët e KQZ-së, vetëm shtatë votuan pro çertifikimit të kandidatëve të Listës Serbe, ndërsa dy vota ishin kundër. Tre nga katër kandidatët e Listës Serbe ishin të njëjtët kryetarë komunash, që dhanë dorëheqje në nëntorin e vitit të shkuar, për shkak se qeveria e Kosovës vendosi taksa ndaj mallrave serbe.

Dy anëtarët e KQZ-së nga Vetëvendosja, Nazlie Balaj dhe Adnan Rrustemi, thanë se arsyeja pse votuan kundër është se në aktin e dorëheqjes, kandidatët e tashëm, Kosovën e kanë quajtur “Kosovo i Metohija”, që nuk është emër kushtetues i Kosovës.

Kryetarët e komunave të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, në Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviq, më 26 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë proteste dhe pakënaqësie për vendosjen e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës ndaj mallrave serbe. Në aktin e dorëheqjes së tyre Kosovës ata i ishin referuar “Kosovo i Metohia”.

Pritje e zhgënjyer

“Unë kam pritur që për këto 24 orë, Lista Serbe do të zëvendësojë tre nga katër kandidatët të cilët kishin dhënë dorëheqje para pesë muajsh, e që në deklaratat e tyre të dorëheqjes, aktet e dorëheqjes, në përmbajtje e konsideronin Kosovën pjesë të Serbisë dhe i referoheshin Kosovës si ‘Kosovë dhe Metohi’. Unë po ashtu kam pritur nga Lista Serbe që të distancohet publikisht nga përmbajtja e këtyre deklaratave dhe të japë dëshmi që distancohet nga përmbajtja e dorëheqjeve”, tha Adnan Rrustemi, anëtar i KQZ-së nga lëvizja Vetëvendosja.

Anëtari i Listës Serbe në KQZ, Stevan Veselinoviq, thotë se “mosçertifikimi i Listës Serbe për zgjedhje është sulm politik ndaj tyre”. Për mos çertifikimin e kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet për kryetarë komunash në veri të Kosovës ka reaguar edhe drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Ai tha se “ndalimi i përfaqësuesve të Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës është një akt me të cilin shfuqizohen të gjitha të drejtat politike për serbët”.

“Pjesëmarrja e mëtejshme e serbëve në çdo institucion të Prishtinës dhe proceset politike të organizuara nga Prishtina, pas një akti të tillë bëhet e pakuptimtë”, thuhet në një deklaratë më shkrim të zyrës së Gjuriqit.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas takimit në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, ku mor vendimi për të marrë pjesënë zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri, tha se subjekti politik “Srpska” do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme, në mënyrë që, siç tha “shqiptarët të mos i udhëheqin komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës”.

Sidoqoftë, tash çështja e mosçertifikimit të katër kandidatëve të listës “Srpska”, për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarë komunash në veri të Kosovës, tash do të trajtohet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ku Lista Srpska ka 24 orë kohë për ankesë. /DW

 

 

Tags: KQZSrpskaZgjedhjet

TË LIDHURA

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi
Rajoni

Akuzohet për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i RMV, Artan Grubi

09:19 | 23/02/2026
Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi
Rajoni

Mik i familjes për 18 vite! Shqiptari tenton të përdhunojë vajzën me aftësi të kufizuara në Greqi

09:13 | 23/02/2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

20:35 | 18/02/2026
Next Post
Kapen me drogë, pranga dy shqiptarëve në Greqi. Një i tretë u largua në pyll

Kapen me drogë, pranga dy shqiptarëve në Greqi. Një i tretë u largua në pyll

Keni hedhur lotarinë? Ja kur do shpallen fituesit

Keni hedhur lotarinë? Ja kur do shpallen fituesit

Zbulohet emri, terroristi i Sri Lankës ka studiuar në Angli

Zbulohet emri, terroristi i Sri Lankës ka studiuar në Angli







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar
Aktualitet

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

by mirseda
21:43 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në Austri, ku ka humbur jetën, kushëriri i mesfushorit shqiptar...

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

21:03 | 23/02/2026
Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

20:28 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com