Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosova merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosova merr kryesimin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, tha të hënën se forcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe transformimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në një zonë të paqes dhe qëndrueshmërisë, do të jenë përparësi e Kosovës gjatë kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Kosova nga sot do të kryesojë këtë proces, një nismë kjo e hedhur në vitin 1996, që synon forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe shndërrimin e zonës në hapësirë të paqes, sigurisë e qëndrueshmërisë me qëllimin kryesor – integrimin e vendeve anëtare të nismës në strukturat euro-atlantike.

Zoti Pacolli tha se këto janë synimet kryesore edhe të Kosovës gjatë kryesimit një vjeçar të këtij procesi.

“Duke kapërcyer ndarjet përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse dhe koherente ndaj bashkëpunimit rajonal dhe duke promovuar integrimin evropian. Kryesimi i Kosovës do të jetë një vazhdimësi e parimeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, deklaratave të samitit dhe do të bashkëpunoj me të gjitha shtetet pjesëmarrëse të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe strukturat relevante rajonale dhe ndërkombëtare”, tha ai.

Ai tha se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, mbetet synimi kryesor gjatë udhëheqjes së këtij mekanizmi.

“Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian. Do të përpiqemi të përdorim strategjitë më të mira për Ballkanin Perëndimor duke shpresuar dhe dëshiruar që Ballkani Perëndimor të mbetet përparësi për udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian. Në këtë kuptim ne do të mundohemi të ndërtojmë energji të reja rreth këtyre përparësive edhe me Finlandën gjatë presidencës së tyre të Bashkimit Evropian në pjesën e dytë të vitit 2019 dhe me Kroacinë në pjesën e parë të vitit 2020”, tha zoti Pacolli.

Por, bashkëpunimi ndërmjet vendeve anëtare të këtij procesi jo gjithmonë ka qenë i mirë.

Javën e kaluar, Kosova nuk mori pjesë në takimin e këtij procesi në Sarajevë, për shkak të siç u tha, mënyrës se si ishte bërë ftesa nga kryetari aktual i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Milorad Dodik. Ai e kishte ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, por, siç tha, si përfaqësues të Prishtinës dhe me një shënim (fusnotë). Shënimi ishte pjesë e marrëveshjes së vitit 2012 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me të cilin i mundësohej Kosovës pjesëmarrja në forumet rajonale.

Ministri Pacolli tha se Kosova asnjëherë nuk do të hakmerret ndaj veprimeve të shteteve tjera.

“Kjo do të mund të shmangej me një vullnet të mirë politik dhe bashkërendim në mes të shteteve. Me gjithë atë Kosova është e përkushtuar që të jetë një partner kredibil dhe konstruktiv në rajon dhe në harmoni të plotë me misionin kryesor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Politika e Bashkimit Evropian për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim rajonal do të prezantohet në më mënyrën më të mirë të mundshme gjatë kryesimit tonë të kësaj strukture të rëndësishme”, tha ai.

Zoti Pacolli tha se institucionet janë të vetëdijshme që do të ketë vëmendje shtesë mbi Kosovës dhe rajonin në përgjithësi gjatë kryesimit të procesit për shkak të, siç tha, sfidave që paraqesin marrëdhëniet e Kosovës me disa nga shtetet anëtare të këtij procesi.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe për shkak të ndikimit të saj as Bosnja e Hercegovina, meqë këtë e kundërshton Republika Sërpska, një nga dy entitetet kryesore të saj.

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, Igor Crnadak, tha se mospjesëmarrja e Kosovës ishte një goditje ndaj bashkëpunimit rajonal.

“Kujtoj se nga nëntori ne jemi subjekt i sanksioneve nga Prishtina. Përkundër kësaj, kemi dërguar ftesë, kemi shprehur gatishmëri për të qenë nikoqirë të mirë, duke respektuar rregullin numër një, që edhe nëse nuk pajtohemi për diçka, duhet të jemi në tavolinë dhe të kërkojmë zgjidhje. Prishtina mendon ndryshe. Goditje e rëndë për bashkëpunimin në rajon”, tha ai.

Shqipëria u përfaqësua nga presidenti Ilir Meta, ndonëse ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj kishte deklaruar paraprakisht se Shqipëria në shenjë solidarizimi me Kosovën, nuk do të marrë pjesë.

Presidenti Meta, shprehu keqardhjen për mospjesëmarrjen e Kosovës, ndërsa bëri thirrje që pavarësia e saj të njihet nga fqinjët dhe Kosova si vend i pavarur dhe sovran të trajtohet me respekt.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se SEECP “”nuk e njeh Kosovën” dhe i bëri thirrje presidentit Meta të “përmbahet nga provokimet”.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, tha se deklarimet e përbashkëta të zyrtarëve të Kosovës dhe Shqipërisë për bojkotimin e takimit, ishin pjesë e strategjisë së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për “një politikë të jashtme të përbashkët” dhe në fund krijimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Në fillim të korrikut, ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, nënshkruan një marrëveshje për unifikimin e misioneve diplomatike dhe konsullore dhe bashkëpunimin strategjik në fushën e politikës së jashtme.

Ministri Pacolli, shkroi në rrjetet sociale se “ky është një hap i madh përpara në integrimin tonë kombëtar, gjë që do të bëjë më të fortë veprimin e përbashkët global”.

Ndërsa zoti Cakaj shkroi se marrëveshja “hap horizonte të reja për veprime të përbashkëta institucionale”.

Veprimi nxiti edhe reagimin e ministrisë së Jashtme ruse e cila tha se “hapat provokues të Tiranës dhe Prishtinës, të cilat janë në harmoni me zbatimin e konceptit të ‘Shqipërisë së Madhe’, paraqesin shqetësim serioz. Ne konsiderojmë se marrëveshje Kosovë – Shqipëri për unifikimin e misioneve diplomatike në vende të treta, e nënshkruar më 2 korrik të këtij viti, është në këtë kuadër”, thuhej në reagimin e Moskës në të cilin theksohej se këto veprime “bien ndesh me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dëmtojnë bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe kërcënojnë qëndrueshmërinë në Ballkan”.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, shkroi javën e kaluar se “Serbia apo dikush tjetër, nuk duhet të shqetësohet kur dy vende fqinje kanë bashkëpunim të fortë dhe të ngushtë, por kur një fqinj tjetër e bashkon politikën e tij të jashtme me akterë tjerë të palëve të treta, të cilët nuk kanë vend në rajonin tonë. Atëherë ky është shqetësim për stabilitetin tonë rajonal, jo për bashkëpunimin”.

Beogradi i mbështetur nga Moska, kundërshton pavarësinë e Kosovës e cila është njohur nga mbi 110 vende të botës dhe i kundërvihet çdo veprimi të Prishtinës që ka të bëjë me sovranitetin e saj mbi gjithë territorin e Kosovës.

Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve është kusht për integrimet në Bashkimin Evropian./VOA/

Tags: kosovakryesimProcesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore

TË LIDHURA

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Rajoni

Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, refuzojnë takimin me kryeministrin grek

10:58 | 13/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në shtëpinë dhe zyrën e Arbër Abazit
Aktualitet

“Mbytën” Italinë me kokainë, SPAK dërgon për gjykim dy persona

15:01 | 09/01/2026
Next Post
Meta takon Isuf Kalon: I lumtur ta përgëzoja për librin e tij të jashtëzakonshëm

Meta takon Isuf Kalon: I lumtur ta përgëzoja për librin e tij të jashtëzakonshëm

“Fëmijën ma solli uji në duar”/ Turisti dhe banorët e Holtës rrëfejnë tmerrin që përjetuan (Foto)

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Kreu i Zjarrfikëses: Kanioni do mbyllet, vend i rrezikshëm

Moti për nesër, ja sa do të variojnë temperaturat

Moti për nesër, ja sa do të variojnë temperaturat







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenti Begaj: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet
Aktualitet

27-vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenti Begaj: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet

by mirseda
09:37 | 15/01/2026
0

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës së Reçakut. Në një reagim në rrjetet sociale, ai...

Histori horrori nga protestuesit në Iran:E mbajta trupin e pajetë të gruas sime për një orë e gjysmë

Histori horrori nga protestuesit në Iran:E mbajta trupin e pajetë të gruas sime për një orë e gjysmë

09:23 | 15/01/2026
Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

Orges Molla dhe emra të tjerë të rrezikshëm, të izoluar në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit

09:10 | 15/01/2026
Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

Stine pas largimit nga BBVA 5: Vendim për familjen dhe veten

22:55 | 14/01/2026
Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com