Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Kosova ka mposhtur Arabinë Saudite në 2007-ën në Turqi, isha kapiten”

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha

Besnik Hasi ka zbuluar se Përfaqësuesja e Kosovës ka funksionuar dhe ka zhvilluar ndeshje edhe para se të njihej nga UEFA. Ai kujton se vetëm gjashtë muaj pasi kishte lënë Kombëtaren Shqiptare(në vitin 2007) ishte bashkuar me “Dardanët” për një ndeshje miqësore të zhvilluar në Turqi. Ishte gjithçka e fshehtë pasi ekzistonte frika e ndonjë raportimi të mundshëm të Serbisë në UEFA.

https://tiranatoday.com/rrefimi-i-besnik-hasitkisha-nje-mundesi-te-madhe-por-nuk-isha-gati/

Megjithatë, ai zbulon se ka provuar edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës, edhe pse fshehurazi.

“Gjashtë muaj pasi lashë Kombëtaren e Shqipërisë, në atë kohë Kombëtarja e Kosovës nuk ishte ende e pranuar, u zhvillua një turne në Turqi dhe Kosova luajti me Arabinë Saudite. Nuk ishte ndeshje zyrtare dhe duhej të luhej në një fushë që nuk e dinte askush, sepse kishin frikë se reagonte Serbia në UEFA. Isha dhe unë në atë ndeshje, ‘Duhet të kemi kapiten për këtë ndeshje’, më thanë. Fituam 0-1. Ishte eufori e madhe, sepse s’kishte njerëz. Vetëm ata që e organizuan ndeshjen dhe pjesëtarët e stafit të Federatës së Kosovës. Ndjenjë shumë pozitive, sidomos për ata çuna, sepse e morën si arritje që luajtën për Kombëtaren dhe fituan”, zbulon Hasi.

Vitet e fundit, me njohjen e përfaqësueses së Kosovës, mes trajnerëve të kombëtareve, por edhe federatave ka filluar një rivalitet i pashmangshëm.

“Para se Kosova të pranohej në UEFA ishte shumë më e lehtë për Shqipërinë, sepse të gjithë talentet mbarëshqiptarë vendosnin për Shqipërinë, ndërsa sot janë dy ekipe. Djemtë që kanë prejardhjen nga Kosova luajnë për Kosovën dhe është e natyrshme. Por, ka edhe nga ata që zgjedhin Shqipërinë, sepse është një ekip shumë i mirë dhe kjo si skuadër ka traditë. Ka futbollistë që e shohin Kombëtaren si shkallë që të shkojnë më lart, që është e gabuar për mua, sepse Kombëtaren në radhë të parë duhet ta ndjesh dhe më pas vijnë të tjerat. Sigurisht që zgjedhjet e futbollistëve tani nuk janë më të lehta, sepse janë dy kombëtare”, thotë Hasi.

Po vet Hasi, a do të zgjidhte sërish Shqipërinë në këto kushte?

“Nuk e di. Do të ishte shumë e vështirë. Jam i kënaqur që nuk e kam pasur mundësinë të zgjedh, sepse nuk është e lehtë”, deklaron gjakovari.

Tags: 2007-ënArabinëkapitenKosova:mposhturturqi

TË LIDHURA

Sport

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026
Sport

Messi drejt rikthimit? Të rejat e fundit për gjendjen e yllit argjentinas para Botërorit

17:12 | 06/06/2026
Sport

Pas Tares, tjetër goditje për Milanin: Tronditet edhe kapiteni

16:26 | 06/06/2026
Next Post

“Racizmi dhe islamofobia në Evropë, nuk rrezikojnë vetëm myslimanët”

Formacioni zyrtar/Shqipëria dhe Kosova “matin” forcat, Guri...

Berisha: Rama në overdozë, shihni si e nxorën nga avioni







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Marshimi në Tiranë/ Protestuesit para Ministrisë së Infrastrukturës: Arresto Ballukun!

by mirseda
22:20 | 06/06/2026
0

Vijon marshimi i qytetarëve nëpër akset kryesore të kryeqytetit. Pasi lanë pas godinën e Kryeministrisë duke thirrur...

Marshimi vijon në Tiranë/ Bulevardi ushton nga thirrjet: “Poshtë diktatura”, “Rama ik!”

22:17 | 06/06/2026

Shqipëria zhgënjen sërish, në “Air Albania” fiton Luksemburgu

22:04 | 06/06/2026

“Na quajtën iranianë e grekë”/ Protestuesi kosovar: Rama të bashkëpunojë me Kurtin, jo me serbët!

22:01 | 06/06/2026

Aksident në aksin Fier-Levan/ Përplasje kokë më kokë, plagosen tre persona

21:56 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com