Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Kosova me kapacitete të kufizuara për strehimin e ukrainasve

4 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Kosova me kapacitete të kufizuara për strehimin e ukrainasve

Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar ende nëse është e gatshme të pranojë refugjatë nga Ukraina. Sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, më shumë se 660,000 refugjatë i kanë ikur luftës në Ukrainë për të kërkuar strehim në shtetet fqinje, siç janë Polonia, Sllovakia, Hungaria, Moldavia, Rumania.

Më 28 shkurt, refugjatët e parë kanë arritur edhe në Serbi. “Numrat janë duke u rritur shpejt. Në këtë shkallë, situata mund të kthehet në krizën më të madhe të refugjatëve në Evropë këtë shekull”, ka thënë zëdhënësja e Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Shabia Mantoo para gazetarëve në Gjenevë më 1 mars.

Qeveria e Kosovës ka dënuar pushtimin rus në Ukrainë dhe ka vendosur sanksione në linjë me ato të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Në pakon e sanksioneve përfshihet ngrirja e aseteve të bankave, institucioneve financiare dhe individëve, ndalimi i tyre në tregje financiare dhe masa tjera kufizuese që shënjestrojnë ndërmarrjet e rëndësishme ruse, elitat dhe akterët politikë të përfshirë në marrjen e vendimit për pushtim rus në Ukrainë.

Në pyetjen se a është duke e shqyrtuar Qeveria pranimin e refugjatëve nga Ukraina, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se Kosova është rreshtuar kah bota demokratike.

“Përveç solidarizimit ndaj shtetit të Ukrainës dhe popullit ukrainas, Qeveria tashmë ka vendosur edhe sanksione ndaj Rusisë në linjë me sanksionet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Kryeziu.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar së fundi për mediat në Kosovë se vendi që ajo udhëheq është i gatshëm të pranojë refugjatë nga Ukraina, në përputhje me kapacitetet që ka Kosova.

Shala: Kosova nuk ka kapacitete për të strehuar refugjatë

Autoritetet e Kosovës kanë deklaruar më herët se Kosova ka kapacitet për strehim të deri 3,500 refugjatëve.

Behxhet Shala, drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, thotë se Kosova nuk mund t’i mbyllë dyert për refugjatët ukrainas, por nuk ka kapacitete t’i strehojë për kohë të gjatë.

“Vetëm nëse organizatat e huaja ndërkombëtare, Bashkimi Evropian apo SHBA-ja ndihmojnë në aspektin logjistik edhe material, Kosova mund të strehojë një numër simbolik të refugjatëve nga Ukraina, në të kundërtën nuk ka kapacitete”, thotë Shala.

Kosova ka dy qendra të azilkërkuesve: një në Magurë të Lipjanit dhe një në fshatin Vranidoll të Komunës së Prishtinës.

Këto dy qendra kanë kapacitet të vogël dhe në kushte optimale mund të pranojnë jo më shumë se 100 persona.

Kosova nuk është përballur me numër të madh të refugjatëve, por vendi kryesisht përdoret si transit për vende të ndryshme të Evropës.

Në vitin e kaluar, Kosova ka ofruar qëndrim për gati 1,000 refugjatë nga Afganistani.

Refugjatët nga Afganistani janë vendosur në kampin Bechtel-Eenka në Ferizaj, dhe në kampin Bondsteel, po ashtu në Ferizaj.

Pranimin e refugjatëve nga Afganistani në Kosovë e kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara. /evropaelire

Tags: kosovarusiUkrainë

TË LIDHURA

Italia mirëpret vendimin e SHBA për të pezulluar tarifat e planifikuara ndaj Evropës
Rajoni

Italia mirëpret vendimin e SHBA për të pezulluar tarifat e planifikuara ndaj Evropës

09:16 | 23/01/2026
Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut
Rajoni

Për herë të parë pas një shekulli, liturgjia dhe bekimi i ujit në shqip në Maqedoninë e Veriut

19:47 | 22/01/2026
Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?
Rajoni

Moti i keq në Greqinë/ Humb jetën një grua dhe roja bregdetare. Si ndodhën tragjeditë?

09:29 | 22/01/2026
Next Post
Kamera e fshehtë/ Rrëfimi i pr*stitutave, si punojnë në sy të policisë

Kamera e fshehtë/ Rrëfimi i pr*stitutave, si punojnë në sy të policisë

Presidenti ukrainas i drejtohet Parlamentit Evropian: Fëmijët i duam gjallë!

Presidenti ukrainas i drejtohet Parlamentit Evropian: Fëmijët i duam gjallë!

Presidenti Zelensky dha mesazhin që ngriti në këmbë gjithë PE

Presidenti Zelensky dha mesazhin që ngriti në këmbë gjithë PE







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com