Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Kosovë, ndahen çmimet në fushën e kinematografisë

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Kosovë, ndahen çmimet në fushën e kinematografisë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës ka ndarë çmimin për veprën jetësore “Bekim Fehmiu”, regjisorit Besim Sahatçiu post-mortem, ndërsa çmimi vjetor për kinematografi për vitin 2017 i takoi regjisores Blerta Zeqiri.

Ceremonia e ndarjes së çmimit u mbajt në kabinetin e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili tha se ndarja e çmimit në fushën e kinematografisë dhe fushat tjera të kulturës ka për qëllim motivimin e krijimtarisë kreative. Gashi shprehu bindjen se juria në mënyrë profesionale ka bërë punën e saj gjatë përzgjedhjes së fituesit të çmimit në fushën e kinematografisë, duke shtuar se Besim Sahatçiu ishte inspirim për të gjithë regjisorët e sotëm.

“Në emër të ministrisë nga zemra falënderoj për punën dhe kontributin e tij, regjisorin e ndjerë Sahatçiu, si dhe Blertën e cila është një ikonë e re e kinematografisë sonë. Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer dhe nuk është i vogël numri i filmave që ka marrë pjesë në mbi 20 festivale dhe ka fituar shumë mirënjohje dhe çmime”, ka thënë Gashi.

Ai rikujtoi se Ministria e Kulturës për shkak të rezultateve të mira ka rritur buxhetin me 100 për qind për kinematografinë kosovare.

Bashkëshortja e regjisorit të ndjerë Besim Sahatçiu, Besa u falënderua për çmimin. “Shumë faleminderit, mua si gruaja e tij më është dukur sikur ai është lënë disi anash, por vijnë ditët kur përsëri del në shesh puna e tij”, ka thënë Besa Sahatçiu.

Blerta Zeqiri tha se është e lumtur për vlerësimin e punës së saj dhe njëkohësisht ka vlerësuar Ministrinë e Kulturës dhe Qendrën për Kinematografi të Kosovës.

“Pesë vite më parë kishim ëndërr të paraqitemi në festivalet e filimit të kategorisë A. Nëse një film shfaqej, ishte gëzim i madh, kurse tash jo një, por ka shumë filma. Tani kemi konkurrencë edhe mes nesh dhe kjo është kënaqësi dhe motivim për ne që të punojmë edhe më mirë dhe më shumë në të ardhmen”, ka thënë Zeqiri.

Ajo shtoi se është e lumtur për rritjen e buxhetit për kinematografinë dhe që përfundimisht institucionet e Kosovës vlerësojnë rëndësinë që ka filmi për vendin.

Në shpjegimin e jurisë, thuhet se regjisori Besim Sahatçiu në vitet e ’70-ta dhe të ’80-ta ishte themeluesi i kinematografisë së Kosovës dhe kontributi i tij është i madh. Nga veprat e tij u revokua filmi dokumentar “117”, si dhe seriali dhe filmi televiziv “Era dhe Lisi”, që shënuan fillimin dhe konsolidimin e kinematografisë së Kosovës në vitet e ’70-ta.

Ndërsa Blerta Zeqiri, e cila që nga fillimi i karrierës së saj ka regjistruar suksese të njëpasnjëshme dhe ka fituar shumë çmime ndërkombëtare, çmimin vjetor e mori për filmin “Martesa” me të cilin ka marrë pjesë me sukses në mbi 20 festivale dhe ka fituar shumë çmime, përfshirë çmimin special të jurisë “FIPRESCI” në festivalin e kategorisë A “Black Nights Film Festival” në Talin të Estonisë, transmeton aa.

Çmimi për veprën jetësore në fushën e kinematografisë është 5.000 euro ndërsa çmimi vjetor shpërblehet me 2.500 euro.

Tags: cmimetfushënkinematografisëkosoveNdahen

TË LIDHURA

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Kryesore

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

08:44 | 30/03/2026
Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura
Aktualitet

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura

08:50 | 26/03/2026
Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Next Post
Spektakël dhe gola, Roma ndalet nga Atalanta në “Olimpico” (Video)

Spektakël dhe gola, Roma ndalet nga Atalanta në “Olimpico” (Video)

Zbulohet letra e lamtumirës së McCain, ju bën thirrje amerikanëve që të …

Zbulohet letra e lamtumirës së McCain, ju bën thirrje amerikanëve që të ...

Ish futbollisti i “Tre Luanëve” arrestohet në tren për ngacmim seksual

Ish futbollisti i “Tre Luanëve” arrestohet në tren për ngacmim seksual







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Nafta sërish drejt çmimeve rekord, shkon në mbi 116 lekë për fuçi
Bota

Nafta sërish drejt çmimeve rekord, shkon në mbi 116 lekë për fuçi

by mirseda
09:53 | 30/03/2026
0

Çmimet globale të naftës janë rritur ndjeshëm, teksa përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe përfshirja...

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

09:51 | 30/03/2026
Vlorë/ Qeni qëllohet në mënyrë makabre me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

Vlorë/ Qeni qëllohet në mënyrë makabre me disa plumba, autorët ende të paidentifikuar

09:49 | 30/03/2026
Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

Dy orë diskutim, Kurti ndan detaje nga bisedat me presidentin francez Emmanuel Macron

09:40 | 30/03/2026
“Më lëpin këmbët!”, Trump poshtëron publikisht Princin e Arabisë Saudite

“Më lëpin këmbët!”, Trump poshtëron publikisht Princin e Arabisë Saudite

08:46 | 30/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com