Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zbulohet letra e lamtumirës së McCain, ju bën thirrje amerikanëve që të …

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha

Senatori John McCain, i cili vdiq të shtunën në moshën 81-vjeçare nga kanceri në tru, ka lënë një letër lamtumire për bashkëkombasit e tij.

“Jetova dhe u largova nga jeta si një amerikan krenar,” shkruan McCain.

“Ne e dobësojmë madhështinë tonë kur ngatërrojmë patriotizmin tonë me rivalitetet klanore që kanë mbjellë armiqësi, urrejtje dhe dhunë në të gjitha anët e globit. Ne e dobësojmë atë kur fshihemi prapa mureve, në vend që t’i rrëzojmë ato, kur dyshojmë në fuqinë e idealeve tona, në vend që t’u besojmë atyre si forcë e madhe për ndryshim, ashtu siç kanë qenë gjithmonë,” thuhet në letër.

“Ne jemi treqind e njëzet e pesë milionë individë, secili me mendimin e vet dhe që debatojmë zhurmshëm. Ne zihemi dhe konkurojmë madje nganjëherë fyejmë njëri-tjetrin në debatet tona të ashpra publike. Por gjithnjë kemi pasur shumë më tepër gjëra të përbashkëta me njëri-tjetrin sesa mosmarrëveshje. Nëse e ngulisim këtë në mendje dhe i japim njëri-tjetrit të kuptojë se ne të gjithë e duam vendin tonë, atëherë do të arrijmë t’i kapërcejmë këto momente sfidash dhe do të dalim prej tyre më të fortë se më parë, ashtu si gjithmonë.”

“Mos e humbni shpresën nga vështirësitë e tanishme, por besoni gjithmonë në premtimin dhe madhështinë e Amerikës, sepse këtu asgjë nuk është e pashmangshme. Amerikanët kurrë nuk largohen nga gara. Ne kurrë nuk dorëzohemi. Kurrë nuk i fshihemi historisë. Ne bëjmë histori.”

“Lamtumirë, vëllezër amerikanë. Zoti ju bekoftë dhe Zoti e bekoftë Amerikën”, përfundon letra e Senatorit McCain.

FLAMURI MBI SHTËPINË E BARDHË

Flamuri mbi Shtëpinë e Bardhë, i cili u ul gjatë fundjavës në gjysmë shtizë si shenjë respekti për senatorin John McCain, u ngrit përsëri i plotë, por të hënën pasdite u ul përsëri.

Ngritja e flamurit mbi Shtëpinë e Bardhë u prit me kritika nga e majta dhe e djathta, duke përfshirë organizatën e veteranëve American Legion.

Ndërkohë, flamuri në selinë e Kongresit vazhdon të jetë në gjysmë shtizë për nder të senatorit të Arizonës.

Presidenti Donald Trump ka shprehur ngushëllimet e tij në Twitter për familjen e senatorit McCain, por deri të hënën pasdite nuk kishte lëshuar një proklamatë për nder të tij.

Të hënën pasdite ai lëshoi një deklaratë ku thoshte: “Megjithë mosmarrëveshjet tona politike, unë e respektoj shërbimin që Senatori John McCain i ka bërë vendit dhe për nder të tij kam nënshkruar një proklamatë për të ulur flamurin amerikan në gjysmë shtize deri në varrimin e tij. I kam kërkuar nënpresidentit Mike Pence të mbajë një fjalim në ceremoninë për nder të senatorit McCain në ndërtesën e Kapitolit të premten”.

Presidenti Trump dhe Senatori McCain kanë shkëmbyer prej kohe kritika mes tyre.

Kodi i Flamurit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që flamujt të ulen “në ditën e vdekjes dhe të nesërmen e asaj dite për një anëtar të Kongresit.”

Megjithatë, sipas një tradite të hershme, për njerëzit me kontribut të shquar për vendin, flamuri qendron i ulur deri në varrimin e tyre.

Në vitin 2009, pas vdekjes së Senatorit demokrat Ted Kennedy, Presidenti Barak Obama urdhëroi uljen në gjysmë shtize të flamujve në ndërtesat qeveritare, të cilët qëndruan ulur për disa ditë.

Presidenti Trump nuk iu përgjigj gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë kur u pyet nëse e konsideronte senatorin e ndjerë një hero.

CEREMONI NË ARIZONA DHE UASHINGTON

Senatori John McCain, i cili vdiq të shtunën pas një beteje të gjatë me kancerin e trurit, do të nderohet me ceremoni në Arizona dhe Uashington.

Trupi i tij do të vendoset së pari në kapitolin e shtetit të Arizonës, ku të mërkurën do të mbahet një ceremoni private, me rastin e 82-vjetorit të ditëlindjes.

Të enjten, në një kishë baptiste të qytetit Feniks do të mbahet një shërbim përkujtimor privat me pjesmarrjen e publikut.

Në Uashington, ku flamujt në institucionet e ndryshme janë ngritur në gjysmë shtizë, trupi i senatorit McCain do të vendoset të premten në ndërtesën e Kapitolit, ku njerëzit do të bëjnë homazhe.

McCain do të jetë senatori i 13-të amerikan, trupi i të cilit nderohet në sallën rrethore të Kapitolit, një nder që u rezervohet “qytetarëve më të shquar” të vendit, sipas zyrtarëve të Kapitolit, transmeton voa.

Të shtunën në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit do të mbahet një shërbim përkujtimor, ku do të flasin ish-presidentët Barak Obama dhe Xhorxh W. Bush.

Senatori McCain do të prehet në Varrezat e Akademisë Detare në Anapolis të shtetit Marilend, pranë mikut më të ngushtë që ai kishte gjatë viteve të Akademisë detare, Admiralit Chuck Larson.

Tags: amerikanevebënlamtumirësLetraMcCainthirrjezbulohet

TË LIDHURA

Aktualitet

Peleg: Shqiptarët do të respektojnë flamurin izraelit në bulevard

18:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Kurti fiton, por Gjermania dhe Italia nisin menjëherë presionin

18:51 | 08/06/2026
Bota

Sulmet izraelite në Iran / 15 të plagosur në Teheran e Khuzestan, shkelet armëpushimi i prillit

17:30 | 08/06/2026
Next Post

Ish futbollisti i “Tre Luanëve” arrestohet në tren për ngacmim seksual

Tottenham shkatërron “Teatrin e Ëndrrave”, Mourinho rrezikon shkarkimin

Shqiptarët kursejnë tek ushqimet. Më të varfrit, tryezën më bosh







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Screenshot
Kosovo

Numërimi i votave në Kosovë, diaspora mund të përcaktojë qeverinë e re

by mirseda
22:59 | 08/06/2026
0

Në 38 qendrat komunale të numërimit ka nisur procesi i verifikimit të votave të subjekteve politike dhe...

“Ka marrë fund”/ Protestat e vazhdueshme, Shkullaku: Ai nuk shpëton më, ka ikur

22:45 | 08/06/2026

Situata e Neymar dhe rikuperimi, Brazili sjell të reja për sulmuesin

22:32 | 08/06/2026
FONTANAFREDDA, ITALY - JUNE 08: Emanuele Rao of Italy and Burak Alili of Albania in action during the International Friendly match between Italy U21 and Albania U21 at Omero Tognon stadium on June 08, 2026 in Fontanafredda, Italy. (Photo by FIGC/FIGC via Getty Images)

Kombëtarja U-21 luan ndeshjen e dytë miqësore të qershorit ndaj Italisë

22:24 | 08/06/2026

Arlind Qori për protestën: Jam shumë i emocionuar, kjo që po ndodh është historike!

22:05 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com