Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, (IKSHPK) ka raportuar për 249 raste të infektimit me koronavirus, pas kryerjes së 1,048 testeve.
Në 24 orët e fundit, autoritetet bëjnë me dije se janë regjistruar tetë viktima duke e çuar në 1,298 numrin total të të vdekurve.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (77, 68 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (62 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (73 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (77 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç)”, është thënë në njoftim.
Në njoftimin e tij ditor, ky Institut ka thënë se të premten nga COVID-19, janë shëruar 538 pacientë, derisa raste aktive janë 10,181.
Prej 13 marsit, kur janë raportuar rastet e para me koronavirus në Kosovë, e deri më 25 dhjeto,r autoritetet kanë regjistruar 50,135 raste. Prej tyre 38,656 janë shëruar.