Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Kosova miraton pakon e sanksioneve kundër Rusisë

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosova miraton pakon e sanksioneve kundër Rusisë

Qeveria e Kosovës ka miratuar të premten një pako me sanksione kundër Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova me këtë vendim u është bashkëngjitur Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen ndaj sulmit rus në Ukrainë.

“Ushtria ruse është ajo e cila me këtë agresion e bëri Evropën të tronditet dhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare të rimendohet”, ka thënë Kurti.

“Kjo Rusi që po shohim sot nuk është e re, por edhe një paralajmërim që ajo nuk synon të jetë e re”.

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kosovë, Donika Gërvalla, ka thënë se sulmi rus përbën “një ndër goditjet më të rrezikshme që i është bërë sigurisë evropiane dhe asaj ndërkombëtare në dekadën e fundit”.

“Sanksionet përfshijnë ngrirje të aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i tyre në tregje financiare dhe masa tjera kufizuese që shënjestrojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politikë të përfshirë në marrjen e vendimit për invazionin rus në Ukrainë”, ka thënë Gërvalla.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar të premten me pjesëtarë të opozitës për të diskutuar situatën e sigurisë në këtë vend, pas zhvillimeve të fundit të lidhura me pushtimin rus në Ukrainë.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani është takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nënkryetaren e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku dhe nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Mes tjerash është thënë se palët kanë diskutuar edhe për masat që kanë marrë institucionet e Kosovës për t’u koordinuar me partnerët ndërkombëtarë.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. /evropaelire

Tags: kosoverusiUkrainë

TË LIDHURA

REL: SHBA kërkon në OKB zotim nga Kosova dhe Serbia për bashkëpunim
Bota

REL: SHBA kërkon në OKB zotim nga Kosova dhe Serbia për bashkëpunim

21:00 | 09/04/2026
Ishte në kërkim nga Maqedonia e Veriut për drogë, kapet në Morinë 35-vjeçari
Aktualitet

Ishte në kërkim nga Maqedonia e Veriut për drogë, kapet në Morinë 35-vjeçari

14:10 | 09/04/2026
Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar
Rajoni

Operacion antidrogë në Athinë/ Sekuestrohen mbi 380 kg drogë, 3 të arrestuar, mes tyre një shqiptar

20:46 | 08/04/2026
Next Post
“Flijoi veten për lirinë e atdheut!”, hedh veten në erë për të bllokuar rusët

“Flijoi veten për lirinë e atdheut!”, hedh veten në erë për të bllokuar rusët

Fëmijët fshihen në bunkerë nga b*mbat e Putinit (FOTO)

Fëmijët fshihen në bunkerë nga b*mbat e Putinit (FOTO)

Shqiptarët dhe konflikti ruso-ukrainas.. Kur koha peshon







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin
Bota

“Lufta nuk ka përfunduar ende”, i dërguari i Mojtaba Khameneit: Irani do të kontrollojë Hormuzin

by mirseda
18:00 | 10/04/2026
0

Irani kontrollon Ngushticën e Hormuzit sepse lufta me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin nuk ka mbaruar ende,...

Hajdari takon Begajn diskutojnë për reformën administrative dhe rolin e Prefektit

Hajdari takon Begajn diskutojnë për reformën administrative dhe rolin e Prefektit

17:46 | 10/04/2026
Rama: Hiqet nafta pa taksa për fermerët, shkak abuzimet

Rama: Hiqet nafta pa taksa për fermerët, shkak abuzimet

17:40 | 10/04/2026
Rama: Berati, territori me më shumë të kthyer nga jashtë

Rama: Berati, territori me më shumë të kthyer nga jashtë

17:26 | 10/04/2026
Gjykata Kushtetuese dhe Avokatët diskutojnë ndalimin e dënimit të dyfishtë

Gjykata Kushtetuese dhe Avokatët diskutojnë ndalimin e dënimit të dyfishtë

17:13 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com