Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosovë, mirëpritet rezoluta e SHBA-së për vëllezërit Bytyqi

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosovë, mirëpritet rezoluta e SHBA-së për vëllezërit Bytyqi

Përfaqësues të institucioneve dhe partive politike në Kosovë mirëpritën të mërkurën vendimin e dhomës së Përfaqësuesve, për të miratuar një rezolutë, me anë të së cilës i kërkohet Serbisë që të vërë para drejtësisë vrasësit e tre vëllezërve Bytyçi, shtetas amerikanë, në vitin 1999.

Rezoluta bën thirrje po ashtu që përparimi në ndriçimin e këtij rasti të jetë “faktor i rëndësishëm që përcakton zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes llogarisë së tij në Facebook tha se miratimi i rezolutës “mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të SHBA-së, por gjithashtu tregon se kur është në pyetje Kosova, SHBA-ja është një, pa dallime partiake. Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyqi më në fund do të vihet në vend”,shkroi presidenti Thaçi.

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj e quajti lajm të mirë jo vetëm për familjen Bytyqi por edhe për siç tha dëshmimin e krimeve të pushtetit serb, të kryera në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, zoti Haradinaj tha se “kjo rezolutë, e miratuar nga ShBA, si mbrojtëse e vlerave njerëzore dhe demokracisë, është mesazh i qartë për shtetin serb, se pranimi i fajësisë dhe vendosja para drejtësisë e akterëve të masakrave dhe vrasjes së shqiptarëve, është rruga e vetme drejt paqes dhe stabilitetit në rajon”,shkroi ai duke i bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të pranojë realitetin dhe mos të fshehin faktet dhe kriminelët, por të distancohen nga ta dhe ti hapin rrugë drejtësisë.

Ministri në largim i punëve të jashtme, Behgjet Pacolli tha se mirëpret votimin e rezolutës në lidhje me siç tha vrasjen nga shteti i Serbisë të vëllezërve Bytyqi.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, zoti pacolli tha se “presidenti serb Vuçiç është përgjegjës për zgjidhjen e çështjes së Vëllezërve Bytyqi. Ata që janë përgjegjës për vrasjen e tyre duhet të sillen para drejtësisë”, shkroi ai.

Rezoluta ishte miratuar në korrik të këtij viti nga Komisioni për Marrëdhënie me Jashtë i Dhomës së Përfaqësuesve, vetëm pak ditë pas përvjetorit të vrasjes së vëllezërve Bytyçi. Ajo ishte hartuar nga ligjvënësit Eliot Engel dhe Lee Zeldin.

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Në muajin korrik të vitit 1999 ata ishin arrestuar në rrethana të panjohura nga forcat serbe në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdarë.

Një gjykatë në qytetin e Prokuples në Serbi, i kishte dënuar me nga 15 ditë heqje lirie nën akuzat për siç është thënë, kalim të paligjshëm të kufirit të ish Jugosllavisë.

Trupat tyre u gjetën në në një varrezë masive në Petrovo Selo në Serbinë lindore, në një bazë të kontrolluar nga njësitë që komandoheshin nga ish gjenerali i policisë serbe, Goran Radosavleviç, i njohur si Guri. Ata ishin me duar të lidhura dhe ishin qëlluar në kokë./Zëri i Amerikës

Tags: kosoverezoluta e SHBA-sëvëllezërit Bytyqi

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
E rëndë në Greqi, djali vret me bastun babanë 82-vjeçar!
Rajoni

E rëndë në Greqi, djali vret me bastun babanë 82-vjeçar!

16:35 | 29/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Next Post
1956/ Hungarezët u rebeluan ndaj komunizmit dhe Moskës, shqiptarët qëndruan me Stalinin

1956/ Hungarezët u rebeluan ndaj komunizmit dhe Moskës, shqiptarët qëndruan me Stalinin

“Ky tipi do paditur në Hagë për genocid”, Rikard Ljarja: Nobeli iu dha një islamofobi

“Ky tipi do paditur në Hagë për genocid”, Rikard Ljarja: Nobeli iu dha një islamofobi

Vëllezërit Veshaj dhe Bora Zemani paskan sharë para Marsela Topit (VIDEO)

Vëllezërit Veshaj dhe Bora Zemani paskan sharë para Marsela Topit (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën
Aktualitet

Ish-truproja: Nanon e arrestuan padrejtësisht, Berisha e Meta i shkatërruan karrierën

by mirseda
22:43 | 31/10/2025
0

Ish-truproja i Fatos Nanos, i ftuar në News24 ka treguar detaje nga jeta e ish-kryeministrit. Viktor Agolli...

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

Nëntori nis me temperatura të larta, fundjavë deri në 26°C

22:11 | 31/10/2025
Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

21:31 | 31/10/2025
FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com