Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kotzias “shkrin akujt” me Shqipërinë

8 vjet ago
in Kryesore, Rajoni, Shqipëria, Të Gjitha
Kotzias “shkrin akujt” me Shqipërinë

Disa ditë pas takimit dy palësh që zgjati me orë të tëra në Kretë mes ministrit për Evropën dhe Punë e Jashtme, Ditmir Bushati, dhe homologut të tij grek Niko Kotzias ka ardhur një deklaratë nga ky i fundit. Në një intervistë për mediat greke ku ka folur për vizitën e presidenti turk në Greqi, Kotzias u shpreh se marrëdhëniet me Shqipërinë janë të mira dhe mund të ketë një marrëveshje pozitive, shkruan eklogika.gr.

I pyetur nëse Greqia dhe Shqipëria janë afër zgjidhjes së çështjeve dypalëshe në pritje, ai tha se të dyja palët janë “në një rrugë të mirë drejt një marrëveshjeje që do të jetë pozitive për të dy palët”.

Intervista:

Vizita e Presidentit Erdogan në Athinë, kreu i parë i shtetit post-1952, legjitimon pritjet për përparim thelbësor në marrëdhëniet greko-turke?

 Një vizitë, e tillë e rëndësishme, nuk do çojë një zgjidhje e problemeve në mënyrë automatike, por ajo mund të ndihmojë për të përforcuar një perspektivë pozitive për marrëdhëniet mes vendeve tona. Unë shpesh pyes veten se ka nga ata që ngatërrojnë analizën me politikën e jashtme. Analiza, edhe nëse ajo rezulton negative, është që të nxjerrë në pah vështirësitë dhe të mos heqë dorë nga një politikë e jashtme aktive. Tjetër, nuk ka iluzione për vështirësitë në një marrëdhënie dhe për heqjen e zhvillimit pozitiv të një përpjekje partneriteti. Ne duam të punojmë në këtë drejtim të fundit. Së fundi, politika e jashtme duhet ta vlerësojë me urtësi dhe saktësi qëllimet dhe synimet ndaj çdo pjesëmarrësi. Për t’i racionalizuar këto synime.

Pas takimit të gjatë me homologun shqiptar në Kretë, jeni optimist për një zgjidhje-paketë të çështjeve dypalëshe të mbetura?

Përmes historisë së përbashkët të dy popujve tanë janë formuar varësi të shumta e të ndërthurura, vija përplasëse, mundësi miqësish. Kemi për detyrë të zgjidhim problemet e së kaluarës, të punojmë për të tashmen më të mirë të mundshme dhe të sigurojmë një axhendë pozitive bashkëpunimi për të ardhmen. Përsa i përket problemeve dhe mundësive të aksionit të përbashkët, të tjera kanë interes më të lartë për palën shqiptare, të tjera për atë greke. Trajtimi i përbashkët i tyre përbën atë që në teorinë e negociatave quhet “zgjidhja-paketë”, pasi në bazë të kësaj zgjidhjeje merret parasysh asimetria ekzistente e çdo rasti në interesat për tematika të ndryshme. Mendoj se jemi në rrugën e duhur për t’u drejtuar në një marrëveshje që do jetë pozitive për të dy palët.
Opozita greke kërkoi të përshkruanit negociatat me Ditmir Bushatin para se të fillonte takimi. Si e komentoni?

E konsideroj të paktën të mefshtë faktin që disa politikanë të opozitës kërkojnë para se të nisim një negociatë të flasim në publik, po në publik për propozimet dhe të rrëfejmë taktikën që do të ndjekim. Të njëjtën gjë bënë edhe në rastin e FYROM apo të Qipros. Ndoshta u mungon eksperienca e negociatave reale dhe kërkojnë të shpalosim tek të tretë strategjinë tonë negociatore, para kohe.
Ekzistojnë shenja ndryshimi në qëndrimin e qeverisë Rama ndaj Athinës zyrtare?

Kam vënë re se është bërë e qartë që perspektiva europiane e vendit është më e rëndësishme sesa çështje të tjera. Lexova dhe tekstet e fundit të tij që flasin për zhvillimin e një marrëdhënie strategjike Greqi-Shqipëri. Këto janë fakte pozitive. Kontribuojnë në zhvillimin e besimit dypalësh. Më lejoni, ama, të theksoj se opozita greke mori një lajm jo-ekzistent, domethënë fake-news që bazohej në një fjalim të Ramës para një viti, domethënë në kushtet e atëhershme. Në vazhdim e paraqiti sikur të ishte bërë pardje dhe më pas kanibalizonin Shqipërinë dhe mua për negociatat e fundit. Këto janë taktika të mefshta që nuk ndihmojnë për asgjë. Përveç rastit kur duan politikë të jashtme të ngathët dhe probleme të zvarritura pafund. Personalisht, refuzoj të bëj politikë të jashtme me sytë drejtuar mikropolitikës.TIRANA TODAY

Tags: Ç’pokotziasMbrojtjemerrministriNdodhRamënvendeve

TË LIDHURA

BIRN: Ndalimi i TikTok-ut në Shqipëri shpërfillet gjerësisht, madje edhe nga aleatët e Ramës
Politikë

BIRN: Ndalimi i TikTok-ut në Shqipëri shpërfillet gjerësisht, madje edhe nga aleatët e Ramës

16:25 | 08/09/2025
Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK zbardh takimet me zyrtarët e lartë amerikanë
Aktualitet

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK zbardh takimet me zyrtarët e lartë amerikanë

15:38 | 08/09/2025
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet shtetasi gjerman në Muriqan
Rajoni

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet shtetasi gjerman në Muriqan

15:00 | 08/09/2025
Next Post
Kosovë/ Prezantohet raporti i Komisionit për Demarkacionin

Kosovë/ Prezantohet raporti i Komisionit për Demarkacionin

I gjendet pajisje e dyshimtë, ndalohet italiani në portin e Durrësit

I gjendet pajisje e dyshimtë, ndalohet italiani në portin e Durrësit

Vettingu, ministri Xhafaj: Shumë shpejt do të shohim rezultatet e para

Vettingu, ministri Xhafaj: Shumë shpejt do të shohim rezultatet e para

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

BIRN: Ndalimi i TikTok-ut në Shqipëri shpërfillet gjerësisht, madje edhe nga aleatët e Ramës
Politikë

BIRN: Ndalimi i TikTok-ut në Shqipëri shpërfillet gjerësisht, madje edhe nga aleatët e Ramës

by mirseda
16:25 | 08/09/2025
0

Në gjysmën e parë të një ndalimi 12-mujor të TikTok-ut në Shqipëri, dëshmitë tregojnë se ndalimi po...

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK zbardh takimet me zyrtarët e lartë amerikanë

Vizita e Dumanit në SHBA, SPAK zbardh takimet me zyrtarët e lartë amerikanë

15:38 | 08/09/2025
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet shtetasi gjerman në Muriqan

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet shtetasi gjerman në Muriqan

15:00 | 08/09/2025
Sfida “Shqipëri-Letoni” në Tiranë/ Policia njofton planin e masave të sigurisë

Sfida “Shqipëri-Letoni” në Tiranë/ Policia njofton planin e masave të sigurisë

14:35 | 08/09/2025
Debati për ndarjen e rrugës së përbashkët të Ukrainës dhe Moldavisë drejt BE-së

Debati për ndarjen e rrugës së përbashkët të Ukrainës dhe Moldavisë drejt BE-së

14:21 | 08/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com