Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kosovë/ Tre subjektet më të mëdha politike garojnë të vetme në zgjedhje

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë/ Tre subjektet më të mëdha politike garojnë të vetme në zgjedhje

Vendet e QUINT-it, presin që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë të jenë të besueshme, por ata u bëjnë thirrje kandidatëve që ta lënë mënjanë retorikën populiste dhe nacionaliste e të ofrojnë programe konkrete.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që mbahen më (06.10) tri partitë politike më të mëdha në Kosovë, LDK, PDK, dhe Vetëvendosja do të garojnë të vetme në zgjedhje. Ndërkohë në garë janë edhe katër koalicione, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve KQZ. Në mesnatën e shkuar përfundoi afati i regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore, kurse subjektet politike kanë afat deri më (06.09) që të regjistrohen në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Koalicionet parazgjedhore

Katër koalicionet e regjistruara për zgjedhjet e parakohshme në Komisionin Qendrore të Zgjedhjeve në Kosovë janë:

– Koalicioni ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.

– Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë.

– Koalicioni Vatak, i përbërë nga tri parti (Partia Demokratike Boshnjake, Partia Demokratike Vatan dhe Partia e Bashkuar Boshnjake.

– Koalicioni i katërt i paraqitur në KQZ, i quajtur Sloboda (Liria), përbëhet nga Partia Përparimtare e Kosovës dhe Partia e Re e Kosovës.

Gjatë ditës së premte, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja Vetëvendosje, diskutuan për një marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e 6 tetorit, por, përpjekjet dështuan për shkak të mospajtimeve rreth kandidaturës për postin e kryeministrit. Megjithatë këto dy parti nuk e përjashtojnë mundësinë e një koalicioni pas-zgjedhor, nëse ndonjëra nga to del fituese dhe ka të drejtën si partia e parë ta formojë qeverinë.

QUINT: Garë e drejtë zgjedhore

Në vazhdën e përgatitjeve për zgjedhjet e 6 tetorit, përfaqësuesit e vendeve më të industrializuara QUINT, ku bëjnë pjesë e (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia) përmes një deklarate të përbashkët thanë se “presin nga të gjitha partitë politike të krijojnë një ambient të drejtë të garës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, proces ky që po shihet si mundësi vendimtare për qytetarët e Kosovës që të vendosin për drejtimin e shtetit”. “Kosova ka nevojë për sundim të ligjit, andaj kandidatët nuk duhet të kenë të kaluar kriminale ashtu që të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ne përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë. Sikurse në zgjedhjet e kaluara, ne do të bashkohemi me organet e tjera lokale dhe ndërkombëtare për të ndihmuar që të sigurohet një ambient i lirë dhe i drejtë”, thuhet në deklaratë.

Vendet e QUINT, presin që zgjedhjet të jenë të besueshme dhe kërkojnë nga banorët e Kosovës që të dalin e të votojnë, ndërsa, kandidatëve u bëhet thirrje që ta lënë mënjanë retorikën populiste dhe nacionaliste. “Votuesit dëshirojnë që udhëheqësit e tyre të sigurojnë që të rinjtë e Kosovës do të mund të ndërtojnë të ardhmet e tyre këtu. Votuesit meritojnë përgjigje të detajuara nga partitë për atë, se si programet e tyre do të forcojnë sistemin e arsimit ashtu që të diplomuarit të jenë më mirë të përgatitur për punësim; se si ato programe do të krijojnë vende pune dhe si do të përmirësojnë zhvillimin e sektorit privat dhe investimet, si do të përkrahin ndërmarrësin, si do të mbajnë përgjegjësinë fiskale, dhe si do të përmirësojnë sigurinë e furnizimit me energji dhe mjedisin”, thuhet në deklaratën e QUINT-it.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pasi ai u ftua nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në cilësinë e të dyshuarit. Zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6  tetor në Kosovë, nga analistët po cilësohen si shumë të rëndësishme, ku qeveria e re pritet të përballet më shumë sfida e në mesin e të cilave edhe me dialogun me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve./DW

Tags: koalicionetkosovapartiteZgjedhjet

TË LIDHURA

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet i dyshuari. Ja çfarë iu gjet në banesë
Kosovo

I akuzuar për krime lufte në Kosovë, arrestohet i dyshuari. Ja çfarë iu gjet në banesë

15:12 | 04/04/2026
Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali
Rajoni

Loja e fundit me shokët, 12-vjeçari shqiptar bie aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit në Itali

10:02 | 04/04/2026
Bolonjë/ 12-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët
Rajoni

Bolonjë/ 12-vjeçari shqiptar humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët

09:58 | 04/04/2026
Next Post
Oksford, aty ku prodhohen udhëheqësit

Oksford, aty ku prodhohen udhëheqësit

Gjendet e plagosur me armë zjarri në kokë, policia jep detajet e para për 50-vjeçaren

Gjendet e plagosur me armë zjarri në kokë, policia jep detajet e para për 50-vjeçaren

Paranoja amerikane që vuri opozitën në rresht pas Berishës

Gjithë hezitimet që mbajnë të ngrirë ofertën mes LDK e Vetëvendosjes







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin
Showbizz

Takimi i veçantë me familjen e Selin: Greta tregon momentet e Gimbos me Onon dhe Selin

by mirseda
23:18 | 04/04/2026
0

Greta Kazazi, ish-banore e Big Brother VIP, hapi zemrën duke rrëfyer njohjen me partnerin e saj dhe...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026
Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

Irani i kthen paralajmërimin Trumpit: I gjithë rajoni do të kthehet në ferr për ju, do të fundoseni!

23:08 | 04/04/2026
“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

“Ka treguar disrespekt ndaj familjes së saj”/ Miri dhe Rogerti përplasen me Selin

23:06 | 04/04/2026
“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

“Ferri do të mbretërojë”, Trump ultimatum 48-orësh Iranit për Ngushticën e Hormuzit

22:14 | 04/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com